Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Sheikh ‘Ashish tregon per Shejh Albanin

Shko poshtë

Sheikh ‘Ashish tregon per Shejh Albanin

Mesazh nga Peace to you prej Tue Mar 09, 2010 4:21 pm

Sheikh ‘Ashish tregon per Shejh Albanin

Elhamdulilah, me të vërtetë (sigurisht) Sheikhu ka memorizuar njëqind mijë hadithe

Sheikh ‘Ashish transmeton një incident, kur Imami i hadithit, Sheikh Muhammed Nasirudin el – Albani (All-llahu e mëshiroftë) ishte duke shpjeguar shkallët e ndryshme të dijes së hadithit, dhe Sheikh el – Albani shkoi duke thënë:

“el – Hafidh është ai i cili ka memorizuar njëqind mijë hadithe përgjatë me zinxhirin e tyre të trensmetuesve dhe tekstin (e çdo hadithi)”.

Kështu, Sheikh ‘Ashish pyet:

“Është e mundur për mua të jem i kënaqur në dijen që, Sheikhu ynë ka memorizuar njëqind mijë hadithe”?

Sheikh el – Albani tha:

“Kjo nuk të intereson ty”

Sheikh ‘Ashishi tha:

“Megjithatë, është nga ajo e cila më intereson mua”

Sheikh el – Albani tha:

“ …nuk të intereson ty”

Sheikh ‘Ashishi tha:

“Pra, a është e mundshme për mua që të them se Sheikhu ynë është hafidh”?

Kështu, Sheikh el – Albani heshti (nuk foli).

Sheikh ‘Ashish tha:

“Pra, a është e mundshme ta marr heshtjen tënde si përgjigje”?

Sheikh el – Albani tha:

“A nuk të thashe unë ty se kjo nuk të intereson ty”?

Sheikh ‘Ashish tha:

“Po. Kjo është nga ajo e cila më intereson mua. A është e mundshme për mua të interpretoj mospërgjigjen (tënde) si përgjigje’?

Kështu, Sheikh el – Albani heshti.
Dhe Sheikh ‘Ashishi ia përsriti këtë pyetje atij disa herë. Sheikh el – Albani recitoi:

“Dhe çfarëdo ju keni prej bekimeve (uratave, të mirave), atëhere ajo është prej All – llahut”

Dhe Sheikh ‘Ashishi me shpejtësi tha:

“A mund ta interpretoj këtë si një përgjigje”?

Sheikh el – Albani tha:

“Është për ty ta interpretosh atë si një përgjigje dhe është për ty ta interpretosh atë si të dëshirosh ti”.

Sheikh ‘Ashish tregon:

“Kështu unë me kënaqësi deklarova: “All – llahu Ekber” dhe ngazëllueshëm thirri: “La ilahe il – lAll-llah” dhe tha:

“me të vertetë Sheikhu ka memorizuar njëqind mijë hadithe”.

Kështu Sheikhu ynë qeshi; ishte si të kishte konfirmuar atë çka unë isha duke thënë.

Sheikh ‘Ashish më tej tregon:

“Nga përgjigjet e tij nga fillimi deri në fund nuk kishte kurrë (asnjëherë) përgjigje të qartë, kështu kjo nuk nënkupton asgjë, përveçse përulësinë e tij të skajshme (kulmore, të madhe)”

_________________
O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.(El-xhumuah/9)
avatar
Peace to you
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 172
Points : 475
Reputation : 4
Data e Anëtarësimit : 06/02/2010

http://www.feja-islame.webnode.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi