Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Arrestohen 7 persona në Irlandë të dyshuar për vrasjen e karikaturistit suedez

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Arrestohen 7 persona në Irlandë të dyshuar për vrasjen e karikaturistit suedez

Mesazh nga Dhulkarnejn prej Wed Mar 10, 2010 6:39 pm

Arrestohen 7 persona në Irlandë të dyshuar për vrasjen e karikaturistit suedez

Dublin, 10 mars - Policia irlandeze ka arrestuar sot shtatë persona për shkak të planit për vrasjen e karikaturistit suedez, i cili ka vizatuar profetin Muhamed me trupin e qenit.
Policia njoftoi se katër meshkuj dhe tre gra të moshës ndërmjet 20 dhe 40 vjet janë arrestuar në aksionin e djeshëm të kryer në gjithë Irlandën.
Nacionaliteti i të arrestuarve nuk është bërë i ditur.
Arrestimet janë pjesë e hetimeve të planit për vrasjen e karikaturistit në një shtet tjetër, deklaroi policia për agjencinë AP, e cila ka identifikuar Lars Vilksin si objektiv të komplotit.
Policia njoftoi se në hetime janë përfshirë edhe shërbimet amerikane të sigurisë dhe të disa shteteve evropiane.
Al-Qaeda në Irak ka ofruar 100 000 dollarë shpërblim për vrasësin e Vilksit, pasi që në vitin 2007 një gazetë suedeze ka publikuar karikaturën e tij, në të cilin koka e profetit Muhamed gjendej në trupin e qenit.
Vilks nuk është karikaturisti i parë i cili është kërcënuar me vdekje për shkak të karikaturave të Muhamedit alejhi selam.
Gjithashtu edhe karikaturisti Kurt Westergaard, i cili në vitin 2005 kishte vizatuar Muhamedin alejhi selam me turban në formë të bombës, është kërcënuar me vdekje.

Dhulkarnejn
Forumist
Forumist

Numri i postimeve : 184
Points : 512
Reputation : 14
Data e Anëtarësimit : 02/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi