Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Fjalë të arta nga të parët tanë të devotshëm, selefu sahih, për namazin e natës (1)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Fjalë të arta nga të parët tanë të devotshëm, selefu sahih, për namazin e natës (1)

Mesazh nga Ebu Amar prej Tue Mar 09, 2010 6:30 pm

Fjalë të arta nga të parët tanë të devotshëm, selefu sahih, për namazin e natës (1)

Fjalë të arta nga të parët tanë të devotshëm, selefu sahih, për namazin e natës (1)


Dije, Allahu të mëshiroftë, se kur përtacët dëgjojnë tregime për përpjekjet e selefëve (të parëve tanë të devotshëm) për namazin e natës, mendojnë se ky është një lloj tejkalimi i tepruar dhe ngarkim i vetes me atë që s'mundet. Me të vërtetë ky mendim është injorancë dhe humbje e qartë.
Për shkak se na është dobësuar imani, na ka kapluar neglizhenca, janë shuar mallëngjimet për xhenet dhe është pakësuar frika nga zjarri (xhehenemi), kemi anuar nga pushimi, përtacia, gjumi dhe pakujdesia. Çuditemi kur dëgjojmë për lajmet e asketëve dhe të adhuruesve, se si kanë bërë përpjekjeje në ibadet, dhe i refuzojmë ato.
Kur zemrat e selefëve (të parëve tanë të devotshëm) kanë qenë të lidhura me Allahun e Arshit dhe ambiciet e tyre të drejtuara drejt xhenetit, te ne u transmetuan këta shembuj të artë që lanë pas ata. E, kur ne u kthyem nga dynjaja dhe bëmë gara për të, mbërritëm në këtë gjendje.
Zgjohu vëlla i dashur nga kjo pakujdesi, kanë shkuar ata që bënin adhurim natën, ndërsa për ne ka mbetur përtacia dhe jastëku.

1. Seid bin Musejebi, Allahu e mëshiroftë

Ka thënë Seid bin Musejebi, Allahu e mëshiroftë: “Fytyrën e njeriut që fal namaz nate Allahu e bën dritë, e do atë çdo musliman dhe kur e takon atë dikush që nuk e ka parë kurrë më parë, thotë: -Unë e dua këtë njeri!”

2. Hasen Basrij, Allahu e mëshiroftë

I është thënë Hasen Basriut, Allahu e mëshiroftë: “Ç’është puna me adhuruesit (që falen natën), fytyrat e tyre dallohen, janë më të mirat.”
Ka thënë: “Ngase ata janë vetmuar me Allahun, Ai i ka hijeshuar me dritën e Tij.”

3. Seid bin Musejebi, Allahu e mëshiroftë

E ka falur zotëria i tabiinëve, Seid bin Musejebi, Allahu e mëshiroftë, namazin e sabahut pesëdhjetë vite me abdestin e namazit të jacisë.

4. Thabit Benanij, Allahu e mëshiroftë

Ka thënë Thabit el Benanij, Allahu e mëshiroftë: “Nuk quhet adhuruesi assesi i tillë edhe nëse në të gjenden të gjitha vetitë (karakteristikat) e duhura derisa të mos ketë këto dy veti: namazin dhe agjërimin, ngase këto janë nga mishi dhe gjaku i tij.

5. Tavus bin Kejsani, Allahu e mëshiroftë

Ka thënë Tavus bin Kejsani, Allahu e mëshiroftë: “Nuk ka njeri që fal namaz nate me dhjetë ajete (që lexon dhjetë ajete) e të mos i shkruhen njëqind të mira ose edhe më shumë kur të gdhihet.”

6. Jezid bin Eban erRekashij, Allahu e mëshiroftë

Ka thënë Jezid bin Ejan erRekashij, Allahu e mëshiroftë: “Nëse fle e zgjohem e pastaj kthehem prapë në gjumë, Allahu e bëftë që syri im kurrë të mos flejë!”

7. Fudejl bin Ajadi, Allahu e mëshiroftë

E ka marrë Fudejl bin Ajadi për dore Husejn bin Zijadin, Allahu e mëshiroftë, e i ka thënë: “O Husejn, Allahu subhanehu ue teala zbret në qiellin e kësaj bote çdo natë e thotë: “Ka gënjyer ai që pretendon se më do Mua e kur vjen nata syri i tij fle. A nuk është që çdo i dashur vetmohet me atë që do?! Ja, unë erdha kur nata vjen e nesër sytë (e të dashurve të Mi) do të kënaqen në xhenetin Tim.”

8. Muhamed bin Munkediri, Allahu e mëshiroftë

Ka thënë Muhamed bin Munkediri, Allahu e mëshiroftë: “Jam përpjekur me veten time; e kam detyruar atë pesëdhjetë vite në ibadete, derisa iu nënshtrua (ibadeteve).”

9. Thabit Benanij, Allahu e mëshiroftë

Thabit Benanij, Allahu e mëshiroftë, thoshte: “Kam vuajtur nga vetja ime me namaz nate njëzet vite dhe jam kënaqur me të njëzet vite pas.”

10. Një adhurues

Një i devotshëm falej natën derisa i mpiheshin këmbët, i rrihte ato dhe thoshte: “O ju që shpini drejt së keqes, nuk jeni krijuar për tjetër pos për ibadet.”

11. Abdulaziz bin ebij Revani, Allahu e mëshiroftë

Abdulaziz bin ebij Revani, Allahu e mëshiroftë, ka qenë prej adhuruesve. Kur i shtrohej shtrati për të fjetur, vendoste dorën mbi të dhe thoshte: “S'ka më të butë se ti, por shtrati i xhenetit është më i butë se ti!” Dhe ngrihej për t’u falur.

12. Fudejl bin Ajadi, Allahu e mëshiroftë

Ka thënë Fudejl bin Ajadi, Allahu e mëshiroftë: “Nëse nuk të mundësohet për t’u falur natën dhe agjëruar ditën, dije se ti je mahrum (i lidhur), të kanë lidhur mëkatet.”

13. Sulejman etTemimij, Allahu e mëshiroftë

Ka thënë Mameri: “Është falur afër meje Sulejman et Temimij, Allahu e mëshiroftë. Pas namazit të jacisë e kam dëgjuar duke recituar:

" تَبَارَكَ الَّذِي بِيَدِهِ الْمُلْكُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ "

“I madhëruar është Ai që në dorën e fuqisë së Tij është i tërë sundimi dhe Ai ka fuqi mbi çdo send.” (Mulk: 1)

Derisa arriti te ky ajet:
'' فَلَمَّا رَأَوْهُ زُلْفَةً سِيئَتْ وُجُوهُ الَّذِينَ كَفَرُوا وَقِيلَ هَذَا الَّذِي كُنْتُمْ بِهِ تَدَّعُونَ "

“Kur ta shohin ata (xhehenemin) se po u afrohet, fytyrat e atyre që nuk besuan shëmtohen dhe u thuhet: “Ky është ai që ju e kërkoni sa më shpejt.” (Mulk: 27)

Filloi ta përsëriste derisa u pakësua xhemati i xhamisë dhe u shpërnda. Pastaj dola për të shkuar në shtëpi. Kur u ktheva në xhami për të thirrur ezanin e sabahut, ja Sulejman et Temimij në vendin që e kisha lënë mbrëmë! Ishte në këmbë duke përsëritur të njëjtin ajet, nuk e kishte kaluar.

'' فَلَمَّا رَأَوْهُ زُلْفَةً سِيئَتْ وُجُوهُ الَّذِينَ كَفَرُوا وَقِيلَ هَذَا الَّذِي كُنْتُمْ بِهِ تَدَّعُونَ "

“Kur ta shohin ata (xhehenemin) se po u afrohet, fytyrat e atyre që nuk besuan shëmtohen dhe u thuhet: “Ky është ai që ju e kërkoni sa më shpejt.” (Mulk

_________________
Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:“Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”.(Muslimi)


Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Fjalë të arta nga të parët tanë të devotshëm, selefu sahih, për namazin e natës (1)

Mesazh nga Ebu Amar prej Tue Mar 09, 2010 6:31 pm

Fjalë të arta nga të parët tanë të devotshëm, selefu sahih, për namazin e natës (2)

Dije, Allahu të mëshiroftë, se kur përtacët dëgjojnë tregime për përpjekjet e selefëve (të parëve tanë të devotshëm) për namazin e natës, mendojnë se ky është një lloj tejkalimi i tepruar dhe ngarkim i vetes me atë që s'mundet. Me të vërtetë ky mendim është injorancë dhe humbje e qartë.
Për shkak se na është dobësuar imani, na ka kapluar neglizhenca, janë shuar mallëngjimet për xhenet dhe është pakësuar frika nga zjarri (xhehenemi), kemi anuar nga pushimi, përtacia, gjumi dhe pakujdesia. Çuditemi kur dëgjojmë për lajmet e asketëve dhe të adhuruesve, se si kanë bërë përpjekjeje në ibadet, dhe i refuzojmë ato.
Kur zemrat e selefëve (të parëve tanë të devotshëm) kanë qenë të lidhura me Allahun e Arshit dhe ambiciet e tyre të drejtuara drejt xhenetit, te ne u transmetuan këta shembuj të artë që lanë pas ata. E, kur ne u kthyem nga dynjaja dhe bëmë gara për të, mbërritëm në këtë gjendje.
Zgjohu vëlla i dashur nga kjo pakujdesi, kanë shkuar ata që bënin adhurim natën, ndërsa për ne ka mbetur përtacia dhe jastëku.


1. Mesruk bin Exhda, Allahu e mëshiroftë

Ka thënë gruaja e Mesruk bin Exhdas, Allahu e mëshiroftë: “Pasha Allahun, nuk ka ndodhur që Mesruku të zgjohet e mos t’i ketë këmbët e fryra nga namazi i gjatë i natës. Kur e zgjaste namazin dhe lodhej, falej ulur e nuk e linte atë kurrë.”


2. Ebu Hazimi, Allahu e mëshiroftë

Ebu Hazimi, Allahu e mëshiroftë: “Kemi takuar nga njerëzit (të parët tanë), të cilit kishin arritur në adhurim kulmin e tij, saqë nuk pranohej më shtim (në të).”


3. Ibrahim bin Ed’hemi, Allahu e mëshiroftë

I është thënë Ibrahim bin Ed’hemit, Allahu e mëshiroftë: “Unë nuk mund të falem natën. Tregoma ilaçin.” I tha: “Mos i bëj Allahut mëkat ditën, ta mundëson të zgjohesh për t’u falur natën. Se qëndrimi yt para Tij natën është merita më e madhe për ty, kurse mëkatari nuk e meriton këtë.”


4. Sufjan Etheurij, Allahu e mëshiroftë

Ka thënë Sufjan Etheurij, Allahu e mëshiroftë: “Nuk kam mundur ta fal namazin e natës për pesë muaj për shkak të një mëkati që kam bërë.”


5. Hasen Basrij, Allahu e mëshiroftë

I është thënë Hasen Basriut, Allahu e mëshiroftë: “O Ebu Sejid, unë e dua namazin e natës dhe përgatitem për të, por ç’është halli im, nuk mund të zgjohem.” Ia ktheu: “Mëkatet të kanë lidhur.”


6. Hasen Basrij, Allahu e mëshiroftë

I është thënë Hasen Basriut, Allahu e mëshiroftë: “Nuk mund të falem natën.” Ia ktheu: “Gabimet e tua po të pengojnë.”


7. Ibn Omeri, Allahu e mëshiroftë

Ka thënë Ibn Omeri, Allahu e mëshiroftë: “E para gjë që do të pakësohet nga ibadetet është namazi i natës dhe ngritja e zërit duke u falur natën.”


8. Ata Hurasanij, Allahu e mëshiroftë

Ka thënë Ata Hurasanij, Allahu e mëshiroftë: “Njeriu, kur ngrihet për të falur namazin e natës, e ndien një gëzim, e gjen atë në zemrën e tij. E, nëse fle në kohën e namazit të natës, ngrihet i dëshpëruar, zemërthyer, si të ketë humbur diçka. Me të vërtetë ka humbur gjënë më të çmuar, më të dobishme (namazin e natës).”


9. Makel bin Habibi, Allahu e mëshiroftë

Pa një ditë Makel bin Habibi, Allahu e mëshiroftë, disa njerëz duke ngrënë shumë e u tha: “Nuk po shoh që shokët tanë dëshirojnë ta falin namazin e natës.” (Domethënia këtyre fjalëve ishte se ushqimi i tepërt është shkak që pengon të falet namazi i natës.)


10. Alij bin Bekari, Allahu e mëshiroftë

Alij bin Bekari, Allahu e mëshiroftë, ishte adhurues i Allahut. Kur robëresha ia përgatiti shtratin, ai e lëmoi shtratin me dorën e tij dhe tha: “Pasha Allahun, ti me të vërtetë je i bukur! Pasha Allahun, ti me të vërtet je i freskët! Pasha Allahun, nuk do të fle te ti sonte.” Dhe u fal deri në mëngjes.


11. Fudejl bin Ajadi, Allahu e mëshiroftë

Ka thënë Fudejl bin Ajadi, Allahu e mëshiroftë: “Kam takuar njerëz që janë turpëruar nga Allahu në errësirën e natës (kur janë falur). Kur ishin duke fjetur dhe u dilte gjumi, lëviznin nga ana që ishin e në anën tjetër thoshin: “Nuk është kjo për ty (i flisnin vetes). Zgjohu dhe merr hisen tënde nga bota tjetër!”


12. Hisham Ed-Destevaij, Allahu e mëshiroftë

Ka thënë Hisham Ed-Destevaij, Allahu e mëshiroftë: “Allahu ka robër që e luftojnë gjumin duke pasur frikë se mos po u vjen vdekja në gjumë.”

_________________
Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:“Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”.(Muslimi)


Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi