Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rivendoset rendi në Nigeri

Shko poshtë

Rivendoset rendi në Nigeri Empty Rivendoset rendi në Nigeri

Mesazh nga Ebu Amar Tue Mar 09, 2010 6:15 pm

Rivendoset rendi në Nigeri

Policia ne Nigeri thotë se kanë rivendosur rendin në tre fshatra që kanë qenë në qendër të dhunës më të fundit ku janë vrarë qindra vetë në Nigerinë qendrore.

Punëtorët e agjencive të ndihmave janë ende duke u përpjekur për të vlerësuar numrin e të vdekurve në tre komunitete në jug të rajonit Jos.

Qindra burra, gra dhe fëmijë janë vrarë në fshatrat e Dogo-Nahawa, Fan, dhe Zot në jug të rajonit Jos.

Banorët lokalë thonë se banda nga fisi Fulani, një komunitet endacak sulmuan fshatrat.

Gazetarët dhe dëshmitarë nga morgët dhe spitalet përshkruajnë familjet që ishin rrahur për vdekje me shpata.

Ka pasur edhe njoftime për shtëpi të djegura deri në themel.

Vrasjet përshkruhen si hakmarrje ndaj sulmeve të janarit në të cilat qindra persona të tjerë u vranë.

Atëherë humbjet më të mëdha u pësuan nga komuniteti Hausa Fulani.

Në fshatin Kuru Karama mbi njëqind njerëz u vranë dhe trupat e tyre u hodhën në puse dhe kanalizime.

Akuza të rënda u bënë ndaj autoriteteve lokalë të cilat thuhet të kishin nxitur dhunën.

Këtë herë ishte e qartë se në shënjestër ishin të krishterët Berom.

Për javë të tëra ka patur zëra që kanë sugjeruar se do të ketë hakmarrje në këto fshatra dhe banorët atje kanë jetuar ne frike dhe ankth dhe shumë familja kanë lënë shtëpitë e tyre.

Këto vrasje shpesh përshkruhen nga politikanët lokalë, si një konflikt fetar apo sektarian, në fakt kjo është një luftë mes grupeve të ndryshme etnike për tokë pjellore dhe burime në rajonin e njohur si brezi i mesëm i Nigerisë.
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi