Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Frika e vertet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Frika e vertet

Mesazh nga Peace to you prej Tue Mar 09, 2010 12:50 am

Tregon Mensur bin 'Amar: Në fundin e natës dola jashtë gabimisht duke menduar se agimi ka filluar. Duke parë se ende ishte terr, u ula pranë një dere të vogël (të një shtëpie). Derisa isha ulur aty, e dëgjova zërin e një djaloshi duke qar; ai thoshte:

“Pasha Fuqinë Tënde, dhe pasha Madhështinë tënde, me mëkatin tim nuk e kam pas për qëllim që të kundërshtoj Ty. Kur të kam bërë mëkat Ty, nuk kam qenë injorant ndaj dënimit Tënd, e as që e kam kërkuar atë. Dhe nuk e kam marrë lehtë faktin se Ti je që i sheh të gjitha. Vetëm se shpirti im më joshi, dhe e liga ime më mbisundojë; gjithashtu u mashtrova se ndihesha i sigurt nga fakti se Ti më mbulon me mbulesën Tënde (duke më mbrojtur prej shikimit e të tjerëve kur bëjë mëkate). Unë të kam bërë mëkat përmes injorancës sime dhe shkova kundër urdhrit Tënd përmes mangësive të mija. Tani kush do të më shpëtoj mua prej dënimit Tënd? Dhe nëse litari Yt është këputur prej (dorës) sime, atëherë në litarin e kujt do të ngjitem? Mjerisht shumë ditë i kam shpenzuar duke i bërë mëkat Zotit tim! I mjeri unë! Sa shpesh pendohem, prapë sa shpesh i kthehem mëkateve? A nuk është afruar koha që të më vije turp prej Zotit tim (d.m.th. të turpërohem nga të bërit mëkat Zotit)?”

Pasi që i dëgjova fjalët e tij, thashë: “Kërkoj strehim tek Allahu prej shejtanit te mallkuar. Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit: “O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar.” (Et-Tahrim:6)

Dëgjova një zë të mbytur, por prapë si një zë i tmerrshëm; (pasi që nuk ishte puna ime që të vërdallem në shtëpi) u ngrita dhe vazhdova rrugës sime. Kur u ktheva të nesërmen në mëngjes, kalova pran të njëjtës shtëpi, dhe para shtëpisë qëndronte një trup i vdekur; në mesin e skenës, një plakë shkonte dhe vinte. E pyeta atë: “Kush është ky person i vdekur?”


“Largohu prej meje,” tha ajo. “Mos dëshiron që të ma ripërtërish mërzinë time?”

“Unë jam i huaji këtu” thashë unë. “Ky person i vdekur është djali im,” tha ajo. “Natën e kaluar një njeri – Allahu e shpërbleftë apo mos e shpërbleftë atë mirë – e kishte recituar një ajet në të cilin është cekur zjarri i Xhehenem. Kur biri im e kishte dëgjuar atë, kishte vazhduar të qajë dhe ishte dridh me tmerr derisa kishte vdekur.” Ky në të vërtetë është përshkrimi i atij i cili me të vërtet e kishte frikë Allahun subhane ue teala. (Sifatu Sefuah)

_________________
O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.(El-xhumuah/9)
avatar
Peace to you
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 172
Points : 475
Reputation : 4
Data e Anëtarësimit : 06/02/2010

http://www.feja-islame.webnode.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi