Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

“Robin Hudi” shqiptar që solli përdhunuesin nga Gjermania në Francë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

“Robin Hudi” shqiptar që solli përdhunuesin nga Gjermania në Francë

Mesazh nga Ebu Beker prej Tue Mar 09, 2010 6:00 pm

“Robin Hudi” shqiptar që solli përdhunuesin nga Gjermania në Francë

Paris, 9 mars - Andre Bamberski ka kaluar 27 vjet duke u përpjekur për të sjellë para drejtësisë personin, për të cilin është i sigurt se e ka përdhunuar dhe vrarë vajzën e tij 14 vjeçare, Kalinka, sa ishte në vizitë në vendlindjen e nënës së saj në Lindau të Gjermanisë, shkruante sot “Times” i Londrës.
Gjykatësit vendosën që Dieter Krombach , 74 vjeçar, duhet të dalë në gjyq në Francë, megjithëse është rrëmbyer në Gjermani, duke kaluar kufirin dhe është dorëzuar i lidhur, te policia franceze, nga njerëzit që vepruan në emër të Bamberskit.
Në vitin 1995 Krombach u gjykua në mungesë në Paris dhe u dënua me 15 vjet burg për vrasje.
Por pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve franceze për ta ekstraduar, autoritet gjermane kishin refuzuar këtë me arsyetimin se çështja është mbyllur në vitin 1987 dhe qytetari gjerman nuk mund të ekstradohet.
Në tetor të vitit 2009 Krombach u gjeti i lidhur jashtë një gjykate në Francë. Ai ishte rrëmbyer në Bavari dhe ishte sjellë në Francë nga një shqiptar i quajtur Anton Krasniqi, i cili i kishte ofruar shërbimet e tij për Bamberskin, pasi kishte dëgjuar për rastin e tij. Krasniqi nuk kishte kërkuar para, por e bënte këtë nga simpatia.
Bamberski për Krasniqin tha se vepronte si “Robin Hoodi”.
Dhe gjykata vendosi sot në Palais de Justice në Paris, që Krombach të gjykohet në Francë, megjithëse është rrëmbyer në Gjermani dhe është sjellë i lidhur te policia franceze.

_________________
E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam prej muslimanëve?” (Fussilet/33)

Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi