Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Në Pogradec e Korçë ra borë e kuqërremtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Në Pogradec e Korçë ra borë e kuqërremtë

Mesazh nga Ebu Amar prej Tue Mar 09, 2010 6:12 pm

Në Pogradec e Korçë ra borë e kuqërremtë

Pogradec, 9 mars - Mëngjesin e ditës së hënë, qytetarët pogradecarë dhe ata të rajonit midis Korçës dhe Pogradecit kanë hasur një fenomen të rrallë. Sipas Balkanwebit, bora e dendur, që kishte rënë gjatë gjithë natës dhe kishte shkuar deri në 30 cm lartësi, nuk kishte ngjyrën e saj të zakonshme, por ishte e kuqërremtë.
Më tepër, shtresa e dëborës me ngjyrë ka qenë e theksuar në fshatin Sovjan dhe atë të Pretushës.
Po ashtu, shtresa e kuqërremtë që ka mbuluar edhe qytetin e Pogradecit dhe rrethinat e tij, ka ngjallur kureshtjen e banorëve. Për të moshuarit, dëbora me ngjyrë që mbuloi dje qytetin e Pogradecit dhe disa fshatra të Korçës, është një fenomen që nuk është parë më parë.
Ndërsa specialistët e lidhin këtë fenomen me ekzistencën e grimcave me ngjyrë që ndodhen në hapësirë.
Për më tepër, kur bora e kuqërremtë ka pasuar një shtresë të konsiderueshme bore të zakonshme.
Edhe më të moshuarit e kësaj zone janë habitur kur kanë parë që dëbora kishte ndërruar ngjyrë. "Unë i kam kaluar të 80-at, por nuk mbaj mënd që të bjerë nga qielli dëborë e kuqërremtë.
Nuk kuptoj se çfarë po ndodh kështu", - pohoi një i moshuar nga Sovjani.
Përtej çudisë tek banorët, deri dhe në përflitjen e një oguri jo të mirë, dëbora e 24 orëve të fundit që ka rënë në këtë zonë ka sjellë probleme të shumta për zonat e izoluara dhe një pjesë të mirë të akseve rrugore.
Mësohet se situata më dramatike është në komunën e Velçanit, ku 40 familje po jetojnë në çadra pas prishjes së shtëpive të tyre nga shkarja e dheut para katër ditësh. Ilir Mane, kreu i komunës, pohoi se gjatë një kontakti me kreun e Emergjencave në Tiranë, Alfred Olli, është konfirmuar ndihma e menjëhershme për këto familje.
Për shkak të dëborës mbi 40 centimetra dhe akullit në rrugë, Qafa e Plloçës dhe Qafa e Thanës mund të kalohet me vështirësi vetëm me zinxhirë. Ndërsa dhjetëra fshatra vazhdojnë të jenë të izoluar.

_________________
Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:“Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”.(Muslimi)


Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi