Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Lojërat e fatit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Lojërat e fatit

Mesazh nga Ebu Beker prej Fri Mar 12, 2010 12:58 am

Lojërat e fatit

Lojërat e fatit janë përmendur në Kur’an bashkë me alkoolin, i cili është nëna e të këqijave. Bixhozi nuk është aspak më i parrezikshëm se alkooli. Meqenëse qëllimi i të gjitha lojërave të fatit është fitimi i pasurisë, konkretisht i të hollave, është e rëndësishme të ruhet pasuria nga kjo dukuri e shëmtuar dhe njëkohësisht të dihen pasojat e saj.
Islami ka vënë rregulla dhe mënyra se si të fitohet dhe si të investohet në pasuri, dhe me të drejtë i ka ndaluar të gjitha rrugët që çojnë në shkatërrimin dhe humbjen e pasurisë. Për këtë arsye, janë të lejuara: shitblerja në mënyrë legale, disa kredi, qiraja, dhuratat e ndryshme etj..,si forma të ndryshme të mundësisë për t’u pasuruar. Ndërkaq, në anën tjetër, janë të ndaluara të gjitha format e tjera të palejueshme të pasurimit përmes: marrjes së kamatës, bixhozit, ryshfetit, shitblerjes së bazuar në mashtrim, vjedhjes, monopolit, tregtisë me mjete narkotike dhe me qenie të gjalla (është fjala për njerëz, ndoshta edhe ndonjë formë tjetër). Pasuria zë vend të rëndësishëm në Islam dhe, si e tillë, gëzon paprekshmërinë e saj njësoj si besimi, jeta dhe nderi. Lidhur më këtë,
Pejgamberi a.s. në Haxhin Lamtumirës ka thënë:”Ju ndalohet sulmi ndaj pasurisë, jetës dhe autoritetit tuaj, ashtu si ju është ndaluar çfarëdo armiqësie në këtë ditë dhe në këtë vend”.Dëmet e lojërave të fatit janë të mëdha, si për individin ashtu edhe për shoqërinë në përgjithësi. Bixhozi dhe lojërat e fatit mjerisht sot janë shumë të përhapura.
Mjetet e informacionit reklamojnë përditë një nga këto lojëra, saqë disa nga njerëzit kanë krijuar një mendim të gabuar se këto lojëra janë të lejuara dhe në to nuk ka asgjë të keqe. Format se si zhvillohen këto lojëra, janë nga më të ndryshmet, si në spektakle të ndryshme me këngëtarë, sportistë dhe personalitete të ndryshme, të ftuar me emër nga jeta politike apo artistike. Lojërat e fatit vetvetiu janë krim ose shkas i krimeve, siç janë: vrasjet, vetëvrasjet, vjedhjet, ryshfeti, grindja në familje, e të mos flasim për lënien e detyrimeve fetare si pasojë e këtyre lojërave.



BIXHOZI

Sikur të donim të përkufizonim bixhozin, do të mund të thoshim:”Bixhozi apo kumari është lojë në mes dy apo më shumë personave, objekti ose qëllimi i së cilës janë të hollat ose çfarëdo lloj tjetër i pasurisë, të cilat fituesi i merr nga humbësi”.Ai sot pothuajse është i përhapur çdokund: në shtëpi, nëpër klube, në shkolla, në hotele, në sheshe, në tren apo anije dhe, si i tillë, është bërë qëllim jete për shumëkënd, si dhe për të arritur sa më shpejt pasuri të madhe.Bixhozi ose lojërat e fatit në përgjithësi kanë një gamë të gjerë, që përfshin të gjitha lojërat që mbështeten tek fati, raste frike dhe rreziku.
Islami është kategorik për sa i përket çështjes së ndalimit të bixhozit. Janë të shumta dëshmitë në Kur’anin dhe Synetin dhe nga dijetarët islamë, të cilët pajtohen pa asnjë përjashtim në këtë pikë. Mirëpo ne do t’i theksojmë dy ajete të Kur’anit dhe disa hadithe:
“O ju që keni besuar! Të gjitha pijet alkoolike dehëse dhe që të marrin mendjen, kumari, bixhozi, idhujt, hedhja e shortit, kërkimi i fatit me shigjeta, - janë të neveritura e punë prej shejtanit, kështu që hiqni dorë prej të gjitha atyre punëve të neveritura, që të jeni të shpëtuar. Shejtani do vetëm që të nxisë armiqësi e urrejtje në mes jush, me anë të pijeve dehëse dhe kumarit (bixhozit), t’ju ndalojë nga të kujtuarit e Allllahut dhe nga falja, pra, a po i jepni fund alkoolit e bixhozit?” ( El- Maide: 90-91 ).
Të shumta janë hadithet që flasin për ndalimin e bixhozit ose lojërave të ndryshme të fatit me të holla ose me ndonjë lloj tjetër të pasurisë. Një prej tyre është ai që ka transmetuar Ebu Hurejre r.a., se i Dërguari s.a.v.s. ka thënë:”Kush i thotë shokut të vet: Eja të luajmë bixhoz, le të japë lëmoshë”. Siç shihet nga hadithi, bixhozi ose kumari është mëkat i madh, aq sa edhe përmendja e tij duhet të shlyhet me dhënien e lëmoshës.



Bixhozi është mjet për shkatërrimin e pasurisë, ndërsa, në anën tjetër, ruajtja e pasurisë është një ndër pesë qëllimet e larta dhe të detyrueshme të Islamit. Pasurimi i shpejtë me anë të këtyre lojërave është në kundërshtim me rregullat e Sheriatit. Pra, për të arritur pasuri, duhet të investohet mund dhe punë, që janë mjetet e vetme për fitimin dhe shtimin e pasurisë në mënyrë të lejuar (hallall). Bixhozi dhe lojërat e fatit, përveç të tjerash mbytin instiktin e
njeriut për aksion dhe paralizojnë aftësinë prodhuese për punë. Njeriu kështu mësohet me përtaci dhe mbështetet tek fati, pa derdhur kurrfarë mundi a pune. Shumë familje, brenda një nate ose vetëm për pak kohë, varfërohen pas begatisë së madhe që u ka dhuruar i Madhi Zot. Sa familje janë që kanë qenë krenare për pasurinë e tyre, po një anëtar i tyre i ka shkatërruar për krejt pak kohë. Bixhozi e çon njeriun drejt plaçkitjes, vjedhjes, gënjeshtrës, vetëvrasjes, shkatërrimit të familjes dhe shkakton armiqësi të shumta. Bixhozi (kumari ndikon edhe në shëndetin e njeriut. Ai shkakton sëmundje nervash, sepse personi investon gjithë energjinë shpirtërore në lojë.
Vazhdimisht tek ai është e pranishme frika nga humbja, e kjo e çon drejt shkatërrimit të nervave dhe sëmundjeve shpirtërore. Ai që luan bixhoz (kumar) ose vë bast, ose në ndonjë formë tjetër loje me të holla ose me pasuri, nuk e ka të lehtë ta shikojë tjetrin se si ia merr të hollat apo pasurinë pa kurrfarë mundi a lodhjeje. Kjo e shtyn tjetrin pastaj të mendojë për hakmarrje dhe në ato çaste ai është në gjendje të bëjë çdo gjë që të mos mbetet duarthatë. Nga e tërë kjo kuptojmë se bixhozi, me të gjitha lojërat e fatit, janë një gjë shumë e shëmtuar dhe është e kuptueshme për se Islami nuk e lejon. Njeriu i arsyeshëm nuk do të pajtohet kurrë me këtë dukuri dhe kurrë nuk do ta thotë të kundërtën, sepse nga këto lojëra nuk ka asgjë të mirë përveç largimit nga e vërteta dhe mallkimit nga ana e Allahut xh.sh..

_________________
E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam prej muslimanëve?” (Fussilet/33)
avatar
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lojërat e fatit

Mesazh nga Amar prej Sat Mar 13, 2010 5:34 pm

SubhanAllah ,Allahu na rujt prej tyre
avatar
Amar
Anëtarë Fillestar
Anëtarë Fillestar

Numri i postimeve : 11
Points : 17
Reputation : 6
Data e Anëtarësimit : 08/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi