Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Shpërthim në pikën kufitare të portës 31

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Shpërthim në pikën kufitare të portës 31

Mesazh nga Dhulkarnejn prej Sat Mar 13, 2010 7:33 pm

Shpërthim në pikën kufitare të portës 31

Një veturë e EULEX-it është sulmuar në mesnatë në vendkalimin kufitar me Serbinë, në Zubin Potok.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani konfirmoi se vetura është gjuajtur me armë zjarri dhe me mjet shpërthyes.

Një shpërthim dhe të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pas mesnatës, në pikën kufitare të portës 31, në Brnjak, të Zubin Potokut.
Në bazë të raporteve të para policore mësohet se mjeti shpërthyes i llojit ende të papërcaktuar dhe të shtenat nga armë automatike të drejtuara nga persona ende të paidentifikuar, kanë shkaktuar dëme materiale në një automjet të EULEX-it dhe kontejnerë të policisë së Kosovës. Nuk është raportuar për persona të lënduar.
Policia e Kosovës bashkë me komponenten policore të EULEX-it, po zhvillon hetimet.
Pika kufitare në portën 31, Brnjak, ka qenë e mbyllur përkohësisht në të dy kahët e qarkullimit nga momenti i incidentit dëri në përfundimin e ekzaminimit të vendit të ngjarjes. Kjo pikë kufitare tani është e hapur për qarkullimin e njerëzve dhe të automjeteve. /rel/
avatar
Dhulkarnejn
Forumist
Forumist

Numri i postimeve : 184
Points : 512
Reputation : 14
Data e Anëtarësimit : 02/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi