Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Komunikimi në martesë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Komunikimi në martesë

Mesazh nga Ebu Amar prej Tue Mar 09, 2010 12:57 am

Komunikimi martesorë është një ndër gjërat më supreme. Pa komunikimin e duhur, martesa mund të shkatërrohet shumë shpejtë.

Bashkëshorti i cili e njeh problemin e komunikimit, së pari dhe zakonisht është shumë më alarmues. Ai/Ajo në mënyrë shumë më aktive, do të ngutet për të zgjidhur problemet e martesës, ndërsa të tjerët (që nuk i njohin këto gjëra), mund ose nuk mund të shohin problemet e këtilla. Në fakt, disa çift bashkëshortorë mund të injorojnë çështjen që në fillim dhe të vazhdojnë me jetën. Këtu edhe fillon irritimi.

Këtu mund t'i lexoni disa këshilla të përgjithshme për çifte (posaçërisht për meshkujt) që janë duke kaluar nëpër probleme të tilla, gjithashtu mund të zbatohen prej motrave ndaj burrave të tyre:

1. Filloni duke e tërhequr vëmendjen e bashkëshortes suaj. Blej një dhuratë të bukur për të, dërgo atë në një vend të bukur apo thjeshtë ulu me atë. Ia shpreh asaj atë se ndjen dhimbje në zemrën tuaj dhe se ke nevoje ta nxjerrësh jashtë atë me te.

2. Nëse ajo është e hidhëruar me ju, kërkoi falje asaj (edhe pse ju ndoshta keni qene korrekt). Ti dëshiron ti kërkosh falje për hir të një kthimi të mirë me atë. Nuk duhet çdoherë të mbroheni dhe të filloni duke thënë: "edhe ti e ke bërë këtë dhe këtë..."

3. Mos iu afro asaj si një person me i lartë se sa ajo, derisa mos iu afro si një burrë. Përkundrazi, afroju asaj si një shok me i mire. Kështu që, mos i përmend në atë kohë ajet ose hadith apo që ju jeni burri (themeli) i shtëpisë, por foli asaj vetëm nga zemra jote.

4. Mos fol me të për ndonjë çështje të dobët të saj (si p.sh: se nuk e pëlqen se si vishet ose si flet në publik etj). Përqendrohu vetëm në çështjen më kryesore: Komunikimin. Nuk mund të ketë ndonjë brengë, nëse komunikimi mes dy bashkëshortëve është i shkëlqyeshëm. Zakonisht, nëse i thua që të bën diçka, nuk do të ketë asnjë problem që ta zbaton atë, përveç nëse ajo ka ndonjë arsye që e ndalon nga ajo vepër.

5. Nëse ajo kërkon ndonjë evidencë për çfarëdo lloj çështje që është, atëherë tregoja atë në një mënyrë jo ofenduese.

6. Bene atë qe ta sheh problemin prej pikëpamjes suaj, dhe pastaj kërko mendimin e saj. Asnjëherë mos e lë pa e pyetur për mendimin e saj.

7. Nëse ajo thotë diçka që ty të ofendon, atëherë mundohu që ta anashkalosh atë dhe përqendrohu që ta bësh atë që ta sheh çështjen prej perspektivës suaj (nëse është e nevojshme).

Unë e urrej trajtimin e heshtur për shkak të asaj se sa i dhimbshëm mund të jetë ky trajtim. Por nëse ndonjëherë situata e kërkon këtë trajtim, atëherë duhet të përdoret. Përndryshe, për ta arritur komunikimin e suksesshëm, bashkëshorti duhet të bën çmos dhe të përdor çdo mjet për ta arritur atë.

_________________
Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:“Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”.(Muslimi)

avatar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi