Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Porositë të cilat flasin për sjelljen e mirë ndaj grave

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Porositë të cilat flasin për sjelljen e mirë ndaj grave

Mesazh nga Ebu Beker prej Tue Mar 09, 2010 7:11 pm

All-llahu s.v.t. thotë: Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë. (Er rum 21)

"Çoni jetë të mirë me to". (En nisa 19 )

"Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi, por përgatitni për veten tuaj, dhe kini frikë All-llahun, e ta dini se fundi juaj është tek Ai, e besimtarëve jepu myzhde". (El bekare 223)

Edhe ata që thonë: "Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit". (El-Furkan, 74)

"All-llahu krijoi për ju bashkëshorte nga vetë lloji juaj, e prej bashkëshorteve tuaja - fëmijë e nipa dhe ju furnizoi me (ushqime) të mira. A besojnë ata të pavërtetën, e të mirat e All-llahut i mohojnë?" (En-Nahl, 72)

"S’ka dyshim se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë, ndërsa ajo që është tek All-llahu, është shpërblim i madh". (Et-Tegabun, 15)

"Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre". (En-Nisa, 34)

"Grave jepuani dhuratën e kurorës së tyre (niqahin) më të mirë, e në qoftë se ato nga vullneti i vet ju falin diçka nga ajo, atëherë hajeni atë hallall të mirë". (En-Nisa, 4)

"Nëse i urreni ato, bëni durim pse ndodh që All-llahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni". (En-Nisa, 19)

"Ai që është i pasur, le të shpenzojë sipas mundësisë së vet, e ai që është ngusht nga pasuria, le të japë nga ajo që i ka dhënë All-llahu, e All-llahu nuk ngarkon askë, vetëm aq sa i ka dhënë; mirëpo pas vështirësisë All-llahu sjell çlirim (begati)". (Et-Talak, 7)

Hadithet të cilat flasin për sjelljen e mirë ndaj grave

Transmeton Ebu Hurejra r.a. se e ka ndëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. i cili ka thënë: "Trajtoni mirë gratë, ngase gruaja është krijuar nga briri i lakuar, dhe lakesa më e madhe tek ai është pjesa më e lartë e tij. Nëse provon ta drejtosh atë, do ta thyesh, kurse nëse e len ashtu do të mbetet i lakuar (akoma). Andaj, trajtoni mirë gratë!"

Në një transmetimt tjetër qëndron: "Gruaja është sikur briri i lakuar nëse mundohesh ta drejtosh do ta thyesh , e nëse sherbesh me të do të kesh të mira prej tij edhe pse është i lakuar".

Abdullah ibn Ámr ibn’As , transmeton se Pejgamberi .s.a.v.s. ka thënë: "Kjo botë është knaqësi ndërsa knaqësi më e madhe e saj është gruaja e mirë. (Muslim)

Ebu-Hurejre r.a. transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Më i devotshmi është ai i cili e ka sjelljen e mirë , e më i mire në mesin e juaj është ai i cili sillet mirë ndaj grave të veta. (Tirmidhiu)

"Besimtari mos ta urej besimtarën , nëse nuk i pëlqen ndonjë veti e saj mund t'i pelqej të mirat tjera që i posedon". (Muslim, 2/1091)

"Ato (grat) janë pjesa tjetër e burrave." (Ahmed, Ebu Davud, Tirmizi, Ed-Daremi)

Hakim b. Mu'avija transmeton nga babai se ka ardhë një njeri te Pejgamberi s.a.v.s. dhe e ka pytur: Çfarë të drejta ka gruaja te burri i saj?.Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Ta ushqej sikur ushqehet vet t"i siguroj veshmbathje ashtu siq e bënë atë për vete , të mos e godas nëper fytyr ,mos ta ofendoj , dhe mos ta lë vetëm pos në shtëpi të vetë ." (Ebu Davud, En-Nesai ).

"Atij të cilit Allahu i jep grua të devotshme vetëmse e ka ndihmuar në fen e tij". (Hakim, sahih)

"Më i miri në mesin e juaj është ai i cili është më i mirë me grat e veta."

Porosi per gruan besimtare

O besimtare krenohu me ngritjen që të është dhënë , dhe ke frig Allahun mos t'a shfrytezosh në të keq këët mirësi bëhu e dashur për burrin tënd ndihmoje atë në fen e tij dhe asesi mos i jep përparsi knaqësis tënde para urdherit të cilin burri yt e ka mbi supet e veta e ta largosh aët nga nënshtrimi i urdhërave të Krijuesit tend .Me të do ta fitosh xhenetin dhe me të mund ta humbesh aët.

O grua besimtare mundohu ët jesh një dijamant që shkëlqen në syt e bashkëshortit tënd e të jesh po ashtu siq të ka pershkruar Allahu , prehje per te.

_________________
E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam prej muslimanëve?” (Fussilet/33)

Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi