Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Ban Ki Moon i shqetësuar për gjendjen në Nigeri

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ban Ki Moon i shqetësuar për gjendjen në Nigeri

Mesazh nga Peace to you prej Tue Mar 09, 2010 6:08 pm

Ban Ki Moon i shqetësuar për gjendjen në Nigeri

New York, 9 mars – Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon është i shqetësuar për shkak të situatës në qytetin nigerian Jos, pas dhunës ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve.
“Liderët politikë dhe fetarë të Nigerisë duhet të përballen së bashku me shkaqet e dhunës dhe të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme për krizën në Jos”, deklaroi Ban Ki Moon, publikuar në ueb sajtin e OKB-së. Ban i ftoi të dy palët për përmbajtje.
Ushtruesi i detyrës së presidentit të Nigerisë, Goodluck Jonathan zëvendësoi këshilltarin për siguri kombëtare, Sarki Mukhtar, një figurë e fuqishme nga rrethi i bashkëpunëtorëve të ngushtë të presidentit Umaru Yar’Adua, dhe në vend të tij emëroi Aliyu Gusaua.
Jonathan është zgjedhur përkohësisht të kryejë detyrën e presidentit pas sëmundjes së Yar’Aduas.
Rreth 500 persona, në mesin e të cilëve kishte gra dhe fëmijë, vdiqën kur pjesëtarët e fisit Fulan sulmuan tre fshatra, kryesisht të krishtera, afër qytetit Jos.
Në janar, në përleshjet ndërfetare vdiqën rreth 400 persona.

_________________
O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.(El-xhumuah/9)

Peace to you
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 172
Points : 475
Reputation : 4
Data e Anëtarësimit : 06/02/2010

http://www.feja-islame.webnode.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi