Azili, Shkupi dhe Beogradi marrin 'masa preventive'
Faqja 1 e 1

Takimi Daçiç - Jankullovska në Shkup
Problemi me azilkërkuesit nga Maqedonia dhe Serbia në disa vende evropiane ishte shkak për takimin e sotëm me ministres së brendshme të Maqedonisë Gordana Jankullovska dhe homologut të saj serb Ivica Daçiç.
Në Shkup biseduan se si të veprojnë për të penguar një dukuri të tillë. Të parat për shqyrtim janë agjencitë turistike.
Është konstatuat se dy agjenci nga Maqedonia bashkëpunuan me agjencitë nga Serbia për organizimin e udhëtimeve për azilkërkuesit e ardhshëm. Tani po bëhet verifikime shtesë. Janë bërë hetimet edhe për agjencinë, për të cilën u përmend se ishte në pronësi të deputetit Amdi Bajram, por të dhënat e MPB-së nuk i konfirmuan këto dyshime.
“Për tetë raste janë dhënë masa të caktuara, kryesisht gjoba, por edhe ndalesa të caktuara për aktivitetin e agjencive turistike, që u kontrolluan dhe tek të cilat u vërejtën parregullsi në punën e tyre”, deklaroi Gordana Jankulloska, ministre e Brendshme e Maqedonisë.
“Sot, duhet të bëjmë gjithçka që Evropa të mos frikësohet nga Ballkani Perëndimor për shkak të emigracionit ilegal dhe azilantëve të ndryshëm, pasi kjo mund të rrezikojë të ardhmen evropiane të rajonit”, tha Ivica Daçiç, ministër i Brendshëm i Serbisë.
Sipas të dhënave që i njoftuan ministrat, në Belgjikë kërkuan azil, 409 shtetas të Maqedonisë, kurse nga Serbia: 400 në Belgjikë dhe rreth 600 në Suedi.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi