Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kushtet e namazit

Shko poshtë

Kushtet e namazit Empty Kushtet e namazit

Mesazh nga Ebu Amar Tue Mar 09, 2010 6:59 pm

Në mënyrën që namazi i personit të pranohet, ai duhet të plotësojë disa kushte. E nëse lihet ndonjëri prej këtyre kushteve, atëherë namazi është i pavlefshëm. Këto janë :....

Njohja se ka filluar koha e namazit
Nëse personi që do të falet është i sigurt se koha e namazit përkatës ka hyrë, atëherë aim und të falet. Mënyra se si ai arrit në një vendim të tillë nuk është e rëndësishme. Kjo mund të jetë me lajmërimin e një njeriu të besueshëm, dëgjimit të ezanit, përpjekjes personale ose me mënyra të tjera, të cilat e bindin atë se vërtetë ka hyrë koha e namazit.

Pastrimi nga papastërtitë e mëdha (xhubllëku) si dhe ato të vogla (gjendja pa abdes)
Allahu i Madhëruar thotë në Kuran:
“O ju që besoni! Kur të ngriheni për të falur namaz, lani fytyrat tuaja, duart deri në bërryla dhe fërkoni duart e lani këmbët deri në nyje. Nëse jeni të papastër, atëherë pastrohuni!”.
Ibn Umeri transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Allahu nuk pranon ndonjë namaz që është falur në gjendje papastërtie (xhunub ose pa abdes) dhe as nuk e pranon lëmoshën e vjedhur”.

Pastrimi i trupit, rrobave dhe i vendit të faljes nga papastërtia e dukshme
Elementet e përmendura më sipër duhen pastruar nga papastërtitë fizike sa më shumë që të jetë e mundur. Nëse personi që falet nuk mund t`i heqë këto papastërti, ai mund të falet në atë gjendje dhe nuk ka nevojë që ta përsëritë namazin e tij më vonë. Përsa i përket pastërtisë trupore, Enesi transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Ruajuni nga urina, sepse pjesa më e madhe e dënimit në varr është për shkak të saj”.[Hadith Sahih; Sahihul Xhami]

Aliu (r.a) ka transmetuar; “Unë kasha një sasi të madhe rrjedhjeje të lëngut prostatik, kështu që i kërkova një burri që ta pyeste të Dërguarin e Allahut në lidhje me këtë gjë (sepse unë kasha turp ta pyesja atë, për shkak se isha I martuar me vajzën e tij). Burri e pyeti atë dhe Profeti (a.s) u përgjigj: “Merr abdes dhe laje organin gjenital!”.
Gjithashtu , Aishja (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut u ka thënë grave që kishin rrjedhje të gjatë gjaku: “Pastrojeni gjakun dhe faluni”.
Ndërsa, përsa i përket pastërtisë së rrobave kemi argumentet vijuese:

“Dhe pastroni rrobat tuaja”.(El Mudethir, 4)
Xhabir ibn Semure ka transmetuar se ka dëgjuar një burrë duke e pyetur Profetin (a.s): “A mund të falem me të njëjtat rroba që i kam patur të veshura gjatë marrëdhënieve seksuale?” Profeti (a.s) i është përgjigjur: “ Po, por nëse sheh ndonjë njollë në to, atëherë duhet t`i lash”.[hadith Sahih; Sahih ibn Maxhe 542] Muavije tregon se ka pyetur Umu Habiben: “A falet Profeti (a.s) me të njëjtat rroba që i ka patur të veshura gjatë marrëdhënieve seskuale?” Ajo iu përgjigj: “Po, nëse nuk ka njolla në to”.[Hadith Sahih; Sahih Ebu Daud 366]

Ebu Seidi ka traguar se, njëherë, Profeti (a.s) u fal e hoqi këpucën dhe njerëzit bënë të njëjtën gjë. Kur ai e mbaroi namazin, i pyeti; “Pse i hoqët këpucët tuaja?” Ata u përgjigjën: “Të pamë ty duke i hequr të tuat”.Profeti (a.s) tha; “Erdhi tek unë Xhibrili dhe më tha se kishte papastërti në to. Prandaj, kur ndonjëri prej jush vjen në xhami, ai duhet t`I kthejë këpucët përbys dhe t`i kontrollojë ato. Nëse gjen ndonjë papastërti, ai duhet t`i fshijë oas tokës dhe të falet me to”.[Hadith Sahih; Sahih Ebu Daud 650]

Ky hadith tregon se nëse një person hyn në xhami (me këpucë të veshura), duke qenë i pavetëdijshëm apo ka harruar në lidhje me ndonjë papastërti që ndodhet në to dhe kujrohet gjatë namazit për këtë gjë, atëherë ai duhet të mundohet ta largojë këtë papastërti dhe të vazhdojë namazin.
Nuk është e nevojshme që ai ta përsërisë këtë namaz më vonë.
Përsa i përket pastërtisë së vendit ku do të falet dikush, Ebu Hurejra (r.a) ka thënë: “Njëherë, një beduin urinoi në xhami. Njerëzit u ngritën për ta pastruar atë, ndërsa Profeti (a.s) tha: “Lëreni dhe hidhni një kovë me ujë mbi urinën e tij. Ju jeni dërguar pë të qenë të butë me njerëzit dhe jo të ashpër me ta”.
Duke komentuar mbi këtë çështje, Sheukani thoë: “Personi që falet duhet ta dijë se është detyrim që ai t`i ketë rrobat të pastra. Ai që falet dhe ka papastërti në rrobat e tij, ka lënë mënjanë një nga detyrimet e namazit.
GJithesi, namazi i tij nuk do të jetë i pavlefshëm”.

Në “Er-Raudatu En-NAdije”, thuhet “ Shumica e dijetarëve janë të mendimit se është detyrë që të pastrohen tre gjëra: trupi, rrobat dhe vendi i faljes. Disa prej dijetarëve janë të mendimit se ky pastrim është kusht për vlefshmërinë e namazit dhe të tjerët thonë se është vetëm një sunet. E vërteta në lidhje me këtë gjë është se pastrami i tre elementeve të mësipërm është detyrim. Personi që falet në mënyrën të qëllimshme, duke pasur papastërti në rrobat e tij, ka lënë mënjanë një nga obligimet e namazit, edhe pse namazi i tij është përsëri i vlefshëm”.

Mbulimi i pjesëve të turpshme të trupit (aureti)
Allahu i Madhëruar thotë në Kuran:
“ O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz” (El-Araf, 31)
Fjala ‘Vishuni’, e përmendur në këtë ajet kuranonr, nënkupton mbulimin e pjesëve të turpshme të trupit. Kështu ajeti i mësipërm ka kuptimin “Mbuloni auretin tuaj për çdo namaz:.
Seleme ibn El-Eku i ka thënë Profetit (a.s): “ O i Dërgar i Allahut! A mund të falem me një këmishë të gjatë?” Profeti (a.s) u pvrgjigj: “Po, por mbërtheje atë, qoftë edhe vetëm me një gjemb”.

Burri duhet të mbulojë pjesën e përparme dhe të pasme të zones së turpshme
Ekziston një mospajtim midis dijetarëve në lidhje me çështjen e mbulimit të kërthizës, kofshëve dhe gjunjëve. Transmetimet duket dikur bien ndesh me njëra-tjetrën. Hadithet e mëposhtme përdoren për të vërtetuar se pjesë të tilla trupore nuk janë pjesë të zones së auretit të burrit:

Ekspozimi i kofshëve të burrit
Aishja (r.a) tregon “ Profeti (a.s) ishte ulur me kofshët e tij të zbuluara kur Ebu Bekri kërkoi leje të hyrë. E njëjta gjë ndodhi edhe me Umerin.
Por, kur Othamni kërkoi leje për të hyrë Profeti (a.s) u mbulua me rrobat e tij. Kur ata i larguan, unë i thashë: “O i Dërguar i Allahut! Ti i lejove Ebu Bekrit dhe Umerit të hynin, ndërkohë që kofshet e tua ishin të zbuluara.
Kur Othamni të kërkoi leje për të hyrë Brenda, ti u mbulove me rrobat e tua”.Ai tha: “O Aishe, a nuk duhet të kem turp nga një njeri, nga i cili, për Zotin kanë turp edhe engjëjt?”.


Enesi (r.a) ka thënë: “Gjatë betejës së Hajberit, xhubja e Profetit (a.s) ishte e tërhequr nga kofshet e tij aq sa unë mund ta shihja bardhësinë e tyre”.

Ibn Hazmi thotë: “është diçka e saktë të thuhet që kofshët nuk janë pjesë e auretit. Nëse do të ishin të tilla, pse do ta lejonte Allahu Profetin e Tij (i cili është i mbrojtur nga mëkatet), që t`i zbulojë ato aq shumë, saqë Enesi dhe të tjerët të mund t`i shihnin? Allahu do ta kishte ndaluar nga të vepruarit në këtë mënyrë”.

Sipas Xhabirit siç është transmetuar në dy sahihet, njëherë, kur Profeti (a.s) ishte i ri (përpara profecisë së tij) ai po mbante gurët e Qabesë dhe kishte veshur një cope rreth ijeve. Xhaxhai i tij, Abasi, i tha; “ O nipi im, pse nuk e zgjidh rrobën tënde të mesit dhe ta vendosësh atë mbi supe si nuk u pa asnjëherë i zhveshur pas kësaj ngjarjeje”.
Muslimi ka transmetuar nga Ebu Alijete se Abdullah ibn Samiti e goditi tek kofshët dhe i tha: “ Unë e thirra Ebu Dherrin dhe ai më qëlloi tek kofshët ashtu sikurse të qëllova unë ty, duke më thënë: “E thirra të Dërguarin e Allahut dhe ai më goditi tek kofshët ashtu sikurse të godita unë dhe më tha: “Fale namazin në kohën e tij….”

Ibn Hazmi thotë: “Nëse kofshët ishin auret, atëherë pse duhej që i Dërguari i Allahut t`i prekte ato?” Nëse sipas Ebu Dherrit, kofshët ishin auret, atëherë pse duhej t`i prekte ai me dorën e tij?” E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Abdullah Ibn Samitin dhe Ebu El Alijete. Nuk është e lejuar për muslimanin që të gjuajë me dorën e tij tek pjesa e aurietit të një burri tjetër apo gruaje tek rrobat mbi këto pjesë.

Ibn Hazmi thotë se Xhubejr ibn El Huvejrith i pa kofshët e Ebu Bekrit kur ato ishin të zbuluara dhe se Enes ibn Malik shkoi tek Kas ibn Shemes, kur kofshët e këtij të fundit ishin të zbuluara.
Megjithatë, për të treguar se kofshët janë pjesë e auretit, si argument përdoren këto hadithe: Muhamed Xhahshi ka treguar: “I Dërguari i Allahut kaloi afër Muamirit, ndërkohë që kofshët e këtij të fundit ishin të zbuluara.
Profeti (a.s) i tha atij: “ O Muamar! Mbuloji kofshët sepse ato janë pjesë e auretit.[Hadith Sahih; Sahihul Xhami]

Xherhedi tregon se i Dërguari i Allahut kishte kaluar afër tij, në kohën kur manteli me të cilin kishte veshur nuk i mbulonte kofshët e tij. Pasta ai i kishte thënë: “Mbuloji kofshët, sepse kofsha është auret”[Hadith Sahih; Sahih Ebu Daud 4014]
Këto janë argumente të dy palëve dhe besimanari i mbetet të zgjedhë.
Nga ana fetare është më e preferuar që ai që falet të mbulojë pjesët në mes gurit dhe kërthizës, nëse ka mundësi.


Buhariu thotë: “Hadithi i Enesit është më i sigurt nga ana e vargut të tij, ndërsa hadithi i Xherhedit është më real në atë që kërkon maturia fetare.

Aureti i gruas dhe mbulesa (hixhabi)
Në lidhje me pjesët e auretit të gruas nuk ka diskutime midis dijetarëve. I gjithë trupi i saj është auret dhe duhet të mbulohet, përveç duarve dhe fytyrës së saj. Në Kuran, Allahu thotë:
“…Dhe mos i tregoni zbukurimet tuaja përveç atyre që janë të dukshme”(En-Nur, 31),që do të thotë mos i zbulojë vendet e zbukurimit, përveç fytyrës dhe duarve.

Transmetohet nga Ibn Abasi, ibn Umeri dhe Aishja (r.a) se Profeti (a.s) ka thënë: “Allahu nuk e pranon namazin e një gruaje, në rast se ajo nuk vë një mbulesë për kokën e saj (hixhab)”.[Hadith Sahih; Sahih Ebu Daud 596]

Transmetohet nga Umu Seleme se njëherë ajo e pyeti Profetin (a.s): “A mund të falet gruaja në një këmishë të gjatë (p.sh këmishë nate) dhe me një mbulesë koke, por pa mantel të gjatë?” Profeti (a.s) u përgjigj: “Po, nëse këmisha është e gjatë dhe e gjerë si dhe i mbulon majat e këmbëve të saj”.

Gjithashtu transmetohet se edhe Aishes (r.a) iu bë kjo pyetje: “Me s arroba duhet të falet gruaja?” Ajo u përgjigj: “Pyetni Ali ibn Ebu Talibin dhe pastaj ejani tek unë dhe më tregoni se çfarë do ju thotë ai”. Përgjigja e Aliut (r.a) ishte: “Gruaja duhet të falet me një mbulesë koke dhe me një këmishë të gjatë dhe të gjërë”. Më pas, një përgjigje e tillë iu tregua edhe Aishes (r.a) dhe ajo tha: “ Aliu ka thënë të vërtetën!” [Transmetuesit e njepasnjëshëm të hadithit janë të drejtë, të besueshëm, porse zinxhiri i transmetimit të hadithit ka shkëputje: Temamul Minneh]
Rrobat e veshura duhet të mbulojnë pjesët e auretit dhe nëse janë aq të ngushta sa të nxjerrin në pah formët e këtyre pjesëve dhe janë aq të holla saqë mund të shihet ngjyra e lëkurës së gruas, atëherë ato nuk janë të lejuara për t`u falur në to.

Preferohet që për faljen e namazit të vishen dy rroba
Është një veprim i pëlqyer që personi që do të falet të veshë të paktën dy rroba, por aim und të veshë edhe vetëm një, nëse ajo është e vetmja që ka.
Transeton Ebu Hurejra se Pejgamberi (a.s) është pyetur për namazin kur falet me një rrobë të veshur e ai ka thënë: “A ka çdo njeri nga ju dy rroba?” (Transmeton Muslimi, Maliku dhe të tjerët).Preferohet që namazi të falet në dy rroba e më tepër e personi të zbukurohet aq sa mundet.

Ibn Umeri ka transmetuar se Profeti (a.s) ka thënë:
“Nëse ndonjëri nga ju do të falet, atëherë ai duhet të veshë dy rroba, sepse duhet të dukemi mire përpara Allahut. Nëse ndokush nuk i ka dy veshje, atëherë ai duhet ta mbulojëveten me njv mantel apo pelerine kur ai të falet, por jo sipas mënyrës që veprojnë çifutët”.


Abdurezaku ka treguar se Ubej Ibn Keabi dhe Abdullah ibn Mesudi paten një diskutim në lidhje me këtë çështje. Ubej mendonte se ishte një veprim i lejuar falja e namazit me një rrobë të veshur, ndërkohë që Ibn Mesudi thoshte se një gjë e tillë ishte e lejuar vetëm kur dikush nuk kishte rroba të mjaftueshme.
Umeri u ngjit në minber dhe tha: “Mendimi i saktë është ajo që ka thënë Ubej ibn Keab dhe Ibn Mesudi nuk ka lënë gjë mangut. Nëse Allahu ju jep më shumë të mira (ju furnizon), atëherë ju duhet të vishni më shumë rroba.
Njeriu mund t`i mbledhë rrobat e veta përreth tij ose të falet me një bluzë dhe me një mantel apo me një bluzë dhe me një këmishë të gjatë, apo me një bluzë dhe me një kaftan apo me pantallona lëkure dhe me një kaftan apo me pantallona lëkure dhe një këmishë”. Dhe unë (treguesi i kësaj ngjarjeje kujtoj se ai tha: “Pantallona lëkure dhe një mantel”.

Burejde transmeton se Profeti (a.s) e ka ndaluar që njeriu të falet duke qenë i veshur me mbulesë të papërshtatshme (që nuk është e vendosur në mënyrën e duhur për të mbuluar pjesët e auretit), apo të falet me pantallona, pa veshur ndonjë mantel apo pelerine.[Zinxhiri i transmetimit Hasen; Temamul Minneh]
Transmetohet se, kur Hasan ibn Aliu falej, ai vishte rrobat e tij më të mira. Njëherë u pyet në lidhje me një fakt të tillë dhe ai u përgjigj: “Me të vërtetë, Allahu është i bukur dhe e do të bukurën, kështu që unë zbukurohem për Zotin tim”.Ky veprim është në përputhje me fjalët e Allahut: “Dhe zbukurohuni për çdo namaz!”

Kushtet e kokës gjatë faljes së namazit
Ibn Asakir ka transmetuar nga ibn Abasi se ndonjëherë Profeti (a.s) e hiqte mbulesën e kokës dhe e vendoste atë përpara tij për të shërbyer si sutër.[Hadith : Temamul Minneh]
Sipas hanefive, personi që falet mund të bëjë një veprim të tillë. Në fakt, ata thonë se ky veprim është i mire nëse ai bëhet si nënshtrim dhe si frikë nda Zotit. Sidoqoftë, nuk ekziston ndonjë argument që të vërtetojë se mbulimi i kokës gjatë faljes së namazit është një veprim i përlqyer.

Kthimi i fytyrës nga Qabeja
Të gjithë dijetarët janë të mendimit se personi që falet, duhet të kthehet nga Qabeja në Mekë gjatë çdo namazi. Në Kuran, Allahu thotë:
“Pra, kthehu nga xhamia e shenjtë (Qabja)! Kudo që të jeni, ktheni fytyrën nga ajo!”.(El Bekare, 144)

El Berra transmeton se janë falur me të Dërguarin e Allahut për reth gjashtëmbëdhjetë apo shtatëmbëdhjetë muaj në drejtim të Jeruzalemit (Kudsit), kohë pas së cilës ai u kthye në drejtim të Qabesë. [Transmeton Muslimi]

Nëse personi që falet nuk mund ta shohë Qabenë, atëherë ai duhet të kthehet me fytyrë në drejtim të saj
Nëse personi në fjalë nuk mund ta shohë Qabenë, atëherë ai duhet të kthehet me fytyrë në drejtim të saj, sepse ky veprim është gjithë çfarë është në gjendje të bëjë ai. Ebu Hurejra (r.a) transmeton se Profeti (a.s) ka thënë: “Kibla (drejtimi i faljes) është e tërë hapësira ndërmjet Lidnjes dhe Perëndimit”.[Hadith Sahih; Et Tirmidhi 342]
Ky hadith i referohet njerëzve të Medines dhe të gjithë atyre që kanë një vendndodhje të ngjashme me ta. (p.sh banorëve të Sirisë, të gadishullit Arabik si dhe Irakut).

Ndërsa për banorët e Jemenit lindja duhet të jetë në të djathtë të atij që falet e perëndimi në të majtë të tij. Për banorët e Egjiptit, kibla ndodhet ndërmjet lidnjes dhe jugut. Në Indi drejtimi i lindjes mbetet pas atij që falet, ndërsa perëndimi para tij. Ka disa mënyra për ta përcaktuar drejtimin e kibles. Mund të jetë vendi i faljes së imamit në xhami e po ashtu edhe busulla orientuese.

Rastet kur personi që falet nuk mund ta përcaktojë drejtimin e kibbles
Në këto raste, personi duhet të pyes dike që ka dijeni në lidhje me këtë gjë. Nëse ai nuk gjen ndonjë njeri për ta pyetur, atëherë duhet të përpiqet që ta përcaktojë vetë këtë drejtim, me aq sa ka mundësi. Në një rast të tillë, namazi i tij është i vlefshëm dhe ai nuk ka nevojë që ta përsërisë atë, edhe nëse e merr vesh më vonë faktin se ka qenë i kthyer me fytyrë në drejtim tv gabuar. Ndërkohë që ai falet, nëse i bëhet e qartë se është kthyer me fytyrë në drejtim të gabuar, ai duhet vetëm të kthehet në drejtimin e duhur, pa e ndërprerë namazin.Ky përfundim bazohet në ngjarjen e mëposhtme:
Ibn Umeri ka treguar se në xhaminë Kuba, njerëzit po falnin namazin e sabahut, kur një njeri erdhi tek ata dhe u tha; “Allahu i ka dërguar Profetit (a.s) disa vargje nga Kurani, në të cilat ne urdhërohemi që gjatë namazit të kthehemi me fytyrë nga Qabeja, pra kthehuni në drejtim të saj!” Ata i kthyen menjëherë fytyrat e tyre nga Siria, në drejtim të Qabesë”.[Transmeton Buhariu dhe Muslimi]

Nëse një njeri falet në bazë të përcaktimit të drejtimit nga ana e tij dhe pastaj dëshiron të falë një namaz tjetër, ai duhet të përpiqet përsëri për të përcaktuar drejtimin e kibbles. Nëse rezulton se drejtimi i vërtetë i saj është i ndrushëm me drejtimin e përcaktuar më pare prej tij, atëherë ai duhet të falet duke u kthyer me fytyrë nga drejtimi i ri, duke mos e përsëritur namazin e mëparshëm.


Dy rastet në të cilat njeriu që falet mund të mos kthehet me fytyë nga Qabja
Rasti i pare është kur njeriu i fal namazet vullnetare (nafile), ndërkohë që është mbi ndonjë kafshë, në makinë etj. Kur është në këtë gjendje, personi në fjalë mund ta ulë kokën si për rukutë eshtu edhe për sexhdet, por me një dallim të vogël, që për sexhdet ai duhet të ulë kokën më shumë. Ai mund të kthehet me fytyrë nga drejtimi në të cilin është duke udhëtuar ( me ndonjë kafshë apo me makinë).
Amir ibn Rabia treson se ka pare të Dërguarin e Allahut të falej, ndërkohë që ishte duke udhëtuar (mbi shpinën e kalit apo të devesë) dhe ai u kthye me fytyrë nga drejtimi në të cilin po shkonte.
Ky hadith transmetohet nga Buhariu, Muslimi dhe Tirmidhiu. Ky i fundit ka shtuar se “ ai e përkulte lehtazi kokën e tij”.
Megjithatë, Profeti (a.s) nuk vepronte në këtë mënyrë kur bëhej fjalë për namazin farze. Ahmedi, Muslimi dhe Tirmidhiu kanë regjistruar se ai falej hipur mbi kafshën e tij kur udhëtonin nga Meka në Medinë, duke u drejtuar me fytyrë larg Mekës. Në lidhje me këtë, Allahu shpalli ajetin kuranonr;
“Ngado që të kthehesh, ti do të gjesh fytyrën e Allahut”.


Ibrahim Nekhai thotë: “ Ata faleshin mbi kafshët e tyre në atë drejtim nga ishin duke shkuar”.
Ibn Hazmi thotë se kështu vepronin sahabët dhe t abi`inët kur ishin vendsa dhe kur ishin në udhëtim.
Rasti i dytë është falja e namazit e detyruar nga kushtet, sëmundja dhe frika. Në rrethana të tilla është e lejuar falja e namazit pa u kthyer me fytyrë në drejtim të kiblës, nëse për këtv nuk ekziston mundësia. Profeti (a.s) ka thënë: “Nëse unë ju urdhëroj për të bërë diçka bëni atë që jeni në gjendje për të bërë”.
Ndërsa, Allahu i Madhëruar thotë:
“ E nëse keni frikë (nga armiku), atëherë faluni duke ecur apo mbi kuajt tuaj…”(El Bekare, 239)
Ibn Umeri ka shtuar; “Në drejtim të kiblës ose jo”.[Transmeton Buhariu]

Sejid Sabik
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi