Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Zviceranët ndërtojnë në Viti termocentral që do të prodhojë energji nga misri

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Zviceranët ndërtojnë në Viti termocentral që do të prodhojë energji nga misri

Mesazh nga Dhulkarnejn prej Sat Mar 13, 2010 12:30 am

Zviceranët ndërtojnë në Viti termocentral që do të prodhojë energji nga misri

Viti, 12 mars – Autoritetet komunale të Vitisë dhe përfaqësuesit e kompanisë zvicerane “Ipower International”, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e projektit të ndërtimit të një termocentrali, i cili parashihet të furnizojë me rrymë elektrike rreth 10 mijë banorë të kësaj komune.
Kryetari i komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi, ka theksuar se nënshkrimin e kësaj marrëveshje të partneritetit me kompaninë zvicerane është shumë me rëndësi për komunën e Vitisë, pasi përmes këtij projekti do të mundësohet furnizimi cilësor me energji i qytetarëve.
Ai ka siguruar donatorët se gjitha parakushtet që kërkohen nga komuna e Vitisë, do të kryhen në një afat sa më të shkurtër, në mënyrë që sa më parë të fillojë implementimi i këtij projekti.
Drejtori financiar i kompanisë “Ipower International”, Daniel Lani, ka theksuar se ky projekt është kapital për qytetarët e Vitisë, të cilët përpos energjisë elektrike do të kenë mundësin edhe të sigurimit të sistemit të ngrohjes.
Ai ka thënë se projekti për termocentralin që prodhon energji elektrike duke përdorur misrin është i pari në Kosovë dhe përpos parakushteve që duhet të realizohen nga institucionet komunale dhe ato qendrore, duhet siguruar edhe sipërfaqet e mbjella me misër.
“Është kontrata e parë e kompanisë sonë që e nënshkruajmë në Kosovë për investime dhe do të angazhohemi për realizimin e këtij projekti në afatet e parapara”, është shprehur Lani.
Projekti i termocentralit, që do të prodhojë energji elektrike nga misri, do të kushtojë rreth 5 milionë euro, kanë bërë të ditur përfaqësuesit e kësaj kompanie, ndërsa brenda një viti nevojiten rreth 300 hektarë të mbjella me misër, që do të mundësonte prodhim normal të energjisë për rreth 10 mijë banorë të qytetit të Vitisë, njofton Zyra për Informim Publik e Vitisë.
avatar
Dhulkarnejn
Forumist
Forumist

Numri i postimeve : 184
Points : 512
Reputation : 14
Data e Anëtarësimit : 02/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi