Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Veprimet që e prishin namazin

Shko poshtë

Veprimet që e prishin namazin Empty Veprimet që e prishin namazin

Mesazh nga Ebu Amar Tue Mar 09, 2010 7:02 pm

Veprat e mëposhtme e prishin namazin dhe personi që i kryen ato e humbet qëllimin e faljes: 1-Pirja apo ngrënia me qëllim
Ibn El Mundhiri thotë: “Dijetarët pajtohen me mendimin se nëse dikush ha apo pi me qëllim gjatë namazit farz, ai duhet ta përsërisë atë. E njëjta gjë vlen edhe për nafilet sipas shumicës së dijetarëve, pasi çdo gjë e prish namazin farz e prish edhe atë nafile”.

2-Të folurit me qëllim reth diçkaje që nuk ka lidhje me namazin
Të folurit me qëllim gjatë namazit, nëse nuk është në interes të namazit, e prish atë. Zejd ibn Erkani transmeton: “Në flisnim gjatë namazit dhe një person fliste me personin pranë tij derisa zbriti ajeti. “Qëndroni para Allahut të nënshtruar dhe me përkushtim”(El-Bekare, 238) dhe atëherë u urdhëruam të mbanim qetësi në namaz e të mos flisnim”.
Ibn Mesudi transmeton: “ Ne e përshëndersnim Profetin (a.s) gjatë kohës që ai ishte në namaz dhe ai i përgjigjej përshëndetjes sonë. Kur ne u kthyem nga Abisinia, ne e përshëndetëm atë por ai nuk iu përgjigj më përshëndetjes sonë. I thamë: “O i Dërguari i Allahut! Ne të përshëndetëm ty kur faleshe dhe ti na përgjigjeshe”. Atëherë ai tha: “Namazi kërkon përqëndrim të plotë”.

Nëse dikush nuk e di këtë rregull ose flet në harresë, namazi i tij është I vlefshëm. Muavije ibn El Hakemi tregon” Unë po falesha pas të Dërguarit të Allahut dhe dikush në xhemat teshtiu. I thashë: “Allahu të mëshiroftë!” Më pas njerëzit më vështruan duke shfaqur mosmiratim për veprimin tim.
Unë thashë: “Mjerë unë! Përse më vështroni në atë mënyrë?” Ata vazhduan të godisnin duart dhe kofshet e tyre dhe kur unë e pashë se ata donin që të heshtja, desha të flas por nuk thashë asgjë. Vallahi nuk kam gjetur mësues më të mire se ai as para dhe as pas tij. Kur i Dërguari i Allahut mbaroi namazin, ai nuk më qortoi, nuk më goditi dhe nuk më ofendoi, por thejsht tha; “ Të folurit me të tjerët nuk bën gjatë namazit, sepse namazi është për të madhëruar Allahun, për të ngritur Madhështinë e Tij dhe për të kënduar Kuran”.Transmetojnë Ahmedi, Muslimi, Ebu Daudi dhe Nesaiu. Muavije Ibn Hakemi foli nga padija e këtir rregulli dhe Profeti (a.s) nuk e urdhëroi ta përsëriste namazin.

3-Bërja e lëvizjeve të shumta me qëllim
Dijetarët kanë mendime të ndryshme rreth asaj se cilat janë lëvizje të pakta dhe cilat janë lëvizje të shumta. Disa thonë se lëvizjet e tepërta llogariten ato lëvizje, që nëse i sheh dikush pas tij është i sigurt se personi në fjalë nuk është duke falur namaz. Lëvizjet që nuk janë në këtë masë konsiderohen si lëvizje të pakta. Disa të tjerë thonë se është një veprim apo një sere veprimesh që do t``i bënin tjerët të besonin se personi nuk falet.
Neveviu thotë: “Nëse dikush bën shumë veprime që nuk janë pjesë e namazit, ai e prish namazin e nëse janë të pakta, namazi nuk prishet. Rreth kësaj çështjeje nuk ka ndryshime mendimesh. Ky është qëndrimi i saktë.
Megjithatë, ekzistojnë mendime të ndryshme rreth asaj se cilat janë veprime të pakta dhe të shumta. Për këtë ekzistojnë katër mendime. “Ai thotë që mendimi i katërt është më i saki dhe më i pranuari. Mendimi i katërt të cilin e përmban autori dhe shumica e dijetarëve është se përkufizimet e sakta të së shumës dhe të së paktës përcaktohen nga standarte të pranuara në përgjithësi. Namazi nuk dëmtohet nga lëvizje që llogariten si të zakonshme si lëvizja (e kokës) në përgjigje të ndonjë përshëndetjeje, heqja e këpucëve, ngritja e çallmës dhe vendosja e saj në vendin e vet.
Po ashtu, janë edhe veshja apo zhveshja e një rrobe të lehtë, mbajtja e një fëmije të vogël, shtyrja e dikujt që të mos kalojë para pesonin që falet, fërkimi i pështymës në rroba dhe vepra të tjera të ngjashme.
Përsa u përket veprave të tjera, të cilat te njerëzit llogariten si lëvizje të shumta, si p.sh bërja e hapave të vazhdueshëm gjatë namazit, ato e prishin namazin.
Neveviu thotë: “Dijetarët janë të mendimit se shumë vepra e prishin namazin nëse kryhen në vazhdimiësi (d.m.th njëra pas tjetrës). Nëse dikush i ndan këto vepra, për shmebull, bën një hap dhe ndalet për një kohë, pastaj bën një hap tjetër ose dy dhe pastaj dy hapa të tjerë, pas një pushimi ( qoftë edhe i shkurtër) mes tyre, namazi i tij nuk prishet, edhe nëse në këtë mënyrë bën njëqind hapa. Rreth kësaj çështjeje nuk ka ndrushime mendimesh. Përsa u përket lëvizjeve të vogla, -vazhdon ai, - siç janë lëvizja e gishtit për të madhëruar Allahun apo për t`u kruajtur e kështu me radhë, këto nuk e prishin namazin sipas mendimit të mirënjohur dhe autentik, madje edhe nëse bëhen shpesh dhe në vazhdimësi, por ato janë të palëlqyeshme”. Shafiu në pihimin e tij lidhur me këtë thotë: “ Madje edhe nëse dikush I numëron ajetet me gishtat e tij, kjo nuk do t`ia prishte namazin, megjithëse më e mira është që një gjë e tillë të shmanget”.


4- Lënia me qëllim e ndonjë kushti bazë të namazit pa ndonjë arsye të vlefshme
Buhariu dhe Muslimi transmetojnë se Profeti (a.s) i tha një beduin që nuk e kishte falur mire namazin e tij: “Kthehu dhe falu, sepse ti nuk je falur”.
Ibn Rushdi shkruan: “Të gjithë dijetarët janë të një mendimi se nëse dikush falet dhe nuk është në gjendje të pastër, ai duhet ta përsërisë namazin (kjo qëndron nëse vepra është kryer) me qëllim apo nga harresa.
Në mënyrë të ngjashme, edhe ai që falet pa u drejtuar nga kibla me qëllim apo për shkak të harresës (duhet ta përsërisë namazin). Në përgjithësi, nëse mungon ndonjëri nga kushtet mbi të cilat ngrihet vlefshmëria e namazit, është e detyrshme që namazi të përsëritet”. 1

5-Buzëqeshja apo qeshja në namaz
Ibn Mundhiri thotë se ekzistojnë mendime të përbashkëta se qeshja gjatë namazit e prish atë. Neveviu thotë: “Kjo është nëse njeriu qesh me zë dhe nxjerr qoftë edhe dy tinguj”. Shumica e dijetarëve thonë se buzëqeshja nuk shkakton problem. Nëse dikush pushtohet nga qeshja dhe nuk mund ta konrtollojë atë, namazi i tij nuk do të prishet nëse ajo është e një natyre të vogël. Nëse ai qesh shumë, namazi i tij do të prishet. Masa dalluese në mes të asaj që është pak apo shumë është ajo që te njerëzit njihet si e tillë.

Fusnota
1.Çështje me interes. Duhet ditur që është e ndaluar (haram), për dike që falet të kryejë një vepër, e cila e prish namazin, pa pasur një arsye bindëse. Nëse gjindet një shkak i forte si .sh dhënia e ndihmës së pare një personi në nevojë, ose shpëtimi I një personi që është duke e mbytur etj, në kësi rastesh, është e detyrueshme ndërprerja e namazit.
Hanefitë dhe Hambelitë janë të mendimit që është e lejueshme ndërprerja e namazit edhe për arsye mv të thjeshtasi : frika ngase mund të të humbasë pasuria, malli si pak apo shumë; kur nëna merakoset për fëmijën e saj që qan ; kur frikësohesh se mos vlon gjella në kusi dhe derdhet ; kur ke frikë se mos largohet kafsha me të cilën udhëton dhe e humb atë. etj
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi