Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Pendimi i sinqert

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Pendimi i sinqert

Mesazh nga Dhulkarnejn prej Sat Feb 06, 2010 12:12 am

Pendimi i sinqert

Kjo është një temë që shpesh her e shohim nëpër internet, gazeta dhe televizione; poashtu dëgjojmë nëpër radio dhe televizione ilahi, këngë për këtë temë. Shumë njerëz mundohen që nëpërmjet skenave të dhimbshme të tregojnë se ç’ka don të thotë të pendohesh po kjo është për ata të cilët nuk e kan besimin e shëndoshë dhe bëjnë gjunahe ku thonë se ne e kemi zemrën e mirë dhe mendojnë se nuk ka nevojë të Madhërohet më Allahu. Njeriu nga vet natyra kur të gabojë dhe e kupron gabimin, ai kërkon falje për atë që e ka bërë dhe nuk e vepron më mirëpo rinia e sodit nuk janë dijeni se janë në rrugë të gabuar, në fakt e dinë se janë në rrugë të gabuar dhe vet e thojnë, se rrugë e vetme është Islami por prap vazhdojnë në rrugë të tjera dhe bëjnë gjunahe ndaj Allahut se shejtani i mallkuar i ka sjellë në atë gradë sa që nuk mundë ta kontrollojnë vetën e tyre.Shikoni se në ç’farë gjendje jemi, e gjithë kjo që po ndodhë është si pasojëe gjunaheve tona dhe se nuk jemi duke u penduar sinqerisht.
Në kohën e Musait [alejhi-selam], ndodhë një thatësirë e madhe që nuk ishte parë më parë. Të mbjellat e thanë, bagëtia filloi të ngordhë dhe njerëzit t’i kërcënojë uria dhe etja. Populli i Musait u mblodhën një ditë dhe shkuan te Musai dhe i thanë: “O Musa, lute Zotin që të lëshojë shi nga qielli, pasi mund të vdesim.”
Atëherë Musai mblodhi popullin, rreth 70 mijë çifutë dhe filloi të lutej, kurse populli thoshin Amin, pas çdo lutje. Mëgjithatë shiu nuk binte. Atëherë Musai u drejtua nga qielli dhe tha: “O Zot, përse nuk po na lëshon shi, megjithëse u lutëm?”
Zoti i thotë: “O Musa, nuk do të bie shi, pasi në mesin tuaj është një burrë i cili ka 4o jet që bën gjunahe pa iu skuqur fytyra një herë prej Meje. Nuk do të bjerëshi derisa ai te dalë nga mesi juaj. Vetëm kur të dalë do të bjerë shiu.”
Atëhërë Musai i mblodhi të gjithë njerëzit dhe tha: Nuk do të bjerë shi derisa të largohet prej nesh ai që ka dyzet vjet që bën gjunahe.
Personi që kishte dyzet vjet që bënte gjunahe, shikon majtas dhe djathtas se mos del dikush tjetër, por kur pa që nuk lëviz kush, e kuptoi që për të flitej. Në ato çaste të vështira për të, filloi të thotë me vete:
“O Zot, ka dyzet vite që nuk të bindemi dhe kam vazhduar në gjunahe dhe Ti më ke mbuluar dhe nuk e kanë marrë vesh njerëzit. O Zot, po të dal tani do të dal i poshtëruar, nëse nuk dal do të vdesim nga etja. O Zot, unë në këto momente pendohem për ato që kam vepruar, prandaj më fal dhe mi mbulo të metat.”
Në ato çaste filloi të bie shi.
Musai i habitur e pyrti Zotin: “O Zot, si ka mundësi që ra shiu, megjithëse nuk doli kush?”
“O Musa – ia ktheu Zoti, - robi im që veproi gjunahe për dyzet vjet, u pendua me sinqeritet në ato çaste dhe Unë ia pranova pendimin, prandaj filloi të bie shiu”
Musai [alejhi-selam] iu lut: “O Zot, të lutem ma trego, kush është ai njeri!”
Por Zoti ia kthen: “O Musa, ka dyzet vite që bën gjunahe dhe Unë ia kam mbuluar, kurse tani që u pendua dhe i la gjunahet unë ta zbuloj dhe ta poshtëroj para njerëzve?!”
Ky është Zoti ynë, i Dhembshur dhe Bujar.
Shpresoj tek Allahu [subhanehu ve teala] që rinia jonë do të pendohet sinqerisht sa më shpejtë sikur ky njeriu në kohën e Musait, nëse nuk e ndien veten fajtorë për këtë gjendje atëher vazhdoni me gjunahe por secili duhet që ndien veten fajtorë për këtë gjendje ku jemi dhe të pendohemi të gjithë për gjunahet tona dhe shpresojmë që Zoti të na falë dhe të na nxjerrë nga kjo gjendje. Merre me mend nëse të gjithë pendohemi për gjunahet tona me siguri Allahu do të na falë se Ai është i vetmi Mëkatfalës dhe i vetmi Mëshirues.
E lusim Allahun[subhanehu ve teala] që të na pranojë pendimin dhe ta na përmirësoj gjendjen ku jemi.

Dhulkarnejn
Forumist
Forumist

Numri i postimeve : 184
Points : 512
Reputation : 14
Data e Anëtarësimit : 02/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi