Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Spanjollët protestojnë kundër abortit

Shko poshtë

Spanjollët protestojnë kundër abortit

Mesazh nga Dhulkarnejn prej Mon Mar 08, 2010 12:19 am

Spanjollët protestojnë kundër abortit

Madrid, 7 mars – Qindra protestues kanë marshuar nëpër qytetet spanjolle kundër një ligji që lehtëson kërkesën e grave për abort.
Në Madrid, familjet me fëmijë të vegjël bartnin pankarta, flamuj dhe balona, dhe këndonin “Jo abortit! Po jetës!”.
Ligji, tashmë i miratuar nga parlamenti, lejon abortin gjatë 14 javëve të para të shtatzënisë.
Aktualisht, në Spanjën kryesisht katolike, shtatzënia mund të ndërpritet vetëm në rrethana të veçanta.
Ligji i ri do të hyjë në fuqi në korrik të këtij viti.
Kjo është një prej çështjeve që kanë vënë përballë Kishën katolike kundër Qeverisë spanjolle, e cila ka legalizuar martesat homoseksuale dhe ka lehtësuar procedurën e divorcit.
avatar
Dhulkarnejn
Forumist
Forumist

Numri i postimeve : 184
Points : 512
Reputation : 14
Data e Anëtarësimit : 02/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi