Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Historia e hixhretit të Ebu Bekrit r.a. dhe kontributi i tij

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Historia e hixhretit të Ebu Bekrit r.a. dhe kontributi i tij

Mesazh nga Ebu Amar prej Fri Mar 12, 2010 12:26 am

Historia e hixhretit të Ebu Bekrit r.a. dhe kontributi i tij

Pas formimit të grupit të myslimanëve prej 38 personave, të cilët që të gjithë ishin shokë të Pejgamberit a.s., me propozimin e Ebu Bekrit dhe me pëlqimin e Muhamedit a.s., u vendos që të fillonte shfaqja e Islamit publikisht. Atëherë myslimanët u shpërndanë nëpër xhami dhe secili shkoi tek farefisi i vet. Këtij veprimi të myslimanëve iu kundërvunë pabesimtarët, të cilët i sulmuan dhe i rrahën pa mëshirë.
Utbe ibn Rebia e kishte sulmuar Ebu Bekrin r.a. dhe e kishte rrahur aq shumë, saqë mezi e kishin shpëtuar të afërmit e tij.Jo më lehtë nga pabesimtarët kishte shpëtuar edhe Pejgamberi a.s..Transmetohet nga Esma, bija e Ebu Bekrit r.a., e cila ka thënë: “Erdhi një njeri te Ebu Bekri duke bërtitur e i tha ec te shoku yt më shpejt.
Doli nga ne e ai kishte bishtalec. Hyri brenda Qabesë duke thënë: “Vaj halli për ju. A doni ta mbytni një njeri vetëm pse thotë Zoti im është Allahu”. Këta mushrikë e lanë Pejgamberin a.s. e mësynë Ebu Bekrin duke i rënë me grushte dhe duke i shkulur flokët. Kur u kthye Ebu Bekri, filloi t’i prekte bishtalecat, të cilët i binin nga koka, ndërsa thoshte: “I Madhërishëm dhe i Respektuar qofsh, o Zoti im”.
Transmetohet nga Buhariu se Aishja r.a. ka thënë:
“Nuk e kisha menduar se prindërit e mi kishin pranuar fenë e vërtetë dhe, kur kjo kishte ndodhur, që atëherë nuk kalonte asnjë ditë pa na vizituar i Dërguari i Allahut, dy herë në ditë, në mëngjes e në mbrëmje”. Kur mbi myslimanët filluan të ushtronin trysni në Mekë, Ebu Bekri u nis të emigronte në Etiopi.
Kur kishte arritur në Jemen, në vendin e quajtur Berkel Gimad, takoi Ibn Dugunnen, kryetarin e fisit El-Kane, i cili e pyeti: “Ku po shkon, o Ebu Bekër?”. Ebu Bekri iu përgjigj: “Populli im më ndoqi nga toka ime, kështu që unë po kërkoj një tokë ku mund ta adhuroj Zotin tim”. Ibn Dugunne tha: “Njerëzit si ti, o Ebu Bekër, nuk largohen nga toka e tyre dhe as nuk thirren nga të tjerët…ti i ndihmon të dobëtit e të sëmurët, ti e përkrah gjithnjë të vërtetën…kthehu në vendin tënd dhe adhuro Zotin tënd, sepse do të të mbroj unë”. Pas këtij dialogu në mes Ebu Bekrit dhe Ibn Dugunnes, Ebu Bekri u kthye në Mekë, sepse e kishte përkrahur Ibn Dugunne, i cili shkoi tek prijësit e Kurejshëve dhe u tha: “Njerëzit si Ebu Bekri nuk duhet të largohen në asnjë mënyrë nga tokat e tyre.
Ai i ndihmon të dobëtit e të sëmurët, i viziton shpesh të afërmit, i respekton miqtë dhe gjithnjë e përkrah të vërtetën”. Në fakt, Ebu Bekrit iu lejua të kthehej, por me kusht që të lutej dhe të falej vetëm në shtëpinë e tij. Pas kësaj ndodhie, Ebu Bekri filloi të falej e të lexonte Kur’an në shtëpi, ku nuk dëgjohej e nuk shikohej nga të tjerët. Kjo gjendje e qetë nuk zgjati shumë, pasi kur familjarët e pabesimtarëve kalonin pranë shtëpisë së Ebu Bekrit, atyre u bënte përshtypje adhurimi i Ebu Bekrit. Kjo filloi t’i shqetësonte Kurejshët, të cilët reaguan përsëri tek Ibn Dugunne, i cili e kishte marr në mbrojtje Ebu Bekrin r.a..



Emigrimi i Eb u Bekrit me të Dërguarin e Allahut

Roli shumëdimensional i Ebu Bekrit dhe kontributi i tij shumë i madh në Islam paraqesin në mënyrë të kristalizuar dëshirën aq të madhe që kishte ai për këtë fe. Nga kjo vërehet qartë se ai njeri jetën e vet ia kishte kushtuar tërësisht Islamit, vetëm e vetëm që të lartësohej fjala e kësaj feje. Në vazhdën e shumë sakrificave në emër të Islamit dhe për Islamin, Ebu Bekri ishte i pari që i sfidoi të gjithë edhe në rastin e emigrimit të Pejgamberit a.s. nga Meka në Medinë. Kur ishte dhënë Urdhri nga Allahu xh.sh. për hixhret në Medinë, Ebu Bekri shkoi i pari te Pejgamberi a.s. dhe i tha: “O i Dërguar i Allahut, më jep leje për hixhret?” Muhamedi a.s. i tha: “O Ebu Bekër, prit, ndoshta Allahu ka për të zgjedhur ndonjë shok”.Ebu Bekri r.a. kishte shpresuar se do të ishte shoku i Muhamedit a.s. në hixhret, prandaj shkoi dhe bleu dy deve për udhëtimin e gjatë deri në Medinë. Kur erdhi dita e nisjes, Muhamedi a.s. shkoi tek ai dhe i tha: “O Ebu Bekër, Allahu më dha leje për hixhret”. Ky e pyet: “A do të jemi së bashku, o i Dërguar i Allahut ?”Ai tha: “Po, së bashku, o Ebu Bekër”. Aishja tregon se nuk kishte parë asnjëherë tjetër ndonjë njeri të qante aq shumë nga gëzimi, sa qau Ebu Bekri kur kishte kuptuar se do ta shoqëronte Pejgamberin a.s. në hixhret. Ai ishte një udhëtim i vështirë, ndoshta mund të ishte edhe i vdekjes, sepse nuk dihej nëse do të mbërrinte gjallë në Medinë, po megjithatë u gëzua aq shumë, sepse donte ta shoqëronte Pejgamberin a.s.. Ebu Bekri kishte marrë me vete tërë pasurinë që kishte, edhe pse mbrapa la familjen, pa u lënë atyre asgjë, - vetëm Allahun xh.sh. dhe Pejgamberin e Tij. Kur i erdhi leja Pejgamberit a.s. për hixhret në Medinë, në fillim të muajit Rebiul Ev-vel, shkoi te shtëpia e Ebu Bekrit dhe e lajmëroi për Urdhrin që i kishte ardhur për hixhret, përmes Shpalljes hyjnore. Pasi e mori lajmin, Ebu Bekri i premtoi Pejgamberit a.s. devenë e mirë nga dy devetë e zgjedhura që kishte. Pejgamberi a.s. nuk pranoi të hipte në devën e Ebu Bekrit, edhe pse kishte marrëdhënie shumë të afërta shoqërore me Ebu Bekrin, përderisa nuk ia pagoi devenë aq sa e kishte blerë ai.
Gjatë rrugës për në shpellën “Thever”, Muhamedin a.s. e shoqëroi Ebu Bekri r.a , i cili herë ecte para Pejgamberit a.s. dhe herë prapa, herë në të djathtë dhe herë në të majtë të tij. Kur e kishte pyetur Pejgamberi a.s. se pse vepronte ashtu, ai ishte përgjigjur: “Për shkak të sigurisë tënde, o i Dërguari i Allahut”. Përveç kujdesit që kishte treguar gjatë udhëtimit, Ebu Bekri r.a. ishte përkujdesur për Pejgamberin a.s. edhe kur kishin arritur në shpellën Thever dhe ishin strehuar atyë. Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Kur Ebu Bekri dhe i Dërguari a.s. arritën te shpella, Ebu Bekri tha: “O i Dërguar, më lejo mua të hyj i pari e të kontrolloj, nëse ka ndonjë gjarpër a akrep, le të më kafshojë mua të parin”.



I Dërguari i tha:“Futu”.Ebu Bekri hyri dhe filloi të prekte çdo cep të shpellës dhe të çarat që gjente, i mbyllte duke grisur rrobën e tij … Në fund Ebu Bekri, në dalje të shpellës, vuri thembrën e tij dhe e njoftoi të Dërguarin a.s. se mund të hynte. Në mëngjes, kur u bë dritë dhe lindi dielli, Pejgamberi a.s. vuri re se rroba e Ebu Bekrit ishte grisur.E pyeti Ebu Bekrin se ç’kishte bërë me të, e ai i tregoi ç’kishte bërë, kurse Pejgamberi a.s. ngriti duart lart menjëherëë dhe tha: “O All-llah, ngrije Ebu Bekrin në gradat e mia Ditën e Gjykimit”, dhe Allahu ia bëri të ditur se lutja i ishte pranuar. Për fisnikërinë dhe bujarinë e Ebu Bekrit, thuhet edhe një fakt tjetër: Kur ai kishte emigruar në Medinë, kishte pasur vetëm 5 mijë dërhemë, të cilat, që të gjitha, i kishte shpenzuar për Islamin dhe myslimanët. Transmetohet nga Ebu Hurejre se i Dërguari a.s. ka thënë: “Nuk më ka bërë dobi asnjë pasuri në krahasim me dobinë që më ka bërë pasuria e Ebu Bekrit”. Ebu Bekri e kishte dëgjuar dhe me sy të përlotur kishte thënë: “Unë dhe pasuria ime të përkasim vetëm ty, o i Dërguar i Allahut”. (Transmeton Ahmedi). Përsëri nga Ebu Hurejre transmetohet se i Dërguari i Allahut ka thënë:
“Ata që kanë falur shumë namaz, do të ftohen të hyjnë nga dera e namazit…Ata që kanë dhënë më shumë sadaka, do të ftohen të hyjnë nga dera e sadakasë dhe ata që kanë agjëruar më shumë, do të ftohen të hyjnë nga dera Rrajan”. Ebu Bekri e pyeti: “O i Dërguar!A nuk do të thirret asnjë nga të gjitha këto dyer?”I Dërguari a.s. u përgjigj: “Po, dhe unë shpresoj që ti do të jesh njëri prej tyre”.


Roli dhe pjesëmarrja e Eb u Bekrit në beteja për të Vërtetën e Islamit

Pa kaluar dy vjet nga emigrimi i myslimanëve në Medinë, mushrikët kurejshë filluan t’u dërgonin mesazhe kërcënimi mushrikëve në Medinë se do të shkonin edhe atje për t’i luftuar. Pas mesazheve kërcënuese dhe provokimeve të tjera, ishte e qartë se lufta e mushrikëve kurejshë ishte e paevitueshme. Në ato rrethana të
krijuara, në vitin e dytë h. lejohet lufta për myslimanët nga Allahu xh.sh. – për t’u mbrojtur.Në vitin e dytë h.
zhvillohet njëra ndër betejat më të rëndësishme për Islamin, e njohur në historinë islame si “Lufta e madhe e Bedrit”Pasi kishin kaluar ditë e muaj erdhi dita e betejës së Bedrit. Abdurrahman bin Ebu Bekri ende nuk e kishte pranuar Islamin. Ai, duke mprehur shpatën, tha: “Kush më del në dyluftim?” Ebu Bekri u ngrit e tha:
“O i Drguar i Allahut, do t’i dal unë”.Pejgamberi a.s. i tha: “Jo, o Ebu Bekër, më argëto me shoqërinë tënde duke jetuar pranë meje”. Atëherë ai tha: “Si të thuash, o i Dërguar i Allahut”. Pasi kishte kaluar ajo kohë dhe Abdurrahmani kishte pranuar Islamin, ai i kishte thënë babait të tij (Ebu Bekrit): “A e di, o baba, në ditën e luftës së Bedrit, kur të shihja, fshihesha që të të mos dilja përpara e të të mos luftoja”. Kurse Ebu Bekri tha: “Pasha Allahun, po të të shihja para meje, do të të vrisja”. Në ditën e zhvillimit të betejës së Bedrit, ashabët i kishin ndërtuar një strehimore (bazë) Pejgamberit a.s. që ta mbronin nga sulmet e ushtrisë kurejshite. Pastaj e diskutuan se kush do ta mbronte Pejgamberin a.s. Aliu r.a. tregon: “Ne të tjerët u tërhoqëm, ndërsa Ebu Bekri tha:
“Unë e ruaj dhe e mbroj Pejgamberin a.s.”. Në të vërtetë ashtu dhe veproi gjatë gjithë zhvillimit të betejës. Ishte
kjo edhe një trimëri e rrallë e Ebu Bekrit r.a..Në betejën e Uhudit, kur lufta zhvillohej me ashpërsinë më të madhe me armikun kurejshit, Pejgamberi a.s. I lutej Allahut me ngulm me fjalët: “Zoti im, nëse asgjësohet ky grup, nuk do të ketë kush të Të adhurojë në tokë, Zoti im na jep ndihmën që na është premtuar…” përderisa nuk i ra guna nga supet dhe iu ofrua Ebu Bekri duke i thënë: “O Pejgamber i Allahut, lehtësoje veten, sepse Allahu xh.sh. do të ta jap atë që ka premtuar. Për Allahun, Allahu nuk do të të poshtërojë kurrë”. Ebu Bekri r.a. kishte kontribuar
në mënyra të ndryshme edhe në luftën e Tebukut.
Kontributi i tij ishte veçanërisht në aspektin material, sepse atë kishte kërkuar Pejgamberi a.s.. Omeri r.a. kishte shkuar në shtëpinë e vet dhe kishte marrë gjysmën e pasurisë së tij dhe ia kishte dorëzuar Pejgamberit a.s.. Ai i kishte thënë: “Çfarë i le familjes sate, o Omer?” Omeri iu përgjigj: “Lashë gjysmën e pasurisë për familjen”. Pastaj erdhi Ebu Bekri që kishte sjellë më pak pasuri se Omeri, dhe e dorëzoi para Pejgamberit a.s, i cili e pyeti: “Çfarë i le familjes, o Ebu Bekër?”Ai i tha:
“Ua lashë Allahun xh.sh. dhe të Dërguarin e Allahut”.
Omeri tha: “Pasha Allahun, pas kësaj dite kurrë më nuk do të vihem në garë me Ebu Bekrin”. Ebu Bekri është i vetmi që kishte dhënë tërë pasurinë e tij tri herë për hir të Allahut xh.sh.. Një herë e kishte dhënë pasurinë kur shpëtoi dhe liroi një robëreshë besimtare të dobët, herën e dytë kur bëri hixhretin me Pejgamberin a.s. dhe herën e tretë kur e bëri hixhretin në ditën e luftës së Tebukut.

_________________
Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:“Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”.(Muslimi)


Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi