Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Bora e madhe bllokon pjesë verilindore të Spanjës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Bora e madhe bllokon pjesë verilindore të Spanjës

Mesazh nga Peace to you prej Tue Mar 09, 2010 6:05 pm

Bora e madhe bllokon pjesë verilindore të Spanjës

Barcelonë, 9 mars – Reshjet e mëdha të borës të cilat kanë goditur sot pjesën verilindore të Spanjës kanë shkaktuar ndërprerjen e rrymës elektrike, anulimin e fluturimeve, mbylljen e shkollave dhe çrregullime serioz të trafikut, njoftuan sot zyrtarët lokalë.
Kufiri francezo-spanjoll është mbyllur përkohësisht, njoftoi shërbimi automobilistik i Katalonisë, duke bllokuar qindra kamionë në rrugë.
Për sot pritet që lartësia e borës të arrijë në 50 centimetra, në zonat më të goditura të Katalonisë, duke mbyllur 476 shkolla publike, të cilat nuk do të punojnë as nesër.
Kompania lokale për shpërndarjen e rrymës elektrike njoftoi se 200 000 familje do të mbesin sot pa rrymë elektrike, kryesisht në provincën Jironi.
Rreth 100 pasagjerë në trenin i cili vinte nga Barcelona, i bllokuar nga bora, do të kalojnë natën në stacionin hekurudhor në Serber, në lindje të Pirinejeve.
Barcelona nuk ka shënuar këtë nivel të borës që nga viti 1962, dhe autoritetet lokale po zbatojnë një plan emergjent duke dërguar 94 kontejnerë me nga 800 kilogramë kripë në disa pjesë të qyteteve.
Trafiku në më shumë se 60 rrugë në Kataloni është ndërprerë apo është kufizuar.

_________________
O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.(El-xhumuah/9)

Peace to you
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 172
Points : 475
Reputation : 4
Data e Anëtarësimit : 06/02/2010

http://www.feja-islame.webnode.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi