Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Bora rrit numrin e të lënduarve në aksidente

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Bora rrit numrin e të lënduarve në aksidente

Mesazh nga Ebu Beker prej Tue Mar 09, 2010 6:01 pm

Prishtinë, 9 mars 2010 - Si pasojë e reshjeve të borës, vështirësive në trafik dhe ngricave, janë shtuar rastet e aksidenteve në trafik. Vetëm në 24 orët e fundit në Qendrën Emergjente të QKUK-së në Prishtinë 18 persona kanë kërkuar ndihmën mjekësore si pasojë e aksidenteve në trafik.
Të lënduarit janë nga Malisheva, Gjakova, Peja, Skenderaj, Prishtina, Fushë Kosova dhe Drenasi. Të gjithë të aksidentuarve u është dhënë ndihma mjekësore në Qendrën Emergjente të QKUK së. Pas ndihmës së parë mjekësore, disa nga të lënduarit janë transferuar për mjekim të mëtejmë në repartet dhe klinikat tjera të QKUK së.
Muajve të fundit janë shtuar rastet e aksidenteve, në muajin janar, ka pasur 312 raste që kanë kërkuar ndihmë si pasojë e aksidenteve në trafik, ndërsa në muajin që shkoi ka pasur 299 raste.
QKUK ja, përkatësisht Qendra Emergjente e QKUK së, apelon tek të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që të jenë shumë të kujdesshëm gjatë vozitjes në komunikacion, në mënyrë që mos të vie deri tek aksidentet.

_________________
E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam prej muslimanëve?” (Fussilet/33)
avatar
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi