Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

A jeni grua e Islamit ?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

A jeni grua e Islamit ?

Mesazh nga Ebu Amar prej Tue Mar 09, 2010 12:58 am

Rroli i gruas në islam është aq madhështorë sikurse i burrit, dhe në disa rrethana përgjegjësia e saj është shumë më e madhe se sa e burrit. Statusi i saj nuk është ashtu siç e ngjyrosin mediat e perëndimit, një robëreshë e lidhur për tu fundosur dhe e mangët në mendje dhe ndjenja përkundrazi statusi i saj është krenar dhe i ngritur.


Në mesin e muslimanëve njihet se shoqëria e mirë dhe e keqe është si rezultat i kontributit të grave. Nëse gratë janë në të mirë dhe të devotshme dhe e pasojnë Kuranin dhe Sunetin atëherë shoqëria do ta reflekton madhështinë e saj dhe nëse ajo është e pamoralshme dhe e ligë dhe e braktis Kuranin dhe Sunetin shoqëria do të jetë reflektim i të ligës së saj. Kjo është për arsye se gruaja është ajo e cila e formon shoqërinë, pasi që ajo është mësuesja e parë e njerëzve të së nesërmes.


Gratë në islam janë nëna, mësuese, dijetare, motra, këshilltare; ajo është një universitet i plotë dhe e zhvillon popullin e saj.


Fshehtësia e rëndësisë së saj qëndron në barrën e pamasë dhe përgjegjësia që është vendosur mbi të, dhe vështirësitë që ajo duhet ti bartë në kraharor.


Në fenë hyjnore të islamit gratë janë përgjegjëse që ti mësojnë fëmijët deri në moshën e pubertitetit, ajo i edukon studentet e saja në fik’h (rregullat fetare), fe, Kuran, etik, moral, sjellje etj. Kështu që gratë janë model dhe duhet të demonstrojnë shembull praktik se si një person duhet të mendojë, të sjellët, të flas.


Fatkeqësisht shumë gra të shekullit 21 i shikojnë gratë e Hollivudit dhe Bollivudit për frymëzim, ku për shkak të tyre ajo më nuk dëshiron që të duket si muslimane, të flas si muslimane, të vishet si muslimane, të mendoj si muslimane. Ajo më shumë preferon që të ecë e zbuluar se sa ti mbulojë flokët e saj me shami, ajo më shumë preferon të jetë e poshtëruar dhe e keqpërdorur se sa të jetë një person i përulur dhe e devotshme. Ajo më shumë preferon të veshë farmerka të ngushta se sa xhilbab, e që është shenjë e modestisë dhe pastërtisë.
Në vend se të dëshiroj të duket si Merjemi, Hadixha dhe Aishah (Allahu qoftë i kënaqur me ato) shumë prej tyre dëshirojnë të bëjnë gara me yjet e popit dhe aktoret të cilat nuk kanë respekt për veten e tyre dhe janë bërë pronë publike për të gjithë që ti shohin dhe ti prekin ato siç dëshirojnë ata.


Pra pyete veten tënde motër e dashur muslimane, a dukesh si muslimane apo si prodhim i kinemave perëndimore/lindore?

_________________
Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:“Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”.(Muslimi)

avatar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi