Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Tri Argumentet Mahnitëse Kundër Evolucionit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Tri Argumentet Mahnitëse Kundër Evolucionit

Mesazh nga Ebu Amar prej Sat Feb 06, 2010 12:03 am

Tri Argumentet Mahnitëse Kundër Evolucionit

Evolucionistët nuk kanë ndonjë përkrahje të fortë nga shkenca kur ata thonë se gjithçka ka “evoluar”. Në fakt, evolucionistët të cilët e mohojnë Zotin dhe mrekullitë e Tij, përballen me tri probleme të mëdha në univers.


Problemi 1
Nuk ka asnjë ligj shkencor që lejon diçka të evoluojë nga asgjëja. Nëse nuk ka pasur asgjë në univers nga të fillohet, është e qartë se asgjë nuk ka mundur të ndikojë që diçka të paraqitet.
Evolucionistët shpesh mundohen ta shmangin këtë problem duke arsyetuar se evolucioni nuk ka të bëjë me fillimin e jetës, por ai merret vetëm me atë se si ka përparuar jeta pasi që ajo është shfaqur. Por, nëse nuk mund të nxjerrni diçka nga asgjëja, është e kotë të mendohet se ekziston një hap tjetër. Përziej figurat në çfarëdo mënyre të duash, por pa Krijues nuk do të fitosh asgjë, gjithçka do të mbetet e vetmuar.

Problemi 2
Asnjë ligj shkencor nuk mund të llogaris që gjërat e pajetë të kthehen në jetë. Balta në kopshtin tuaj nuk kthehet në drunj dhe në lule. Ata vijnë prej farërave, shumimit apo shartimit nga një pemë në tjetrën.
Evolucionistët ateist kanë besuar gjatë se dikur në të kaluarën e largët jeta ka dalë nga substancat e pa jetë. Biologu britanez T.H. Huxley në vitin 1869 dhe fizikanti John Tyndall në vitin 1877 ishin promovuesit e hershëm të idesë se jeta mund të jetë gjeneruar nga elementet inorganike. Por, biologu nuk gjeti ndonjë ligj për ta mbështetur këtë ide, përkundër asaj se shumica ishin kundër. Vështrimi I pandryshueshëm është se gjallesat e gjalla mund të krijohen vetëm nga gjallesat tjera të gjalla. Jeta nuk do të mund të fillonte nëse Zoti dhe mrekullitë nuk do të merrnin pjesë.

Problemi 3
Nuk ka asnjë ligj shkencorë, i cili do t’i lejonte një lloji të krijesave të shndërrohej natyrshëm në një lloj krejtësisht tjetër. Për shembull, insektet nuk evoluojnë në një qenie shumë komplekse, jo insekt, për shkak se nuk kanë gjene ta bëjnë atë.
Teoria e evolucionit na mëson se gjallesat e formës së thjeshtë evoluojnë në gjallesa të formës më komplekse, sikurse peshqit, amfibët, zvarranikët, zogjtë dhe mamalët. Nuk ekziston asnjë ligj natyror që e lejon të ndodh një gjë e tillë. Gjëja më e mirë me të cilën mund të vijnë evolucionistët është të shpjegojnë se si ka mundësi të ndodh, ata thonë se ka ndodhur me anë të mutacioneve dhe zgjedhjes natyrore.
Por, mutacionet papërballueshëm shkatërrojnë informacionet gjenetike dhe prodhojnë krijesa më të hendikepuara sesa prindërit. Gjithashtu, edhe zgjedhja natyrale nuk jep diçka të madhe. Zgjedhja natyrale mund të shpjegojë përse molët me ngjyrë të bardhë në Angli janë pakësuar, ndërsa molët e zinj janë shumuar (përshkak se gjatë revolucionit industrial molët e bardhë në sipërfaqe të errët janë vërejtur më mirë nga zogjtë dhe ka pasur mundësi më të mëdha që zogjtë t’i hanë). Por, nuk mund të thuhet se molët janë shndërruar në krijesa efektive, krejtësisht tjera, në jo-molë krijesa. Thjesht, molët nuk kanë informacione gjenetike për të evoluar në një krijes tjetër që nuk është mol, pa marrë parasysh se sa kohë ju i jepni atyre.
Të gjitha faktet qëndrojnë në anën e atyre që besojnë se Zoti është Krijues i kësaj gjithësie.
avatar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi