Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, i katërti i Kalifëve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, i katërti i Kalifëve

Mesazh nga Ebu Amar prej Fri Mar 12, 2010 1:20 am

Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, i katërti i Kalifëve

Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, i katërti i Kalifëve E kush nuk e njeh Aliun të birin e Ebu Talibit nga familja Beni Hashim të fisit Kurejsh. Ai ishte djali i xhaxhait të Profetit (salallahu alehji ue selem) dhe dhëndri i tij, bashkëshorti i Fatimes, fëmija më e dashur e Profetit, ai ishte prijësi i katërt i myslimanëve dhe një nga dhjetë të përgëzuarit me Xhenet. Aliu lindi tridhjetë e dy vjet mbas Profetit (salallahu alehji ue selem) dhe ishte djali më i vogël i Ebu Talibit, nëna e tij quhej Fatime bint Esed dhe ishte gjithashtu nga familja e Beni Hashimit. Aliu që në moshë të vogël qëndron pranë Profetit, i cili do të bëhej si babai i dytë për të, dhe kjo lidhshmëri do të vinte dhe forcohej gjithmonë e më tepër me shpalljen hyjnore që i zbriti Muhamedit (salallahu alehji ue selem), Aliu do të ishte fëmija i parë që do të pranoj Islamin rreth moshës nëntë vjeçare, dhe një nga të parët që përqafuan këtë fe. Tiparet e jashtme të tij Ngjyrën e lëkurës e kishte ezmere të theksuar, sytë të rëndë dhe të mëdhenj, pak i shkurtër, dhe me flokë të rënë, kishte mjekër të madhe dhe të zbardhur nga thinjat. Ishte njeri trim dhe tepër guximtarë, i vendosur në luftë por e donte paqen dhe marrëveshjet kur bëhej fjala të ruajtur gjakun e myslimanëve. Ibn Xheuzi në librin e tij ‘Sifetu Safua’ përmend se Aliu pati katërmbëdhjetë djem dhe nëntëmbëdhjetë vajza. Me Fatimen, vajzën e Profetit ai pati katër fëmijë, dy djem dhe dy vajza, ndërsa fëmijët e tjerë me gra të tjera. Profeti (salallahu alehji ue selem) e donte shumë Aliun, jo vetëm sepse ai ishte kushëriri dhe dhëndri i tij, por sepse edhe Allahu e donte Aliun. Në ditën Hajberit kur myslimanët luftonin kundra çifutëve, Profeti tha: këtë flamur do t’ia japë nesër një njeriu të cilit Allahu do t’i jap fitoren, ai e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe Allahu dhe i Dërguari i Tij e duan këtë njeri. Shokët e Profetit atë natë e aluan duke biseduar se kush do të ishte ky njeri. Të nesërmen të gjithë shkuan tek Profeti, dhe secili prej tyre dëshironte që të ishte ai personi që do t’i jepej flamuri. Por Profeti (salallahu alehji ue selem) tha: Ku është Ali ibn Ebi Talib? Atëherë shokët i thanë se ai ishte i sëmurë nga sytë. Profeti urdhëroi që ta sillnin para tij, dhe mbasi e sollën Profeti (salallahu alehji ue selem) pështyu në sytë e tij dhe mbasi u lut për të, ai u shërua sikur të mos kish qenë sëmurë më parë, më pas Profeti i dha atij flamurin dhe i tha: Shko drejt tyre ngadalë derisa të arrish në mejdanin e tyre dhe më pas ftoi ata në Islam, dhe tregoi detyrimet që ata kanë ndaj Allahut, sepse pasha Allahun! Sikur Allahu të udhëzojë nëpërmjet teje një njeri të vetëm, kjo do të jetë më mirë për ty sesa edhe një deve e kuqe.[1] Aliu mori pjesë në të gjitha luftërat në të cilat mori pjesë Profeti i Allahut (salallahu alehji ue selem) dhe nuk iu nda atij, por në luftën e Tebukut vendosi që Aliu të mos vinte me të, por të qëndronte si mëkëmbësi i tij në Medine. Aliu (radijallahu anhu) i pakënaqur i thotë: O i Dërguari i Allahut! A po më lë mua të që të udhëheq gratë dhe fëmijët? Dhe i Profeti i tha: A nuk dëshiron që ti për mua të jesh si Haruni me Musain? Por se mbas meje nuk ka profet.[2] Shiko seç dashuri mbante Profeti për Aliun ku e vë atë në pozitën e Harunit që ishte vëllai i Musait dhe që i priu popullit kur Musai po largohej për të marrë Teuratin nga Allahu, ndaj dhe Profeti nuk po e linte atë mbas me gratë dhe fëmijët veçse sikur e la Musai të vëllanë e tij që të përkujdesej për popullin, pra i besoi në ato çaste atë që nuk mund t’ia besonte vetëm se të vëllait, por vetëm me një dallim se Haruni ishte profet dhe Aliu jo. Dashuria për Aliun, këtë sahabi të nderuar, është pjesë e besimit tonë, ata që e urrejnë atë janë hipokritë dhe pa dyshi që besimtarët e duan atë.[3] Një herë Profeti (salallahu alehji ue selem) shkon tek shtëpia e Aliut dhe nuk e gjen atë aty. Profeti e pyet të bijën Fatimen se ku ndodhet dhe ajo i thotë se mes saj dhe atij kishte pasur një zënkë dhe kështu që ai qe larguar nga shtëpia. Profeti më pas e gjen Aliun të shtrirë në xhami dhe rroba i kishte rënë nga trupi dhe ai ishte bërë me dhe. Profeti ulet pranë tij dhe fillon t’i fshij dheun me dorë dhe t’i thotë: Çohu o Ebu Turab (babai i dheut)! Çohu o Ebu Turab (babai i dheut)![4] Dhe që nga ajo kohë Ebu Turab, ishte emri më i dashur për të. I tillë ishte Aliu i dashur për Profetin dhe i tillë do të ngelte edhe pas vdekjes së tij, për Ebu Bekrin, Umerin dhe Uthmanin, ai do të ishte një nga miqtë më të dashur të tyre dhe një nga këshilltarët më të sinqertë për ta. Të flasësh për këtë sahabi, për jetën dhe veprat e tij, për frikën ndaj Allahut, dijen dhe mençurinë e tij, edukatën dhe moralin e tij, adhurimin dhe përkushtimin ndaj Allahut, nuk mjaftojnë rreshtat e një reviste dhe as faqet e saj, por ne për ta mbyllur do të japim një përshkrim që i bëhet Aliut nga një prej miqve të tij. Muauije ibn Ebi Sufjan i thotë Dirar ibn Damres, ma përshkruaj Aliun. Dhe ai kërkon t’i shmanget, por Muauija këmbëngul dhe atëherë Dirari tregon: Ai pasha Allahu ishte një njeri largpamës, i fuqishëm, fliste fjalë të prera dhe gjykonte me drejtësi, ishte i mbushur gjithë dije, fjalët i kishte të urta, nuk i pëlqente kjo botë dhe kënaqësitë e saj, gjente qetësi gjatë natës në adhurim. Pasha Allahun! Ai lotonte shumë, mendohej gjatë, dhe meditonte me vete, i pëlqenin rrobat e ashpra dhe ushqimi i të varfërve. Pasha Allahun, ishte sikur të ishte një prej nesh, na përgjigjej kur e pyesnim, na përshëndeste i pari kur e takonim, dhe vinte kur e ftonim. Dhe me gjithë që i qëndronim afër dhe na rrinte afër nuk para i flisnim për shkak të pozitës së tij. Kur buzëqeshte dhëmbët i shkëlqenin si të ishin perla të vëna në rradhë. Ai i nderonte njerëzit e devotshëm, i donte të varfrit, dhe nuk i hapte rrugë të fortit kur nuk ishte në të drejtë, njerëzit e dobët e mbanin shpresën tek drejtësia e tij. Dëshmoj para Allahut se e kam parë disa herë në net të errëta tek falej në vend faljen e tij dhe qante pa pushim dhe ngashërehej. Më duket sikur e kam para syve duke e dëgjuar të thotë: o dynja! O dynja! A mua më ke dalë përpara dhe mua po më kërkon? Ku vete, ku vete? Mashtro dikë tjetër dhe jo mua! Të kam divorcuar tre herë ndaj nuk kthehem më tek ty, mosha jote është e shkurtër, dhe jeta jote është e ulët, dhe rreziku jot i madh. Oh sa pak zahire që kam, dhe udhëtimi është i gjatë dhe i vetëm! Kur Muauija e dëgjoi të gjithë këtë filluan t’i rridhnin lot saqë edhe mjekra filloi t’i pikojë dhe ai e fshinte me mëngën e rrobës, dhe të pranishmit i kishte kapur e qara. Dhe Muauija tha: Allahu e mëshiroftë Ebul Hasanin (Aliun)! Pasha Allahu ka qenë i tillë. Po ti si e ndjen veten pa të o Dirar? Dirari i thotë: e ndiej veten të trishtuar sikur ajo nënë që i kanë vrarë fëmijën në prehrin e saj dhe ajo s’pushon së qari nga trishtimi.[5] Ja kështu e donin sahabet njëri-tjetrin ndonëse mund të kishin mospajtime. Aliu vdiq në moshën gjashtëdhjetë e tre vjeçare, në Kufe të Irakut, duke rënë shehid nga dora e një njeriu të humbur që i përkiste sektit të haurixhëve. Allahu e mëshiroftë dhe qoftë i kënaqur prej Aliut dhe na bashkoftë ne bashkë me të dhe sahabet tjerë në Xhenet. Amin. [1] Transmeton Buhariu 4210, Muslimi 2406. [2] Transmeton Buhari 3706, Muslimi 2404. [3] Shih hadithin nr.78 tek Muslimi. [4] Transmeton Buhari 441. [5] Sifetu safua 1/166

_________________
Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:“Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”.(Muslimi)

avatar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi