Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Paramendo motër … paramendo ... melekun e vdekjes

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Paramendo motër … paramendo ... melekun e vdekjes

Mesazh nga Ebu Beker prej Tue Mar 09, 2010 7:15 pm

Motër … Sa gjatë do të jetosh ne këtë dunja ? 60 vite ? 80 vite … 100 vite … 1000 vite … pastaj çka ?!! Pastaj vdekje … pastaj ringjallje në dhuntitë e Xhenneteve apo në zjarret e xhehennemit …

Motër …

Të jesh e bindur me një bindje të vërtetë, ngase meleku I vdekjes ashtu siç I ka vizituarë të tjerët për marjen e shpirtit … tani ai është nisur drejt teje .... dhe dije se jeta sado që të zgjatë dhe zgjerohet ajo e ka përfundimin e saj, i cili përfundim është drejt një përfundimi të caktuar , e ajo nuk është përpos se disa vite, ditë apo momente. E do të mbetesh e vetmuarë pa të dashurit e tu, pasurinë tënde, pa shoqërinë tende …

Paramendo motër vetveten, e ty vetëm se të ka ardh momenti i vdekjes dhe vjen meleku dhe ta nxjerr shpirtin tënd duke filluar prej këmbëve …

Paramendo errësirën e varrit, vetmin e tij, ngushtësin e tij, ashpërsin e tij, dhe fillimin e jetës së vërtetë …!!!

Paramendo pamjen e dy melekëve, të cilët do të ulin ty dhe do të të pyesin …

Paramendo se si do të jetë trupi yt pas vdekjes ? Të janë ndarë nyjet tua, eshtrat të janë zhveshur nga mishi, e trupi yt është kalbur dhe është bërë ushqim kryesor për krimbat dhe insektet e ndryshme …!!!

E më pas t’i fryhet surrit (burisë) … me të vërtetë ky është zë trishtues pas të cilit do të shfaqemi para të Gjithëfuqishmit, dhe do të ndëgjosh një zë trishtues prej të cilit fluturojn zemrat nga frika, e në atë moment të zbardhet koka, e do të dalesh e pluhërosur e zhveshur, lakuriq, … vetëm se është zgjeruar toka dhe ka ndryshuar formën e saj si dhe kodrat janë rrafshuar, dhe sytë janë zbrapsur nga gjithë ata momente trishtuese, ... fillon shpërndarja e fletushkave e të kaplon brenga, pikëllimi dhe trishtimi I madh …

E sa prej pleqve thojn: Ah pleqëria ime !!!

E sa prej njerëzve të rritur thërrasin: Ah jeta ime !!!

E sa prej të rinjëve thërrasin: Ah rinia ime …!!!

E kur do të shfaqet xhehennemi me flakën e tij, e kur të filloj të gurgullon zjarri I hidhëruar aq shumë saqë copëtohen dhe ndahen zemrat ...

Paramendo nënqmimin tënd në atë ditë, dhe ti duke qenë e vetmuarë, e frikësuar, dhe e brengosur, dertet dhe telashet tua si dhe mëkatet,... Atë ditë, ata do të shkojnë pas thirrësit, e nuk do t’i largohen atij, e para të Gjithmëshirshmit ulen zërat e nuk dëgjohet tjetër pos një zë i ulët. Dhe atë ditë sillet Xhehennemi, ditën kur përkujtohet njeriu, e ç’dobi i bën atij përkujtimi?

Vetëm se i ka kapluar zemrat frika, ... Atë ditë, kur ta përjetoni atë, secila gjidhënëse braktis atë që ka për gjini dhe secila shtatëzënë e hedh para kohe barrën e vet, ….

Atë ditë do të distancohesh nga fëmijët tu, nëna yte, babai yt, burri yt, vëllau yt , ….

Paramendo motër atë pozitë dhe atë tmerr ku do të harrosh çdo të dashur e të afërm …

Paramendo ditën kur do të vendosen peshoret, e kur të shpërndahen e fluturojn fletushkat, sa ka në librin tënd mëkate dhe gjëra që nuk ia dëshiron vetvetes, e sa ka në veprat tua mangësi ?!!!!

Paramendo ditën kur do të thuhet ty: Eja .. ta kalosh siratin …

Paramendo ditën kur do të thërasin ty me emrin tënd në mesin e gjithë atyre krijesave: Oj filane bija e filanit: Eja drejt shfaqjes para Krijuesit tënd. Dhe ti do të ngritesh e askush pos teje nuk është ngritur për shkak se ti je e kërkuarë …

Paramendo në ato çaste dobësinë tënde dhe frikën e papërshkuar, do të shkatërohen nervat, dridhjet e zemrës, dhe u ndale para Duarve të Mbretit të Vërtetë e të Qartë., nga I cili ikje ti, e të thërret ty, e ti don që të kthehesh nga Ai.

Para duarve tua vendoset libri I veprave tua, I cili nuk ka lënë të madhe apo të vogël e që nuk është shënuarë në të. E do ta lexosh atë me një gjuhë që belbëzon nga frika, dhe me zemër të thyer,. Vetëm se të ka mbuluar turpi dhe frika nga All-llahu.

Pra me çfarë gjuhe do t’I përgjigjesh Atij Fuqiplotit kur do të të pyes për jetën tënde, rininë tënde, veprat tua, pasurinë tënde, … E me çfarë këmbë do të qëndrosh para Lartmadhërisë së Tij, dhe me çfarë sy do të shikosh drejt Atij, dhe me çfarë zemre do t’I përgjigjesh Atij Subhaneh …

Çfarë do t’i thuah nesër Atij, atëherë kur do të pyes Sunduesi:

Oj robëresha ime: Pse nuk më ke Madhëruar, pse nuk u turpërove prej Meje, pse nuk e ke pasur ndërmend se Unë jam vazhdimisht në vëzhgimin tënd?

Oj robëresha ime: Nuk e shihje të rëndësishme se Unë të shikoja ty në çdo moment e çdo lëvizje, a nuk isha Bëmirës ndaj teje, a nuk të begatova ty ?!!!

Motër ….

A nuk mund të kesh durim në respektin ndaj All-llahut, në këto ditë të pakta dhe këto momente të shpejta … që të shpëtosh me një shpëtim të madh, e të begatohesh me dhunti të pafundshme …

Oj robëreshë e All-llahut, ta mundësoft dhe të bëftë All-llahu prej të pranuarave tek Ai, e jo prej të refuzuarave, të jesh e lidhur me Zotin tënd me adhurimin tënd, me dinin tënd dhe ahiretin tënd …Të bëftë All-llahu të lumtur në dunjan tënde si dhe ahiretin tënd, t’I ngrit vlerat dhe të udhëzoft në rrugën e drejt.
AMIIN!

_________________
E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam prej muslimanëve?” (Fussilet/33)

Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi