Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Debat i sindikalistëve dhe ekspertëve: Të ndalet azilkërkimi

Shko poshtë

Debat i sindikalistëve dhe ekspertëve: Të ndalet azilkërkimi Empty Debat i sindikalistëve dhe ekspertëve: Të ndalet azilkërkimi

Mesazh nga Ebu Amar Sat Mar 13, 2010 12:18 am

Debat i sindikalistëve dhe ekspertëve: Të ndalet azilkërkimi

Shqetësime se puna sezonale në shtetet evropiane gjatë muajve të ardhshëm mund të sjellë largimin të madh të qytetarëve të Maqedonisë për punë jashtë shtetit.
Në debatin e sotëm në Ohër, u tha se një fenomen i tillë është është i pritshëm.
”Ka shumë njerëz që janë jashtë vendit, sidomos nga Maqedonia Lindore. Punojnë nëpër fusha, ruajnë dhentë, presin dru, dhe prej andej askush nuk i dëbon.
Nuk pengojnë askënd, nuk janë një problem, pasi pronarëve iu nevojiten punëtorë”, deklaroi Sllobodan Antovski, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura.
”Maqedoninë po e braktis kuadri cilësor për shkak të jetës më të mirë, të cilën Maqedonia, për momentin, nuk e ofron. Diku rreth 50.000 punëtorë tashmë janë jashtë Maqedonisë.
Po na shqetëson aktiviteti sezonal. Tani vjen një gjë e tillë për bujqësinë, që mund të tërheqë shumë punëtorë”, tha Mile-Boshkov, nga Konfederata e Punëdhënësve.
Një situatë e ngjashme është edhe tek Kosova fqinje.
”Këtë dukuri mund ta quajmë "sindromë ballkanike." Situata është identike edhe tek ne, pavarësisht se Kosova nuk është e përfshirë në heqjen e vizave. Shpresojmë që kjo të ndodhë shpejt.
Këtë dukuri vështirë se do të jemi në gjendje ta parandalojmë, por mund t’a zvogëlojmë me investime dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, tha Shmerhona Kamberi, nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
Një pjesë e ekspertëve të huaj porositën autoritetet maqedonase se si të veprojnë kur ekziston tendenca për largimin e një pjese të qytetarëve.
”Kur tashmë ekziston migrimi dhe nuk mund tërësisht ta parandalojmë, të paktën njerëzit të informohen kur migrojnë në mënyrë që të kontrollohet ky proces.
Autoritetet tuaja duhet të realizojnë marrëveshjeve dypalëshe me qeveritë e Evropës për tu përgatitur një kuotë e punëtorëve nga Maqedonia të cilët nevojiten në Evropë.
Të dihet se cilët njerëz do të mund të migrojnë. Për shembull, Italia ka marrëveshje me vendet e tjera dhe atje nuk ka mundësi për punë”, u shpreh Daniel Navah, ekspert për azil dhe migracion.
Në debatin në Ohër me titull “Migrimi i krahut të punës në Ballkan”, kishte përfaqësues të sindikatave nga disa vende të Ballkanit, përfaqësues të sektorit joqeveritar dhe ekspertë nga fusha e migrimit.

Miki Trajkovski
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi