Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Serbia pas 20 vjetësh do të ketë 700 mijë banorë më pak

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Serbia pas 20 vjetësh do të ketë 700 mijë banorë më pak

Mesazh nga Peace to you prej Tue Mar 09, 2010 6:06 pm

Serbia pas 20 vjetësh do të ketë 700 mijë banorë më pak

Beograd, 9 mars – Nëse vazhdon trendi i shkallës negative të rritjes natyrore, Serbia pas 20 vjetësh do të ketë 700 mijë banorë më pak, vlerësojnë kompetentët.
Në tryezën e rrumbullakët “Pasqyra demografike e Serbisë, pasojat ekonomike dhe sociale”, u tha se në Serbi jetojnë më shumë të moshuar prej 65 vjet, se të rinj deri në 15 vjet, raporton B92.
Sekretarja shtetërore e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, Liljana Luçiq theksoi se shkaqet e rritjes negative të popullsisë janë gjendja e keqe ekonomike dhe tranzicioni nëpër të cilin po kalon vendi.
Çdo vit në Serbi zhduket një qytet i madhësisë së Ivanjicës, Knjazhevcit apo Çuprisë, ndërsa popullsia e Serbisë ëshë 13 vjet më e vjetër krahasuar me fillimin e shekullit të kaluar. Para vetëm 10 vjetëve, një familja mesatarisht kishte 4 anëtarë, ndërsa tani 3 anëtarë, tha Luçiq.
Sipas fjalëve të saj, sipas regjistrimit të vitit 2002, në Serbi jetonin 7 478 000 banorë, dhe nëse vazhdon trendi negativ i rritjes së popullsisë, në vitin 2030 Serbia do të ketë vetëm 6.8 milionë banorë.
Ministri serb i Shëndetësisë Tomica Milosavljeviq tha se shkalla e rritjes së popullsisë nuk është problem shoqëror vetëm i Serbisë, por edhe i gjithë Evropës.
Gjatësia mesatare e jetës së njerëzve në Evropë është 78.8 vjet, ndërsa në Serbi midis 73 dhe 74 vjet, tha Milosavljeviq.

_________________
O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.(El-xhumuah/9)

Peace to you
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 172
Points : 475
Reputation : 4
Data e Anëtarësimit : 06/02/2010

http://www.feja-islame.webnode.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi