Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Brenda 2 muajve 35 të vdekur në rrugët e Kosovës

Shko poshtë

Brenda 2 muajve 35 të vdekur në rrugët e Kosovës Empty Brenda 2 muajve 35 të vdekur në rrugët e Kosovës

Mesazh nga Ebu Beker Tue Mar 09, 2010 6:00 pm

Brenda 2 muajve 35 të vdekur në rrugët e Kosovës

Prishtinë, 9 mars 2010 - Në javën e parë të muajit mars, 7 qytetarë kanë humbur jetën tragjikisht në 5 aksidente rrugore në Republikën e Kosovës. Statistikat e muajit janar dhe shkurt tërheqin vemendjen se situata është shqetësuese, ku vetëm për këta dy muaj ka pasur 35 të vdekur.
Duke marrë parasysh, faktet e lartpërmendura dhe kushtet atmosferike që mbretërojnë këto ditë, Ministri i Punëve të Brendshme Zenun Pajaziti u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes. "Ju këshilloj që të shmangeni, për aq sa ju lejojnë rrethanat, nga vozitja, në këto kushte atmosferike.
Shfrytëzoni për aq sa ju lejojnë mundësitë, transportin publik apo edhe transportet e tjera alternative", thuhet në apelin e ministrit Pajaziti. Ai sidomos u bën thirrje grupmoshave të reja, që t'i shmangen vozitjes, veçanërisht në orët e vona gjatë uikendeve. "Kërkoj nga të gjithë qytetarë e Kosovës që t'i bashkëngjiten kësaj thirrjeje për ruajtjen dhe shpëtimin e jetëve", thotë Pajaziti.
Policia e Kosovës tashmë ka hartuar një plan të përkohshëm të quajtur "Shpëtimi i jetës" me qëllim që të minimizojë aksidentet me fatalitet. Detajet e planit do t'i prezantohen publikut në ditët në vijim nga Policia e Kosovës.
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi