Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Leterm: Mundësitë për azil ekonomik në Belgjikë nuk ekzistojnë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Leterm: Mundësitë për azil ekonomik në Belgjikë nuk ekzistojnë

Mesazh nga Ebu Amar prej Tue Mar 09, 2010 5:52 pm

Leterm: Mundësitë për azil ekonomik në Belgjikë nuk ekzistojnë

Informatat që po përhapen në pjesët veriore të këtij vendi për politikë emigruese belge janë tërësisht të pavërteta. Vendi im nuk jep azil politik refugjatëve ekonomikë, madje për këtë arsye nuk ka kuptim të udhëtohet nga Maqedonia në Belgjikë që të kërkohet status i refugjatëve politike. Mundësitë për kërkuesit të fitojnë azil në bazë të arsyeve ekonomike absolutisht nuk ekzistojnë.
Këtë mesazh mbrëmë në Shkup e dërgoi kryeministri belg Iv Leterm pas bisedimeve me homologun e tij, kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski. Leterm vjen për vizitë në Maqedoni pasi u publikuan informata për morinë e kërkuesve të azilit në këtë vend evropian, kryesisht nga rajoni i Likovës dhe Kumanovës.
Kryeministri i Maqedonisë Gruevski në konferencën e përbashkët theksoi se e ka informuar kolegun belg për masat konkrete që Qeveria i ndërmerr për pengim dhe zvogëlim të numrit të kërkuesve të azilit në Belgjikë të cilët, siç potencoi, tashmë po japin rezultate. Sipas të dhënave të tij, pas liberalizimit të vizave në Belgjikë azil kanë kërkuar 409 qytetarë nga Republika e Maqedonisë. Leterm tha se autoritetet e Maqedonisë dhe Belgjikës në disa prej javëve të ardhshme do të bashkëpunojnë që të ballafaqohen me këtë problem.
"Lajmet e mira janë se gjatë disa javëve të fundit numri i kërkuesve të azilit në mënyrë drastike u zvogëlua dhe në ditët e kaluara do të arrijë pothuajse në zero", deklaroi ai.
Sekretari shtetëror për azil dhe emigracion Melkior Vatle tha se vetëm për dy muaj autoritetet belge kanë marrë kërkesa për azil aq sa kanë marrë nga Maqedonia gjatë dy viteve të kaluara." Vendosëm për fushatë parandaluese dhe për këtë jemi këtu", deklaroi Vatle.
Gruevski dhe Leterm kanë biseduar edhe për procesin eurointegrues të Maqedonisë në kontekst të ndërmarrjes belge të presidencës rotacione të BE-së nga 1 korriku i këtij viti.
"Një prej pikave më të rëndësishme për të cilat bisedohet është çështja për zgjerim të BE-së. Belgjika angazhohet për integrim të Ballkanit Perëndimor dhe jam i bindur se ardhmëria e vendit tuaj është në BE.
Të gjithë e dimë se pse nuk arrihet hap përpara në këtë proces të integrimit", tha Leterm.
Kryeministri i Maqedonisë ka përkujtuar në Raportin pozitiv të KE-së për përparimin e Maqedonisë dhe ka kërkuar mbështetje nga Belgjika. "Kërkuam mbështetje nga Belgjika në angazhimet dhe përpjekjet tona për valorizim adekuat dhe pozitiv të arritjeve tona - kjo është pritja gjatë presidencës së tyre me BE-në, ndërsa pas vendimit paraprakisht të miratuar gjatë kryesimit të presidencës spanjolle, Republika e Maqedonisë do t'i fillojë negociatat inkuadruese", deklaroi Gruevski.
Maqedonia, shtoi ai, do të vazhdojë të punojnë në përmbushjen e obligimeve për hyrje në BE në planin e brendshëm, njëkohësisht duke e sendërtuar besimin tek miqtë evropianë.
I pyetur për atë se çka do të mund të bënte Belgjika për zgjidhje më të shpejtë të kontestit për emrin, kryeministri belg Leterm tha se për stabilitetin e rajonit është e rëndësishme që Maqedonia të jetë e suksesshme në reformat dhe se shpreson që kjo çështje nuk do të jetë pengesë afatgjatë për anëtarësim në Union.
"Mundem vetëm të konfirmoj se ne jemi të frustruar nga situata e këtillë. Për stabilitetin e kësaj pjese të kontinentit është shumë e rëndësishme që vendi juaj të jetë i suksesshëm në arritjen dhe realizimin e ardhmërisë së tij evropiane.
Për këtë arsye konsideroj se duhet të jepen propozime të caktuara. Shpresoj se do të ketë vullnet nga të dyja palët që t'i shqyrtojnë këto propozime dhe të gjejnë zgjidhje.
Shpresojmë se kjo çështje nuk do të jetë pengesë afatgjatë për anëtarësimin në BE të cilin e kërkoni", deklaroi Leterm.
Të dy kryeministrat shprehën kënaqësi nga marrëdhëniet bilaterale, duke i vlerësuar si të shkëlqyeshme, por me vërejtje se do të duhet të përmirësohet bashkëpunimi ekonomik.
Paralajmëruan nënshkrim të shpejtë të marrëveshjes për evitim të tatimit të dyfishtë dhe firmosje të marrëveshjes për bashkëpunim politik. /mia/

_________________
Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:“Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”.(Muslimi)

avatar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi