Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Po provokohen marrëdhëniet ndëretnike

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Po provokohen marrëdhëniet ndëretnike

Mesazh nga Ebu Amar prej Tue Mar 09, 2010 5:53 pm

Po provokohen marrëdhëniet ndëretnike

Incidenti i të shtunës në sheshin e Shkupit kur “Komitët” sulmuan fizikisht një grup shqiptarësh, përfshi edhe fëmijë që zbaviteshin në pistën e patinazhit, tregon se marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni po provokohen në dy rrafshe, në mënyrë institucionale dhe jo-institucionale.
Kështu vlerëson analisti politik Alajdin Demiri i cili thotë se incidenti është apel se politika shqiptare në Maqedoni është duke humbur kredibilitetin dhe duke u zhvlerësuar.
“Ka vetëm një tendencë dhe ajo është tendenca e shtetit, Qeverisë që në varg të masave provokon jo marrëdhëniet ndëretnike, por provokon dëgjueshmërinë, labilitetin dhe tendencën për nënshtrim të shqiptarëve, edhe atë e bënë në mënyrë institucionale nëpërmjet ligjeve, vendimeve dhe akteve që i sjell Qeveria dhe organet shtetërore dhe tash ka filluar pas Nerezit në mënyrë të them jo-institucionale, por të kontrolluara nga ana e rrugaçërisë ose nga ana e tifozllëkut të cilët unë mendoj se janë mirë të kontrolluara dhe të dirigjuara”, thekson Alajdin Demiri – analist politik.
Demiri vlerëson se në Maqedoni nuk ekziston instrument që garanton raportet ndëretnike dhe i jep mundësi fuqisë politike shqiptare që të merret me këto punë. Ligjëruesja në UEJL Mirjana Malevska vlerëson se marrëdhëniet ndëretnike në vend janë të ndjeshme, ndaj politikanët duhet të kenë kujdes në vendimet e tyre.
“Duhet që partitë politike të kenë parasysh qytetarët për çdo fjalë të thënë dhe çdo aksion të ndërmarrë. Duhet të shikojnë se si ndikohen në marrëdhëniet ndëretnike, sepse stabiliteti i shtetit tonë, ardhmëria jonë në fund të fundit, varet nga marrëdhëniet e mira ndëretnike. Nuk mjafton vetëm të konfirmohet Qeveria e koalicioneve, por duhet të punohet me paramendim për krijimin e një atmosfere pozitive që do të jetë e mirë për qytetarët, për marrëdhëniet e përbashkëta mes bashkësive të ndryshme etnike, ndërsa kjo atmosferë duhet patjetër të konfirmohet nga politikanët që janë në poste të larta, nga Qeveria, nga partitë politike”, shprehet Mirjana Malevska – profesore.
Malevska tha se partitë politike dhe liderët, i përdorin marrëdhëniet ndëretnike për të fituar pikë politike. /alsat-m/

_________________
Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:“Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”.(Muslimi)


Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi