Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Në dy aksidente në Malishevë, një i vdekur dhe 3 të lënduar rëndë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Në dy aksidente në Malishevë, një i vdekur dhe 3 të lënduar rëndë

Mesazh nga Ebu Amar prej Mon Mar 08, 2010 12:29 am

Në dy aksidente në Malishevë, një i vdekur dhe 3 të lënduar rëndë

Malishevë, 7 mars – Në dy aksidente të ndara komunikacioni që kanë ndodhur afërsisht në të njëjtën kohë në rajonin e Malishevës, të shtunën mbrëma, ka vdekur një person dhe janë lënduar rëndë 3 të tjerë, njoftojnë burime policore dhe ato nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare(QKMF) në Malishevë.
Në një aksident që ka ndodhur në fshatin Mirushë, përballë Mullirit "Vetoni 2", rreth orës 19:20, sipas njoftimeve të Zyrës Rajonale për Informim të Policisë së Kosovës, ngasësi i veturës Gollf 2, Shpend R Krasniqi(1981)nga Drenoci i Malishevës pasi ka humbur kontrollin mbi automjetin për shkak të rrugës së mbuluar me akull, ka goditur një kamionetë dhe me këtë rast ka pësuar lëndime të rënda.
Nga lëndimet, bëhet e ditur se ai ka vdekur në vend të ngjarjes, ndërkohë që lëndime të rënda kanë pësuar edhe Sokol B. Krasniqi(1976) dhe Sahit B.
Krasniqi(1975), vëllezër nga Damaneku i Malishevës, të cilët gjendeshin në kamionetë.
Shpëtim Paçarizi, infermier në QKMF-në e Malishevës, ka njoftuar të dielen se Shpend Krasniqi kishte arritur në këtë institucion shëndetësor rreth orës 19:45 pa shenja jete ndërkaq dy të lënduarëve të tjerë pasi u ishte dhënë ndihma e parë ishin dërguar për ndihmë të mëtejme në QKUK-Prishtinë.
Kufoma e të ndjerit Krasniqi është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Afërsisht në të njëjtën kohë të shtunën mbrëma një aksident tjetër ka ndodhur në fshatin Drenoc, ku pasi me veturën e tij ka dalë nga rruga, lëndime serioze ka marrë Lulzim I.
Krasniqi(1966) nga ky fshat, i cili, poashtu, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në QKMF-në e Malishevës, është dërguar me urgjencë në QKUK në Prishtinë.

_________________
Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:“Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”.(Muslimi)

avatar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi