Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Kuarteti i Lindjes së Mesme dënon planet izraelite për ngulime të reja hebreje

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kuarteti i Lindjes së Mesme dënon planet izraelite për ngulime të reja hebreje

Mesazh nga Dhulkarnejn prej Sat Mar 13, 2010 7:34 pm

Kuarteti i Lindjes së Mesme dënon planet izraelite për ngulime të reja hebreje

Pakënaqësia ndaj politikës izraelite të ngulimeve hebreje po vazhdon.
Për një "sinjal shumë negativ" foli sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton në një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu.
Planet e fundit për ngritjen e ngulimeve të reja kanë minuar besimin në procesin e paqes, nënvizoi Klinton.
Edhe i ashtuquajturi Kuarteti i Lindjes së Mesme i dënoi planet për ndërtimin e 1600 banesave të reja në Jerusalemin lindor të pushtuar.
Veprimet e tilla nuk pranohen nga bashkësia ndërkombëtare, thuhet në deklaratën e grupit në të cilin bëjnë pjesë Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /dw/

Dhulkarnejn
Forumist
Forumist

Numri i postimeve : 184
Points : 512
Reputation : 14
Data e Anëtarësimit : 02/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi