Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Borë do të ketë gjithë javën nëpër Maqedoni

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Borë do të ketë gjithë javën nëpër Maqedoni

Mesazh nga Ebu Beker prej Tue Mar 09, 2010 5:58 pm

Borë do të ketë gjithë javën nëpër Maqedoni

Reshjet e borës nuk do të ndalen deri në fund të javës.
Nesër ato do të jenë me intensitet më të vogël, ndërsa të mërkurën ato të jenë sërish të dendura. Këto janë parashikimet e sinoptikanëve të cilët njoftojnë se temperaturat gjithsesi nuk do të jetë tepër të ftohta, por do të sillen nga minus 1 deri në 3 gradë.
Edhe në ditët në vijim, temperaturat do të jenë të ngjashme. Ajo më e larta do të shkojë deri në 8 gradë celsius.
“Të mërkurën priten reshje të reja bore që do të jenë më intensive. Më tej, pason periudhë me mot të ndryshueshëm me reshje të pjesshme bore ndërsa në rajonet lindore dhe juglindore do të ketë reshje sporadike shiu. Në këtë periudhë temperaturat do të rriten minimalisht dhe do të lëvizin në intervalet nga 2 deri në 8 gradë celsius”, deklaroi Lena Jovanovska, sinoptikane.
Sot lartësia e borës u regjistrua 35 cm në Mavrovë, 32 në Kodrën e Diellit, 24 në Kozhuf, në Shkup vetëm 3 cm ndërsa 1 cm në Kriva Pallankë, Ohër dhe Tetovë.
Nga ndërmarrja për mirëmbajtjen e rrugëve ‘Makedonija Pat’ thonë se qarkullimi në mbarë territorin po realizohet me vështirësi ndërsa në Strazhë dhe Mavrovë ai është ndaluar për automjetet transportuese.
Nga kjo ndërmarrje, për shkak reshjeve të borës, këshillohen shoferët që drejt Resnjës dhe Kodrës së Diellit të vozisin me zinxhir.

_________________
E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam prej muslimanëve?” (Fussilet/33)

Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi