Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Përleshje e armatosur në qendër të Pejës, tre të plagosur

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Përleshje e armatosur në qendër të Pejës, tre të plagosur

Mesazh nga Ebu Amar prej Tue Mar 09, 2010 6:13 pm

Përleshje e armatosur në qendër të Pejës, tre të plagosur

Pejë, 9 mars – Pejanët, me banim në qendër të qytetit, në orët e mesnatës i kanë zgjuar shpërthimet e të shtënat, të cilat atyre ua kujtuan ditët e vështira të luftës.
Mbrëmë, rreth orës 0,45 minuta, qendra e Pejës, hapësira ndërmjet ish-hotelit “Korzo” dhe lokalit “Dhoma”, ishte shndërruar në arenë të vërtetë lufte mes dy grupeve.
Pas një shpërthimi, sipas të gjitha gjasave – granatë e hedhur nga pusia, kanë nisur të shtënat, të cilat ndërkohë janë zhvendosur në Parkun e Vogël, përtej Bistricës. Për pasojë, sipas të dhënave të para, kanë mbetur tre të plagosur, kurse sulmuesit kanë ikur.
Policia e Pejës ka konfirmuar rastin, por nuk ka dhënë identitetin as të të plagosurve, as të sulmuesve. Po ashtu ka thënë se tash për tash nuk din as për motivet e kësaj përleshjeje, që ka shqetësuar aq shumë banorët e këtij qyteti, sidomos ata me banim në qendër të saj.
Sipas zëdhënësit të Policisë rajonale të Pejës, Xhevat Ibra, kjo përleshje e armatosur ka ndodhur rreth orës 00:45 minuta, në të cilën, siç tha ai, janë plagosur Xhevdet Kelmendi, Astrit Ibishi dhe Artan Cena, ndërkohë që ende nuk dihet se a është plagosur ndonjëri nga sulmuesit. Po ashtu nga Spitali Rajonal i Pejës merret vesh se, me gjithë plagët e rënda që kanë pësuar, jeta e të plagosurve nuk është në rrezik.
Policia, e cila ka gjetur dhe konfiskuar katër armë të gjata (A49) në Parkun e Vogël të qytetit, pohon se po merret me identifikimin e të gjithë pjesëmarrësve të kësaj përleshjeje të përgjakshme si dhe për zbulimin e motiveve dhe kapjen e sulmuesve.

_________________
Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:“Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”.(Muslimi)

avatar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi