Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Realiteti i fitoreve në Islam

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Realiteti i fitoreve në Islam

Mesazh nga Ebu Amar prej Tue Mar 09, 2010 7:07 pm

Pas rënies së hilafetit (shtetit islam), besimtarët mysliman kanë rënë në kallëpin e ligjeve laike, sekulariste, ku kanë pasur vështirësi të mëdha në mospërputhjën e principeve të fesë islame me jetën e tyre, nën ombrellën e laicizmit.

Mirëpo, pas kalimit të disa viteve dhe dekadave,gradualisht, ata janë adaptuar më këto ligje.Ua kanë zbukuruar të pavërtetën, ua kanë zbukuruar jetën e kësaj bote,dukë iu bërë ajo joshëse,duke i distancuar ata nga jeta fetare islame, ku burimin e kanë në tekstet hynore që garantonte fitore, ngadhënjim, sundim, sukses, përparim dhe edukim, shpëtim dhe dhunti, në këtë dynja dhe ahiret.

Këtë ua çrrënjosën nga mendja e tyre,sa që, besimitarët sot nuk mund të paramendojnë një fitore në luftë kundër armikut të tyre, sepse janë të materializuar dhe të gjitha çështjet i shqyrtojnë sipas forcës materiale.Të gjitha gabimet i arsyetojnë në aspektin material.

Sot,myslimanët e ngratë, të cilëve u mungon dituria për fenë e tyre, nuk kanë kurrfarë koncepti ndaj fesë së tyrë,nuk dinë se çka ka porositur Allahu i Lartësuar. Kur hapet biseda rreth temës së përparimit dhe prosperitetit, ata mbesin të shtangur, pa tekst, dhe e përsërisin pyetjen e njëtë si rrota në baltë: Pse myslimanët janë të prapambetur?…

E para: Allahu i Lartësuar i tha Pejgamberi të Tij,që t’i thërrasë besimtarët (në të gjitha kohërat), në bindje të shëndoshë e të paluhatshme dhe pa gjëra të shpikura në fe, thotë për këtë Allahu i Madhëruar: “Thuaj: “Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras te All-llahu, unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është All-llahu, e unë nuk jam nga idhujtarët.” (Jusuf:108)

E dyta: Allahu i Lartësuar u ka premtuar besimtarëve sundim dhe siguri, mirëpo më kushte pa të cilat nuk bën. Ato janë: Besimi i pastër, pa e njollosur më shirk, dhe veprat e mira të jenë të sinqerta dhe tu përmbahen synnetit të Pejgamberit,alejhi saletu ve selam.

Allahu i Lartësuar ka thënë: “Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhe bënë vepra të mira All-llahu u premtoi se do t'i bëjë zotërues në atë tokë ashtu si pat bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do t'u dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. E kush edhe pas kësaj mohon, të tillë janë ata më të prishurit.” (Nur:55)

Ti o lexues! Ndalu dhe medito, si arritën elita e sahabeve t’i mposhtin mberetëritë e mëdha kryeneçe,të cilët kishin potencial të madh ushtarak? Ata që ishin beduinë, nga zemra e shkretëtirës së Gadishullit Arabik? Nuk e kanë pasur atë që e kanë poseduar perandoritë e mëdha dhe superfuqitë e asaj kohe. Si e arritën këtë sukses? Lexo me kujdes ajetin 55 të sures Nur të lartpërmendur.

Shkaqet e Fitorëve

Është e ditur, për sigurin, se fitorja kundër armiqve realizohet me plotësimin e shkaqëve,prej tyre janë:

1.Imani (besimi) dhe veprat e mira:

a) Besimi, Allahu i Lartësuar,u ka premtuar besimtarëve fitore të qartë edhe atë me triumf të fesë së tyre dhe shkatërrim të armiqve të tyre, edhe nëse zgjatë kjo kohë. Thotë Allahu: “Ne patjetër do të ndihmojmë të dërguarit tanë në jetën e kësaj bote, edhe ata që besuan, edhe në ditën e prezentimit të dëshmive.”(Gafir:51)

Po ashtu ka thënë: “Obligim yni ishte të ndihmojmë besimtarët.” (Rum:47)

Besimtarët, të cilëve Allahu i Lartësuar u ka premtuar fitore, janë të përshkruar në Kur’an kështu: “E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur përmendet All-llahu u rrënqethen zemrat e tyre, kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe Zoti të tyre ata ju mbështetën. Dhe, të cilët falin (rregullisht) namazin dhe nga ajo, me çka Ne i furnizuam, ata japin.Të tillët janë besimtarë të vërtetë dhe për këtë kanë vende të larta te Zoti i tyre, kanë falje dhe kanë furnizim në mënyrë të ndershme.” (Enfal:2-4)

b) Veprat e mira, Thotë Allahu i Lartësuar: “Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhë bënë vepra të mira All-llahu u premtoi se do t'i bëjë zotërues në atë tokë ashtu si pat bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do t'u dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. E kush edhe pas kësaj mohon, të tillë janë ata më të prishurit.” (Nur:55)

2.Sinqeriteti

Muxhahidi dallohet nga të tjerët sepse ai në vetën e tij përmban një ibadet të madh që është sinqeriteti, kusht për pranimin e veprës së tij.Për këtë Allahu na këshillon në mënyrë që të ruajëm xhihadin tonë: “Mos u bëni si ata që dolën prej shtëpive të tyre me mendjemadhësi dhe syfaqësi…” (Enfal:47) Kurse,për ata që sakrifikojnë në rrugë të Tij thotë: “E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne, me siguri do t'i orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se All-llahu është në krahun e besimtarëve.” (Ankebut:69)

Është pytur Pejgamberi sal-llahu alejhi ve selam, O I Dërguari i Allahut! Ka njerëz që luftojnë për plaçkën e luftes, tjetri lufton për tu përmendur, e tjetri lufton që të duket pozita e tij, e pra kush është Fisebilil-lah (në rrugë të Allahut).Pejgamberi i tha: “Kush lufton që të jetë fjala e Allahut me e larta ai është fisebilil-lah.” (Muslimi,3/1514)

3.Ndihma ndaj fesë së Allahu të Madhëruar

Nga shkaqet më të mëdha të fitores është ndihma e fesë së Allahut të Lartësuar duke e ruajtur atë me besim, me të shprehur, me vepra dhe thirrje. Allahu i Lartësuar thotë: “(Ai ndihmon) Ata të cilët kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë, e falin namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mirë dhe largojnë prej të keqes. All-llahut i takon përfundimi i çështjeve.” (Haxh:41) po ashtu ka thënë: “O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) All-llahun, Ai u ndihmon juve dhe u forcon këmbët tuaja.” (Muhamed:7)

4.Mbështetja në Allahu (tevekuli) dhe marrja shkaqeve

Mbështetja në Allahun e Lartësuar dhe përgatitja e forcës,janë nga shkaqet që sjellin fitore këti ummetit. Thotë Allahu i Lartësuar: “Nëse All-llahu dëshiron t'ju ndihmojë, s'ka kush që mund t'ju mposhtë, e nëse Ai iu lë pa ndihmë, atëherë kush është ai pas Tij, që dot'ju ndihmojë? Pra vetëm All-llahut le t'i mbështeten besimtarët.” (Ali Imran:160) ka thënë: “…e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në All-llahun, se All-llahu i do ata që mbështeten.” (Ali Imran:159) po ashtu ka thënë: “E, mbështetu në All-llahun, se mjafton që All-llahu të jetë mbrojtës yti.”(Ahzab:3) po ashtu ka thënë: “Ti mbështetju Atij të përjetshmit që nuk vdes kurrë, madhëroje me lavdërimin që i takon Atij, Ai mjafton për njohje në hollësi të mëkateve të robve të vet.” (Furkan:58)

Kurse I Dërguari i Allahut ka thënë: “Ju, sikur ti mbështeteni Allahut me tevekul të vërtetë,do të ju furnizonte ashtu siç i furnizon zogjtë ,kur dalin të uritur e kthehen të ngopur” (Termidhiu 2/274)

Me tevekul mirren parasysh shkaqet,sepse tevekuli mbështetet në dy shtylla të mëdha:

a) Mbështetja te Allahu i Lartësuar me besim në premtimin dhe ndihmën e Tij. dhe

b) Marrja parasysh e shkaqëve në suaza të sheriatit. Për këtë shkak, Allahu ka thënë: “E ju përgatituni sa të keni mundësi force, (mjete luftarake) e kuaj të caktuar për betejë kundër atyre (që tradhtojnë) e me të, (me përgatitje) ta frikësoni armikun e All-llahut, armikun tuaj…” (Enfal:60) Nga Enesi r.a, trasmeton se një njeri i ka thënë Pejgamberit; “O i Dërguari i Allahut! A ta lidhi devenë dhe të mbështetem te Allahu, apo ta lë zgjidhur e të mbështetem tek Allahu ? I Dërguari i Allahut i ka thënë: “Lidhe e pastaj mbështetu te Allahu” (Termidhiu,4/668)

5.Përqendrimi në takimin me armikun

Nga shkaqet e fitorës është përqendrimi gjatë takimit në luftë me armikun duke mos ikur nga ai. I Dërguari i Allahut ka qenë i përqendruar në të gjitha betejat që i ka zhvilluar si në Bedër, Uhud, Hunejn etj. Ai është shembëlltyra jonë. Për këtë Allahu i Madhëruar thotë: “Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën jetër, ai atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun.”(Ahzab:21) po ashtu Allahu na porositë,ku thotë: “O ju që besuat! Kur të ndesheni me armikun që mohuan, mos ua ktheni shpinën. Kush ua kthen atyre shpinën, në atë moment veç atij që kthehet për të luftuar ose për t'iu bashkëngjitur një grupi tjetër, ai ka tërhequr kundër vetes hidhërimin e All-llahut dhe vendi i tij është xhehennemi. E ai është përfundim i keq.”(Enfal:15-16)

Pejgamberi sal-llahu alejhi ve selam ka thënë: “O ju njerzë! Mos e dëshironi takimin me armikun,po luteni Allahun për shëndet,e kur t’i takoni, bëni durim dhe dijeni se Xhenneti është nën hijen e shpatave(armve)” (Muslimi,2/1362)

6.Guximi, trimëria dhe sakrifica

Nga shkaqet më të mëdha të fitorës është edhe të cilësuarit me trimëri,me shpirt sakrifikues dhe duke pasur besim se xhihadi nuk sjell vdekjen më herët,dhe as që e vonon atë. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Kudo që të jeni vdekja do t'ju kapë, po edhe në qoftë se jeni në pallate të fortifikuara…” (Nisa:78) për këtë poeti shumë mirë është shprehur:

Ai që nuk vdes nga shpata,
do të vdes prej tjetër sendit,
Shkaqet janë të shumta,
Ndërsa vdekja është e një vendit.

Për këtë shkak, besimtarët e vërtetë janë me të guximshmit, kurse më i guximshmi ka qenë Muhamedi sal-llahu alejhi ve selam. Trimëria e tij është shfaqur në betejat më të mëdha në të cilat ka luftuar ai. Prej tyre janë:

a) Trimëria e tij e veçantë në betejën e Bedrit. Thotë Ali ibën ebi Talib r.a, ka thënë: “ E kam parë në ditën e Bedrit, se si strehoheshim te i Dërguari i Allahut,sa-llahu alejhi ve selam. Në atë caste, ai ishte më afër armikut se ne. Atë ditë ai ka qenë më i ashpëri (rrepti) nga të gjithë ne” (Imam Ahmedi,1/86)

Po ashtu ka thënë: “Kur fillonte përleshjet dhe takoheshin të dy palët, ne mbroheshim të i Dërguari i Allahut. Asnjëri nga ne nuk ka qenë me afër armikut se ai,sal-llahu alejhi ve selam.” (Hakimi,Dhehebiu sahih,2/143)

b) Në betejen e Uhudit ka luftuar me një trimëri të madhe që se ka pasur shoqin.

c) Në betejen e Hunejnit, El-Berra r.a, ka thënë: “Kur bëhej beteja më e vështirë, strehoheshim te ai,sal-llahu alejhi ve selam, kurse më trimi prej neve ishte ai që qëndronte barabart me të Dërguarin,sal-llahu alejhi ve selam.” (Muslimi,3/1401)

7.Lutja (dua’ja) dhe përmendja e Allahut (dhikri)

Nga shkaqet më të mëdha për fitore është të kërkuarit ndihmë nga Allahu me lutje dhe përmendje të shumtë të Tij,sepse Ai është i Fortë dhe i Gjithëmundshmi ta dëboj armikun dhe t’i ndihmon miqët e Tij. Thotë Allahu: “Zoti juaj ka thënë: “Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem…” (Gafir:60)

Po ashtu ka thënë: “Përkujtoni kur kërkuat ndihmë prej Zotit tuaj, e Ai ju është përgjigjur: “Unë do t'ju ndihmoj me njëmijë engjëj që vijnë një pas një (grup pas grupi).” (Enfal:9)

Allahu ka udhëruar që kur të ballafaqoheni me armikun të përmendeni Allahun,për këtë ka thën: “O ju që besuat, kur të ballafaqoheni me ndonjë grup, përqëndrohuni dhe përmendni çdo herë All-llahun që të arrini fitoren e dëshiruar.” (Enfal:45)

Pejgamberi sal-llahu alejhi ve selam kur ishte në beteja e luste Allahun për ndihmë prej Tij,e Allahu e ndihmonte dhe përkrahte me ushtri (melak) Siq është rasti kur Pejgamberi sal-llahu alejhi ve selam ka bër dua në luftën e Bedrit. Kur ai shikoi kah mushrikët kurse ata ishin njëmijë,ndërsa sahabët ishin traqind e ca. Atëher, I Dërguari i Allahut u kthy kah Kibla, i ngriti duart dhe kërkoi ndihmë nga Allahu derisa i ra xhybja nga krahët. Aty i afrohet Ebu Bekri ja merr xhyben dhe ja vendos mbi shpatulla e tij, pastaj i tha: “O Pejgamberi i Allahut, të mjafton kjo lutje jote ndaj Zotit tënd,Ai do të përmbush atë që të ka premtuar.”

Pastaj Allahu zbriti ajetin: “Përkujtoni kur kërkuat ndihmë prej Zotit tuaj, e Ai ju është përgjigjur: “Unë do t'ju ndihmoj me njëmijë engjëj që vijnë një pas një (grup pas grupi).” (Enfal:9) Nga dua’të dhe lutjet që ai i ka bërë është edhe kjo: “O Allah! Zbritës i Librit ,i shpejti në llogari,Lëvizës i reve, Dëbues i parive, dëboi paritë. O Allah! Dëboi dhe dridhi ata kurse neve na ndihmo kundër atyre.” (Muslimi,3/1363)

Kur e takonte armikun,thoshte: “HasbunAllahu ve niamel-vekil (Na mjafton Allahu sa mbrojtës i mirë që është Ai)” Mirëpo kur i thanë: “Populli (idhujtarët) është tubuar t'ju sulmojë, pra keni frikë!” Ajo, vetëm ua shtoi edhe më shumë besimin e thanë: “Neve na mjafton që kemi All-llahu, Ai është mbrojtësi më i mirë!”. (Ali Imran:173)

8.Durimi (Sabri)

Sabri është një adhurim që sjell shumë të mira e sidomos për muxhahidin i cili është në luftë, ati ju duhet kjo armë e imanit sepse ballafaqimi me armikun dhe sprovat që i vinë duhet me qenë nga durimtarët. Për këtë Allahu thotë: “O ju besimtarë, bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut, rrini të përgaditur dhe, që të shpëtoni, ruajuni dënimit të All-llahut.” (Ali Imran:200) Po ashtu thotë: “…Të jeni të durueshëm se All-llahu është me të durueshmit.” (Enfal:46) I Dërguari i Allahu ka thënë: “Dijeni se fitorja vjen me sabër, e shpëtimi vjen pas brengës dhe pas vështërsive vjen lehtësmiet.” (Imam Ahmedi,1/307)

9.Rrespekti i Allahut dhe i Dërguarit të Tij, sal-llahu alejhi ve selam. Janë nga shkaqet që sjellin fitore. Kështu që çdo muxhahid, e ka për obligim, por edhe çdo mysliman, që të mos e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij as për asnjë çast. Për këtë ka thënë Allahu: “Kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ia ka frikën All-llahut dhe i përmbahet udhëzimit të Tij, të tillët janë ata fitimtarët.” (Nur:52) po ashtu ka thënë: “…le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të dërguarit) se ata do t'i zë ndonjë telashe, ose do t'i godasë dënimi i idhët. (Nur:63)

10.Ndëgjueshmëria dhe rrespekti ndaj Emirit (Udhëheqsit)

Nga shkaqet e sjelljes së fitorës së myslimanëve ndaj armikut është dërzimi i Emirit. Që nijhen në mesin e besimtarëve si me iman dhe bindje të fortë, me vepra të mira, me trimëri dhe urtësi. Allahu thotë: “… më i ndershmi te Allahu është më i devotshmi në mesin e juaj…” (Huxhurat:13)

11.Dëshira për të arritur kënaqësin e Allahut dhe xhennetit të Tij.

Ky është qëllimi më i madhë, që ua ka premtuar All-llahu robërve të Tij, që urdhërojnë në të mirë dhe ndalojnë nga e keqja dhe muxhahidëve në rrugën e All-llahut. Ndër shkaqet që muxhahidit i mundësohet që të arrin fitore kundër armikut është realizimi i kësaj, sepse lumturia dhe dashuria që e shpren,dhe meditimi në arritjen e kënaqësis së Tij. Për këtë Pejgamberi sal-llahu alejhi ve selam në luftën e Bedrit ju drejtua sahabeve më këtë: “Ngrituni kah Xhenneti gjërsia e të cilit është sa qijet dhe toka” Të habitur më këtë njëri nga ata i tha: O I Dërguari i Allahut Xhenneti gjërsia e të cilit është sa qijet dhe toka? Tha: “Po” Ai pastaj tha: “Ah,Ah” Pejgamberi e pyeti: “Çka të shtyri që të thuash Ah,Ah!? Asgjë tjetër,përveç dëshirës për të qenë nga banorët e tij.” Ai i tha: “Ti je nga banorët e tij” Pastaj ai nxjerri disa hurma që ti hante, mirëpo tha: “Derisa ti ha këto hurma është kohë e gjatë,i hodhi ato që i mbetën e pastaj luftoi derisa u vra”.

Poeti ka thënë:

Nuk mërzitem nëse mbytem si mysliman, por nga cila anë për Allahun do të jam i shtrirë !!!

Përfundim

Në këtë broshur i paraqitëm disa nga shkaqet e fitores, ngadhënjimit, triumfimit e suksesit në fushën e sprovës dhe ballafaqimit me armikun. E lusim Allahun me Emrat e Tij të Bukur dhe Cilësit e Tij të Larta, që t’iu mundëson rikthimin e Krenaris së Ummet të Pejgamberit sal-llahu alejhi ve selam, për mes këtyre shkaqëve dhe t’iu ndihmon myslimanëve në lindje dhe perendim,me arritjen e sa më të shpejtë të fitorës së keti dinit dhe të na bën prej atyre besimtarëve që të na ringjallë Allahu në shoqërin e Pejgamberëve, Shehidave dhe robërve të mirë në Xhennetul-Firdeus.Amin

_________________
Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:“Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”.(Muslimi)


Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi