Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dobia e të kujtuarit të vdekjes

Shko poshtë

Dobia e të kujtuarit të vdekjes Empty Dobia e të kujtuarit të vdekjes

Mesazh nga Peace to you Tue Mar 09, 2010 12:51 am

Dije se zemra e atij që i dorëzohet kësaj bote, i përkushtohet mashtrimeve të saj dhe i nënshtrohet pasioneve, me siguri, donë të harrojë ta kujtojë vdekjen, e kur ta kujtojë atë, do të shprehë indinjatë ndaj saj, do të kthehet dhe ikë. Të tillë janë ata për të cilët Allahu, subhanehu we teala, ka thënë:

Thuaj: “S’ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni, ka për t’ju zënë, e mandej do të silleni te Ai që e di të padukshmen dhe të dukshmen, dhe atëherë Ai do t’ju njoftojë me atë që keni punuar”. (El-Xhum’a, Cool

Lidhur me pikëpamjen mbi vdekjen njerëzit ndahen në tre lloje:

a) Ata që i janë dorëzuar kësaj bote;

b) Ata që vetëm pendohen; dhe

c) Ata që tanimë e kanë kuptuar kuptimin e vdekjes.

Ata që i janë dorëzuar kësaj bote thuaj se aspak nuk e kujtojnë vdekjen, ose e kujtojnë vetëm për të shprehë pikëllimin për këtë botë dhe kur duhet ta akuzojnë (vdekjen). Njerëzit e tillë të kujtuarit e vdekjes vetëm i largon edhe më shumë nga Allahu.

Ata që pendohen shpesh e kujtojnë vdekjen, në mënyrë që në zemër të nxitin frikën dhe dronë, të cilët si të tillë kontribuojnë që pendimi i njeriut të jetë i plotë. Njerëzit e tillë, ndoshta nganjëherë edhe e urrejnë vdekjen, duke u frikuar se do t’i befasojë para se të pendohen tërësisht dhe të përgatiten për të, porse urrejtja e vdekjes nuk u merret për të keq. Ata të kujtojnë njeriun që dëshiron të përgatitet për takim me një të afërm, edhe nëse në takim pak vonohet. Simptomat e këtyre pendestarëve janë që gjithnjë të përgatitur për takim dhe nuk janë të preokupuar me asgjë tjetër pos me këtë. Në të kundërtën, nuk bëjnë pjesë në këtë lloj, porse në ata që i janë dorëzuar kësaj bote.

Sa i përket, ndërkaq, atyre që e kanë njohur kuptimin e vdekjes, atyre vdekja kurrë nuk u del nga mendja dhe në çdo kohë janë të gatshëm për takim me të afërmin. Të tillët, zakonisht, janë lodhur nga pritja e vdekjes dhe kërkojnë që ajo t’u vije sa më parë, në mënyrë që, njëherë e përgjithmonë, të shpëtojnë nga shoqëria e të padëgjueshmëve të kësaj bote dhe të transferohen në fqinjësi të Zotit të botëve.

Nga Ebu Hurejra transmetohet se Pejgamberi sal’allahu alejhi we selem, ka thënë: “Kujtojeni sa më shumë Atë që i ndërprenë kënaqësitë!, d.m.th. përmbytni kënaqësitë e kësaj bote me kafshatat e kujtimit të vdekjes, në mënyrë që më lehtë të liroheni nga ajo dhe t’i përkushtoheni Allahut të Madhëruar!

Nga Ibn Omeri transmetohet se ka thënë: “Kam ardhur tek Pejgamberi i Allahut, sal’allahu alejhi we selem, si i dhjeti në grup, dhe një prej Ensarit e pyeti: “O Pejgamber i Allahut, cili prej njerëzve është më i çiltëri dhe më fisniku?” – ndërsa ky iu përgjigj: “Ai i cili më shpesh e kujton vdekjen dhe i cili është më i përgatituri për të. Këta janë njerëzit më të çiltër, ngase fitojnë nderë në këtë dhe respekt në botën tjetër”.

Në anën tjetër, Allahu vdekjen e ka dhënë si sprovën më të madhe dhe e ka quajtur (el-musibetu) fatkeqësi:

“...dhe ju godit fatkeqësia e vdekjes.” (El-Maide, 106), ngase ajo paraqet ndryshimin e gjendjes dhe transferimin prej një shtëpie në tjetrën, e kjo me të vërtetë është mjerim i madh. Edhe më keq nga kjo është ta lësh anash dhe të mos mendosh fare për të, të mos e përmendësh dhe të mos përgatitesh me vepra të mira për të. Të gjithë pajtohen se vdekja vetvetiu është mësim për secilin që pak seriozisht mendon dhe që ka pak mendje të shëndoshë.

Në veprën Muhtesar el-Tedhkiretu thuhet: “Vëllezër, dijeni që zemra e vrazhdët, me ndihmën e Allahut, zbutet me: të vizituarit e varrezave, prezenca në vaizë, të shoqëruarit me njerëz të mençur, dëgjimi i rrëfimeve mbi robërit e ndershëm dhe njerëzit e devotshëm nga gjeneratat e mëhershme dhe, në veçanti, të kujtuarit e vdekjes, e cila ndërprenë kënaqësitë me të mirat e kësaj bote, pas një jete të mirë, ndanë shoqërinë dhe pas krenarisë me prindërit, fëmijët i le bonjakë (jetimët)”.

Për dobinë nga të kujtuarit e vdekjes, gjithashtu bën pjesë edhe: të larguarit e njeriut nga mëkati, ndërprerja e gëzimit me këtë botë dhe të përjetuarit më i lehtë i fatkeqësive. Kujto vëlla, atë që ka qenë i gatshëm të kryejë edhe aso mëkate, siç është vrasja, dhe ndryshon në atë masë sa më nuk ka motiv për mëkat, as për vëmendjen ndaj të mirave materiale, stolive dhe kërkesave të kësaj bote, krahas gatishmërisë së njëkohësishme që më lehtë t’i bartë të gjitha llojet e fatkeqësive që mund ta godasin!

Çfarë dallimi në mes tij dhe atij që shpreson një jetë të gjatë dhe bën krejt të kundërtën!

Në çështjet që zbusin zemrat dhe e topitin ashpërsinë e saj, gjithsesi bën pjesë edhe vizita e të sëmurëve në prag të vdekjes, ngase nga vuajtjet e tyre, dhembjet dhe luftën me rastin e ndarjes nga shpirti, mund të fitohen mësime jetësore, meqë çdonjërin së shpejti i pret fati i njëjtë. Shkurt, ai i cili nga vdekja e tjetrit për vete nuk merr kurrfarë mësimi, ai është aq shumë i zhytur sa që askush në botë nuk mund t’i ndihmojë.

Hasan el-Basriu ka thënë: “Boshllëku i kësaj bote nuk zbulon asgjë sa vdekja. Askujt që ka pak mendje të shëndoshë, ajo nuk i lë kurrfarë hapësire për gëzim në këtë botë. Sa herë që robi e kujton vdekjen, në sytë e tij kjo botë dhe gjithçka në të bëhen të pavlershme”

Ibn el-Mutiu një ditë kishte shikuar shtëpinë e tij dhe e kishe pëlqyer. Pastaj ia kishte plasur vajit dhe kishte thënë: “Për Allahun, sikur të mos ishte vdekja unë do të gëzohesha me ty. Po të mos ishte ngushtësia e varrit, do t’i gëzohesha kësaj bote”.

Omer ibn Abdulazizi kishte thënë: Vallë nuk e shikoni se çdo ditë dikë e pritni, e përgatitni dhe përcillni në rrugë tek Allahu azze we xhel, dhe se çdo ditë dikë e lëshoni në dhe, e mbuloni dhe e ndani nga miqtë dhe pasuria?”

Ahmed Ferid
Peace to you
Peace to you
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 172
Points : 475
Reputation : 4
Data e Anëtarësimit : 06/02/2010

http://www.feja-islame.webnode.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi