Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Dua të bëhem rob i devotshëm i Allahut...10 pika

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Dua të bëhem rob i devotshëm i Allahut...10 pika

Mesazh nga Khattab prej Tue Mar 09, 2010 4:57 pm

Dua të bëhem rob i devotshëm i Allahut...10 pika

Pyetja ime është e shkurt. Unë dua të hyj në Xhenet, dua ta kontrollojë veten time (nefsin tim), dua ti puthi duart e nënës sime çdo ditë, dua të qëndroi larg tekeve dhe epsheve dhe nga shejtani, dua që Ditën e Ringjalljes Allahu të më thërret rob i devotshëm, inshallah, dua që ti dua vëllezërit e mi, dhe dua që imani im të shtohet. Çka duhet të bëjë?



Falënderimi i qoftë Allahut.



E lusim Allahun që të bëjë të paluhatshëm në pasimin e së vërtetës, dhe ti bëjë shpresat tuaja të realizueshme, dhe të bëjë ty njërin prej atyre që i kthehet Atij dhe që e din të vërtetën, dhe që ta mbrosh atë dhe ti përmbahesh islamit.



Gjërat që i keni cekur në pyetjen tuaj bëjnë të kuptohet se ti ke një natyrë të shëndoshë dhe të çiltër, dhe një dëshirë të fuqishme për të arritur gjëra të mëdha dhe që t’ia japësh çdonjërit të drejtën e tij. Këto janë shpresa të mëdha që mund të arrihen përmes besimit, siç është transmetuar se Sufjan el-Theuri ka thënë: Besimi nuk është dëshira apo pretendime, por është ajo që qëndron në zemër dhe vërtetohet me vepra.” Pra do ta diskutojmë çështjen e besimit dhe sa e rëndësishme është që të bëhesh rob i devotshëm, duke i bërë të kënaqur dhe duke i nderuar prindërit tuaj dhe që ta arrish fitoren e xhenetit.



Kushdo që dëshiron të arrin gjëra madhështore duhet të qëndroj natën (në adhurim).



Kështu që el-Fudejli ka thënë: “Zemrat tuaja asnjëherë s’mund ta ndiejnë ëmbëlsinë e besimit derisa të mos i braktisin kënaqësitë e Dunjas.” Dhe ai gjithashtu ka thënë, “Nëse nuk mund të falësh namaz nate dhe të agjërosh gjatë ditës, atëherë dije se je i penguar.”



Besimtari i sinqertë ka një zemër sikurse gaca e ndezur, kështu që është transmetuar prej el-Hakim në Mustedrekin e tij dhe el-Tabrani në Muxhemen e tij me zinxhir të vërtet se Pejgamberi (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) ka thënë, “Besimi griset në zemrën tënde sikurse që grisen rrobat, pra lute Allahun që ta përtërij besimin në zemrën tënde.”



Zemra e besimtarit nganjëherë ndihet e pushtuar prej reve të mëkatit. Kjo na është përshkruar prej Pejgamberit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) kur ai ka thënë: “Nuk ka asnjë zemër e cila nuk ka re sikurse retë që e mbulojnë hënën. Kur reja e mbulon atë, ajo është e errët, dhe kur retë largohen prej saj ajo shndritë.” Transmetuar prej el-Tabaranit në el-Eusat, dhe është klasifikuar si i vërtet prej Albanit. Pra zemra e besimtarit nganjëherë është e mbuluar me re dhe drita e saj është e mbuluar, dhe mbetet e errët dhe e vetmuar, por nëse përpiqet që ta pasuroj depon e besimit të tij dhe kërkon ndihmë prej Allahut, ajo mund ti largohet dhe drita e zemrës së tij fillon të shndritë përsëri. Kështu që njëri prej selefëve ka thënë: “Është pjesë e mençurisë së personit që ta kontrollojë besimin e tij dhe të jetë i vetëdijshëm se çka ndikon në atë.” Njashtu është pjesë e mençurisë së personit “që ta dijë se si shejtani i pëshpërit atij.”



Pra ai duhet ti kthehet besimit. Nëse i kthehesh besimit dhe e vepron atë që e kërkon Ai, atëherë do ta arrish atë që e dëshiron. Ne do ta tregojmë ty një princip themelor që ta dish kur imani është prezent dhe kur nuk është. Imam Ibn el-Xheuziji ka thënë: “O ju që jeni të zmbrapsur, O ju që jeni të penguar prej takimit me të dashurit tuaj, nëse dëshironi ta dini se si qëndroni para Mbretit, atëherë shikoni se si e shpenzoni kohën dhe për cilat punë jeni të përcaktuar për ti kryer. Sa e sa njerëz qëndrojnë para derës së mbretit, askush nuk hyn përveç atyre që ai kujdeset për ata. Nuk është çdo zemër e përshtatshme për afrim, nuk mbushet çdo zemër me dashuri, nuk është çdo erë sikurse flladi i mëngjesit.”



Nëse një person dëshiron ta dijë se si qëndron para Allahut dhe si qëndron në lidhje me urdhrat dhe ndalesat e Tij, le ta shikon vetën e tij dhe me çka është i preokupuar. Nëse është i zënë me davet dhe me shpëtimin e njerëzve prej zjarrit, dhe përpjekjet që ta arrij xhenetin, duke i ndihmuar të dobëtit dhe nevojtarët, duke i nderuar prindërit, atëherë le të përgëzohet se në realitet ai është afër Mbretit të mbretërve, se Allahu nuk i ndihmon dikujt të bëjë mirë përveç atyre që Ai i donë.



Por nëse ai është prej atyre që nuk është i interesuar për davet, nuk i donë davetxhit dhe nuk bënë punë të mira, nëse ai është i preokupuar me këtë dunja dhe me fitimet e saja, dhe me përgojim dhe i cili bënë shumë pyetje, duke mos bërë shumë apo është që i pason teket dhe dëshirat, le ta dijë se ai është larg prej Allahut dhe është penguar prej asaj që e afron tek Xheneti, për arsye se Allahu thotë në Librin e Tij (interpretim i domethënies):



Kush është që ka për qëllim vetëm këtë botë (atë që kalon shpejt, kënaqësitë kaluese të kësaj bote), Ne atij që duam i japim në të aq sa duam, e pastaj atij i bëjmë të hyjë në xhehenem i nënçmuar, i përbuzur (larg mëshirës së Allahut).



E kush e ka për qëllim botën tjetër, duke qenë ai besimtarë (në Njëshmërin e Allahut të monoteizmit islam), përpiqet për të ashtu si i tako asaj (d.m.th. duke bërë vepra të devotshme në bindje ndaj Allahut), angazhimi i tyre do të jetë i pranishëm (i falënderuar dhe i shpërblyer prej Allahut). [el-Isra’ 17:18-19]



1. – Ti duhet ta ripërtërish imanin në zemrën tënde. Imani është ai që i sjell muslimanit çka do që ai kërkon në këtë botë dhe në botën tjetër. Besimi është çelësi i të gjitha të mirave dhe i mbyll dyert e të gjitha të këqijave. Mënyrat e rilindjes dhe e forcimit të imanit në zemrën e ndonjërit janë të shumta dhe të llojllojshme, duke përfshirë edhe shumë akte adhurimi dhe vepra të devotshme.



2. Ti duhet ti kthehesh Zotit tënd sinqerisht, siç thuhet në një raport: “Nëse robi Im më kthehet Mua nga brenda dhe nga jashtë, Unë do ti ktheje zemrat e robërve të Mijë kah ai me dashuri dhe mëshirë.”



Allahu e ka bërë adhurimin qëllimin më të lartë dhe synime krenare të njeriut:



Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë (vetëm Mua). [el-Dharijat 51:56 – interpretim i domethënies]



3 – Ti çdoherë duhet ta vësh syrin në shkallën më të lartë, dhe qëllim të jetës tënde bëre që ta fitosh kënaqësinë e Allahut, dhe përpiqu që ta arrish fitoren e xhenetit, apo që ti arrish lartësinë më të madhe të Firdevsit. Ti duhet të përpiqesh sa më shumë që ke mundësi për ti arritur këto qëllime krenare.



4 – Ti duhet ta pasosh shembullin e figurave historike muslimane siç janë Sahabët, Tabiinët dhe të parëve të devotshëm (selefëve).



5 – Ti duhet ta shfrytëzosh çdo minutë, çdo moment dhe çdo rrahje të zemrës për ta përdorur në atë mënyrë për ta shtuar imanin tënde.



6 – Ti duhet të përpiqesh që të mbash shoqëri me njerëz të devotshëm, për arsye se i Dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Njeriu do ta pasojë fenë e shokut të tij të ngushtë, pra secili le të shikon se kenë po e merr për shokë.” Transmetuar prej Ebu Davudit dhe Tirmidhiut me zinxhir të mirë. Shokët e mirë janë mjeti më i mirë për ty për të ndihmuar ty që ti bindesh Allahut dhe për t’ju shmangur mëkateve dhe gabimeve.



7 – Të bësh shumë vepra të devotshme që do të sjellin ty lumturi në këtë botë dhe në botën tjetër.



8 – Të falesh namaz nate, të bësh dua në kohën para agimit. Këmbët e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) e kanë pas zakon ti fryhen për shkak të dëshirës së tij të madhe që të jetë një rob falënderues, edhe pse Allahu ia ka falur mëkatet e tija të kaluara dhe të ardhshme.



9 – Të insistosh që çdo ditë ta lexosh një pjesë të Kuranit, dhe dhikret tjera që të ndihmojnë ty të mendosh dhe të thellohesh në domethëniet e Kuranit.



10 – Përpiqu që ta përhapësh fjalën dhe bënë davet për hir të Allahut, dhe të punosh për islam sa më shumë që të kesh mundësi.



Nëse dëshiron ta arrish statusin e robit të devotshëm për të cilin je i mallëngjyer, atëherë bëhu ashtu siç Allahu e urdhëron Pejgamberin e Tij (paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të):



Thuaj (O Muhamed): "Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve (njerëzimit, xhinëve dhe gjithë asaj që ekziston). [el-En’am 6:162]



Të jesh rob i devotshëm i Allahut donë të thotë që devotshmërinë dhe gjërat personale ta besh sakrificë për Zotin, e që mund të arrihet vetëm duke e zbatuar këtë ajet, kështu që ne të jemi për Allahun, Zotin e Botëve, në të gjitha çështjet tona.



Të jesh rob i devotshëm i Allahut ka mundësi të arrihet vetëm në këtë mënyrë, mund të arrihet vetëm duke e adhuruar Allahun me plot kuptimin e fjalës, që donë të thotë që jeta yte dhe vdekja yte, dhe të gjitha lëvizjet tona, të jene vetëm për Atë. Pra ne vetëm ta flasim atë që e bënë të kënaqur Allahun; ne vetëm e bëjmë atë që e bënë të kënaqur Allahun. Adhurimi nuk duhet të zbritet deri në atë nivel që thjeshtë ti ngrisim dhe ti përulim kokat në një kohë të caktuar, apo ti japim disa cent ndonjëherë, apo ti agjërojmë vetëm disa ditë në vit, apo vetëm ti lëvizim buzët për ti thënë disa fjalë dhe dhikre.



Përkundrazi veprat të cilat të shpien në këtë status – që të jesh rob i devotshëm – janë të panumërta dhe mund të marrin forma të ndryshme në të gjitha aspektet e jetës sonë dhe vendet në të cilat jetojmë. Kjo është me bujarin e Allahut ndaj neve dhe ndaj të gjithë njerëzve.



Vetëm shiko për, çdo vende që e gjen vetën tuaj dhe çdo moment i cili të vije ty, për atë që e bënë të kënaqur Atë, dhe për atë se çka Ai dëshiron që ti të bësh, dhe bërë atë. Atëherë ti do të jesh një rob i devotshëm.



Përfundimisht e lusim Allahun që ti pranoj veprat tona dhe tuajat të devotshme, dhe të na përfshin neve dhe juve në mëshirën e Tij, me Pejgamberët, të sinqertit, martirët dhe të devotshmit dhe ata janë shoqëria më e mirë.



Ref.islam online

www.botaislame.com
avatar
Khattab
Anëtarë Fillestar
Anëtarë Fillestar

Numri i postimeve : 17
Points : 36
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 08/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi