Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vesvesja - Sëmundja dhe shërimi

2 posters

Shko poshtë

Vesvesja - Sëmundja dhe shërimi Empty Vesvesja - Sëmundja dhe shërimi

Mesazh nga Ebu Hattab Tue Mar 16, 2010 7:37 pm

Vesvesja - Sëmundja dhe shërimi

Vesvesja është hezitimi dhe luhatja në shpirt për diçka pa mundësi qetësimi dhe vendosmërie.
Ndryshe, në shqip përkthehet edhe si: ngurrim, hezitim, dyshim, shqetësim shpirtëror, luhatje, pasiguri, pamundësi për të marrë vendim për diçka, etj.


Shkaqet e saj

1. Dituria e paktë. Ka thënë Imam Dhehebiu: Kujt i është sëmurur zemra me dyshime dhe vesvese, le ta dijë se ato nuk largohen përveçse me mësim nga dijetarët, prandaj le të mësojë nga e vërteta atë që ia mundëson zhdukjen e tyre, dhe le të mos thellohet shumë”.
Dituria flak çdo cytje që mund t’i vijë nga jashtë, sa kohë që injoranca i prodhon dhe i kultivon ato.
2. Besimi i dobët, që është pasojë e shumë shkaqeve, si: veprat e mira të pakta, mëkatet e shumta, etj.. Djalli mbisundon lehtë mëkatarin, kurse nuk ia arrin dot qëllimit me besimtarin e sinqertë.
3. Ankthi, parandjenja, dyshime, të cilat nuk sjellin ndonjë dobi, shkaktojnë vesvesen dhe depërtimin më të lehtë të djallit.
4. Neglizhenca ndaj kujtimit të Allahut të Madhëruar.
Dhikri largon djallin, kurse anashkalimi i tij djallit ia mundëson depërtimin sa më të lehtë në zemër.
5. Mosshoqërimi me njerëz. Djalli e ka shumë lehtë me një njeri, por me shumë njerëz pëson disfatë.
6. Ikja nga tradicionalizmi, qoftë me ekstremizëm në shtim ose pakësim.


Imazhet e saj

1. Vonimi në banjë gjatë marrjes se abdesit apo pastrimit. Këto imazhe shfaqen më së shumti tek injorantët.
2. Përsëritja e namazit nga mendimi se është i pavlefshëm. Ia merr mendja se nuk e ka bërë tekbirin me imamin, kështu që e përsërit atë përsëri. Ka thënë Ibni Tejmije: “E vërteta, të cilën e mbështet konsensusi i myslimanëve, është se kush e kryen adhurimin ashtu siç është urdhëruar dhe aq sa ka mundësi, ai nuk duhet ta
përsërisë atë”. Allahu i Madhëruar ka thënë: Prandaj, sa të keni mundësi, ruajuni prej dënimit të All-llahut...”.
Nuk është transmetuar kurrë se Pejgamberi, alejhi’s selam, urdhëroi faljen e namazit dy herë, po urdhëroi përsëritjen e namazit nëse nuk është kryer ashtu siç duhet, kur, realisht, mundësitë ekzistojnë, siç i tha atij që
falej me gabime: “Kthehu dhe falu, ngase ti nuk je falur”.
Ose edhe siç e kishte urdhëruar ta përsëriste atë që kishte lënë safin dhe që qe falur vetëm në safin vijues.
(Mexhmuu’l fetava, 21/633).
3. Përsëritja e tingullit . Ibni Kudame dhe Ibnu’l Kajjimi kanë thënë: “I prekuri nga vesvesja gjen vështirësi në shqiptim, kështu e sheh të thotë: Ekkkber, Etttttehijatu, Esssselamu, gjë kjo që ia prish namazin atij dhe atyre që falen pas tij, nëse është Imam”. (E vërteta është se namazi është i vlefshëm po me mëkate.)
4. Prania e dobësisë në Ymet, e sidomos tek rinia, që është shtyllë dhe bazament i tij. Përderisa djalli të ketë
mbizotëruar mbi të rinjtë, ata janë të padobishëm.


Llojet e vesveseve

1. Vesveset në Akide. Djalli i bën trysni njeriut, siç qëndron në hadithin, duke pyetur: kush e krijoi këtë e atë..., derisa ta pyesë atë kush e krijoi Allahun. Shërimi i kësaj është të largohesh nga dyshimet për ato që na ka mësuar Muhammedi, a.s.,:
”Kam besuar në Allahun dhe të dërguarin e Tij, Allahu është Një, tek Allahu mbështetet çdo krijesë, As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur, dhe askush nuk është i barabartë me Të.
Pastaj pështyn në të majtë duke kërkuar mbrojtje tek Allahu i Madhëruar nga djalli i mallkuar (duke thënë:
Eudhu bil-lahi mine’sh shejtani’rr rraxhim).
Ai që vepron kështu me sinqeritet, vesvesja do t’i zhduket dhe djalli do t’i largohet, ngase Pejgamberi, a.s., ka thënë: …sepse kjo ia largon atë”.
2. Vesvesja në pastrim. Simptomat e vesveses më së shumti shfaqen tek pastrimi. Djalli përpiqet të mbizotërojë tek njerëzit, sidomos tek ata të paditurit me dispozitat e pastrimit fetar, kështu që e sheh njeriun të bëjë përpjekje të panevojshme për nijetin, që në fakt do të mjaftonte vetëm ta kujtonte. Të tjerë sheh tek gjejnë vështirësi në shqiptimin e nijetit, gjë kjo e cilësuar si risi nga disa dijetarë...Ai e bën nijetin, por dyshon në se e ka thënë apo jo, a është bërë nijeti siç duhet apo jo? Kjo, në të vërtetë, është edhe një lloj çmendurie, ngase dituria e njeriut për vetveten është bindje e vërtetë, prandaj si të dyshojë njeriu në vetveten?!
3. Vesvesja në abdes. Kur të bëhet gati për abdes, shikon ujin dhe pyet veten: “Ky ujë, si duket, qenka vetëm i pastër, se ndryshe pastrues nuk ka gjasa të jetë.”
Shkak i kësaj është padituria fetare, sepse parimi esencial për ujërat është pastërtia, siç thotë Allahu:... Ne lëshuamprej qiellit ujë të pastër”.
Kështu, parimi bazë nuk lihet për shkak të një supozimi, dhe, nëse thellon edhe më shumë mendimin për pastërtinë e ujit, atëherë do të bjerë në mëkat.
4. Vesveset ndaj pastërtisë e rrobave. Njeriun që vuan nga kjo sëmundje, e sheh tek i pastron rrobat e veta të
pastra disa herë në ditë, për shkak të ndonjë dyshimi.
Madje, ndodh që të ndikohet aq shumë, saqë vetëm po preku ndonjë mysliman, ai pastron rrobën, sikur ai nuk
është i pastër apo bart me vete papastërti. Nëse vetëm një pikë i spërkat rrobën, nuk mjaftohet me pastrimin
e saj, por të tërë rrobës, e po qëlloi duke marrë abdes, atëherë edhe namazi me xhemat i kalon.
5. Vesvesja në namaz dhe nijet. Kur të shqiptojë nijetin, e sheh tek përsërit: E fal këtë..këtë…vendosa ta fal këtë namaz…E ndërpret e pastaj e rifillon…Bën dhjetëra risi derisa ta marrë tekbirin fillestar…Pastaj ul kokën,
kërruset dhe bërtet Allahu Ekber sikur t’u bërtiste armiqve në luftë. Ka thënë Shejhu’l Islami: “Edhe sikur ndonjëri prej tyre të jetonte sa Nuhu, alejhi’s selam, kurrë nuk do të arrinte të gjente mbështetje shkencore për atë
që bën, përveç nëse shpif për Pejgamberin, alejhi’s selam.
Sikur kjo të ishte e mirë, ata do të na e paraprinin, do të na udhëzonin për të…”


Shërimi

1. Kërkimi i njohurive fetare, të cilat e pengojnë njeriun nga veprat apokrife dhe të fabrikuara, duke larguar edhe djallin me gjithë cytjet dhe mashtrimet e tij. Sikur i prekuri nga vesveset të kishte njohuri fetare, atëherë nuk do të ishte kurrë pre e tyre.
2. Përforcimi i besimit, në radhë të parë me kryerjen e farzeve e pastaj edhe me adhurime fakultative (namaz,
agjërim, zekat). Këto janë digë kundër djallit.
3. Vazhdimësia në të përmendurit e Allahut. Ka thënë Imami Ebu Bekr Ibnu’l Arabijj: “Allahu i Madhëruar ka fuqizuar djallin ndaj njeriut për t’ia prishur namazin – lutjen me vesvese, kurse shërim të kësaj e ka bërë dhikrin –të përmendurit e Tij…”
Dhikri është kala e pamposhtur, është digë penguese, është mbrojtës i pandarë, është armë shkatërruese kundër djallit. Ndër dhikret e veçuara janë ato në mëngjes e mbrëmje, para gjumit, hyrje-dalje nga vende të ndryshme, etj..
4. Dituria se është e vërtetë ajo që solli Pejgamberi, alejhi’s selam, fjalë, vepër ose çkado qoftë tjetër, kurse rruga që ai trason, pra ajo e vesveseve, është rrugë e djallit.
5. Dituria se djalli kurrë nuk e këshillon njeriun edhe nëse ai pretendon një gjë të tillë. Allahu rrëfen tregimin e tij me Ademin dhe Havanë, alejhima’s selam:
”Dhe u bëri be atyre (duke u thënë): Unë jam këshillues për ju. 22. Atëherë me mashtrim i zbriti (në nivel të
palakmueshëm)...”.
6. Përpjekja për largimin e djallit, se përndryshe, ai ngadhënjen mbi të. Ka thënë Shejhu’l islami: “Besimtari duhet të jetë i paluhatshëm dhe të vazhdojë me vepra të mira –dhikr, namaz- ngase me këto, kurthet e djallit zhduken. ... s’ka dyshim se intriga e djallit është e dobët”.
Sa herë që njeriu dëshiron të kthehet nga Allahu, atij i vjen djalli me vesvese të ndryshme. Ai është sikurse grabitësit e rrugëve: sa herë që njeriu niset nga Allahu, ai del dhe e pengon në rrugë. Mu për këtë arsye, njëri nga selefi qe pyetur: “Çifutët dhe të krishterët thonë se nuk kemi vesvese”. Realitet, u përgjigj ai, por atë që ka bërë djalli me shtëpinë e shkatërruar (në një transmetim nga Ibni Abbasi me zemrën e shkatërruar, /e cila bën mëkate edhe më të mëdha se kjo/ si e konsiderojnë ata)?-pyeti habitshëm ai!”.
7. Kërkimi i mbrojtjes nga Allahu, siç na mëson Allahu:”E nëse të ngacmon ndonjë ngacmim prej djallit, kërko mbrojtje prej All-llahut....”
Kur të kërkosh mbrojtje tek Allahu, ai shkatërrohet, bëhet si asgjë, kështu që ti kërko mbrojtje tek Allahu prej tij, kur të këndosh Kur’an apo të kryesh lutje të tjera.
Ka thënë Sa’diu: “Istiadheja (thënia: Eudhu bil-Lahi mines’h shejtani’rr rraxhim) është ndihmë prej Allahut të
Madhëruar për largimin e djallit”.
8. Lutja. Duaja është mjeti më i fuqishëm i largimit të vesveseve. Le ta dijë njeriu se Allahut I vjen keq që t’ia
kthejë lutjen bosh besimtarit, sepse Ai u ka premtuar përmbushje të lutjes atyre që lusin. Prandaj, shpeshtoji duatë!

Përshtati në shqip: Sedat Islami
Ebu Hattab
Ebu Hattab
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 75
Points : 200
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 27/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vesvesja - Sëmundja dhe shërimi Empty Re: Vesvesja - Sëmundja dhe shërimi

Mesazh nga Khattab Thu Mar 18, 2010 4:55 pm

selam alejkum
Allahu ju shperbleft
Khattab
Khattab
Anëtarë Fillestar
Anëtarë Fillestar

Numri i postimeve : 17
Points : 36
Reputation : 3
Data e Anëtarësimit : 08/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi