Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pas Hollandës, edhe Australia dhe Kanada marin vendim të njejtë

Shko poshtë

Pas Hollandës, edhe Australia dhe Kanada marin vendim të njejtë Empty Pas Hollandës, edhe Australia dhe Kanada marin vendim të njejtë

Mesazh nga Ebu Beker Sun Mar 14, 2010 3:11 pm

Pas Hollandës, edhe Australia dhe Kanada marin vendim të njejtë

Pas shpërbërjes së qeverisë hollandeze si pasojë e diskutimit të nxehtë të parlamentit për luftën amerikane në Afganistan, tani, Kanada dhe Australia kanë vendosur të respektojnë mendimet e njerëzve të tyre për tërheqjen e pakushtëzuar të trupave nga Afganistani.

Amerikanët i kanë shfrytëzuar ata për të arritur objektivat e tyre kolonizuese, duke u përpjekur për të treguar se lufta në Afganistan, është luftë e perëndimit.
Përndryshe, ata (populli kanadez dhe australian) mendojnë se Perëndimi do të duhet të ballafaqohet me dëm të madh, si rezultat nga të korrurat e tyre.
Amerikanët kanë qenë në gjendje të mbajnë një numër të vendeve të ngatërruara në luftën afgane me anë të një loje të dinakërisë, që më pas shfaqi qëllimet ambicioze.

Por pas kalimit të një kohe, jo vetëm afganët që e kuptuan fytyrën e vërtetë të Amerikës, por edhe anëtarët e tjerë të koalicionit në Afganistan dhe u tregua qartë tipari i vërtetë i SHBA-ve, duke e shikuar qartë si diellin në mes të ditës.

Ata e dinë se Amerika nuk njeh gjë tjetër pos interesat e veta dhe nuk kujdeset për të tjerët dhe as që i kushton ndonjë vëmendje interesave të vendeve të tjera.

Vendet perëndimore që janë pjesë e koalicionit në Afganistan, mendonin se kanë interesa jetike në Afganistan, sepse amerikanët ju kishin premtuar atyre në mënyrë të qartë, dmth se Afganistani ishte vend i rëndësishëm gjeo-ekonomikisht dhe ushtarakisht dhe se ishte e rëndësishme për dominimin e tyre afat gjatë mbi gjithë këtë rajon.
Kjo është arsyeja pse, vendet perëndimore ishin të ndara mes tyre në krahina, duke iu referuar atyre si "zona ë ndikimit" dhe premtonin për të kryer "rindërtim" në ato vende.

Kështu, ata në të njejtën kohë filluan të kenë konfrontime me Muxhahidët. Por gjatë nëntë viteve të fundit, Muxhahidët me kalimin e kohës, u bënë më të fortë, këtu nuk harohet edhe ndjenja e afganëve të cilët trupat perëndimorë, i shohin si të huaj, i shohin si shkaku kryesorë për humbjen e tyre materialisht dhe humbjen e jetave të tyre.
Këto realitete tokësore e detyruan Amerikën dhe aleatët e saj të përballen me frustrimet dhe erdhi bindshëm se arritja e objektivave të tyre ishin pothuajshe të pamundura. Lidhja zinxhirore e tyre, u këput dhe u bë copë copë.

Analistët perëndimorë, besojnë se amerikanët nuk janë të gatshëm që të luajnë ndonjë rol në pjesën tjetër të botës, në Afganistan, e as që lejojnë afganët që të fitohen zemrat dhe mendjet e popullit përmes masave pozitive.

Një shtetas françez, i quajtur Morg Pellgut, thotë se, ka shumë shembuj që tregojnë haptazi që Amerika punon kundër qëndrimit të vendeve të tjera për shkak të arrogancës së saj (Amerikës), duke hedhur pengesa në rrugët e tyre (koalicionit).

Ai më tej thotë (duke pyetur) se sa herë, françezët, gjermanët dhe Kanada kan fituar ose korrur ndonjë sukses në zemrat dhe mendjet e afganëve në një zonë të caktuar në Afganistan, përmes punës dhe aktiviteteve të tjera për rindërtimin human.
Pas këtij humaniteti amerikanët vijnë dhe bombardojnë rëndë atë zonë, torturojnë banorët dhe fillojnë kontrollat e shpeshta të natës nëpër shtëpi. Kështu, ata qëllimisht krijojnë një panikë dhe zemërim në mesin e njerëzve.
Ky imazh kontradiktor i Amerikës dhe qëndrimet e tjera të saj autoritar, duke mos harruar se, fitoret e Muxhahidëve, duke fituar 80% nga territori, kanë shkaktuar një përçarje midis koalicionit të udhëhequra nga amerikanët. Anëtarët e koalicionit, duan të fillojnë të largohen nga një vend pas vendit tjetër, sepse ata e din se lufta aktuale në Afganistan ka për qëllim vetëm sigurimin e interesave amerikane dhe britanike, ndërsa vendet e tjera janë duke u shfrytëzuar si mish për top.

Pas shpërbërjes së qeverisë hollandeze, që shkaku kryesorë ishte misioni në Afganistan ku parlamenti nuk ishte gati të zgjërojë misionin ushtarak në vend, tani më, publikisht australianët dhe kanadezët bëjnë presion mbi krerët e tyre, duke kërkuar që (populli i këtyre shteteve) të respektohet dhe të ndëgjohet, dhe si kërkesë e kësaj, është që të tërhiqen trupat nga Afganistani dhe ta njofton Amerikën dhe NATO-n për këtë vendim.

Vëzhguesit besojnë se vendimet e australianëve dhe kanadezëve për t'u tërhequr nga Afganistani, tregojnë fillimin e rënies së perandorisë amerikane. Ata po përballen me humbje jo vetëm në fushën ushtarake, por edhe sistemi i tyre social është në prag të shpërbërjes.

alemarah.info
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi