Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

SKANDALI SEKSUAL PREK EDHE "papen"

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

SKANDALI SEKSUAL PREK EDHE "papen"

Mesazh nga Ebu Amar prej Sun Mar 14, 2010 3:32 pm

Papa Benedikti XVI, duket se është përfshirë në një skandal, i cili vetëm sa po thellon skandalin seksual që ka prekur Kishën Katolike.

Tashmë është bërë publik fakti se papa aktual ka miratuar transferimin e një prifti që kishte detyruar një djalë 11-vjeçar të kishte marrëdhënie seksuale me të.

Ngjarja daton në vitet '80, kur Papa Benedikti XVI ishte i njohur si Josef Ratzinger. Prifti, të cilit mediet gjermane i referohen vetëm me shkurtesën H, iu nënshtrua terapisë, por gjashtë vjet më vonë u dënua për abuzim me të miturit.

Ai u dënua me 18 vjet burg, por aktualisht gazetat gjermane njoftojnë se ai vazhdon të punojë si prift në Bavari.

Në kohën e skandalit, Ratcinger ishte kardinal. Dioqeza e Mynihut, ku ka ushtruar detyrën e priftit Papa, ka deklaruar se vendimi për transferimin e priftit ishte marrë nga Gerhard Gruber dhe jo nga Ratcingeri.

Vetë Gruber, aktualisht 81-vjeçar, përmes një deklarate ka shprehur keqardhjen e tij.

Robert Zollith, aktualisht kleriku më i lartë i kishës katolike në Gjermani, e ka informuar Papën për masat që po merr kisha gjermane për të hetuar skandalin me abuzimet seksuale nga ana e priftërinjve.

“I tronditur thellë, shumë i interesuar dhe tepër i trishtuar, Papa mbajti shënim ato që i thashë. Dëshirojmë ta nxjerrim të vërtetën në dritë”, citon gazeta klerikun Zollih.

Por, të premten Papa është përballur me kërkesa nga politikanët gjermanë se ai personalisht duhet t’u kërkojë falje viktimave të abuzimit nga njerëzit e kishës.

Vatikani është akuzuar në vazhdimësi se i ka mbrojtur priftërinjtë e akuzuar për krime seksuale duke i transferuar ata në shtete të tjera.

Nuk pritet ndonjë koment i drejtpërdrejtë nga Papa, ndonëse në të kaluarën ai i ka dënuar aktet e tilla si një nga “krimet më të rënda”.

Vetëm në Gjermani ka pasur 200 raste të raportuara të keqtrajtimeve seksuale në më shumë se 29 shkolla katolike, kolegje dhe institucione të tjera arsimore, që drejtohen nga Kisha.

Në mesin e rasteve të raportuara janë dhe ato që kanë të bëjnë me abuzimet në korin e famshëm të djemve të Regensburgerit, që për 30 vjet është drejtuar nga Georg Ratzinger, vëllai i papës aktual.

Këtë javë, Ratzinger pranoi se djemtë e korit edhe kishin marrë ndonjë pëllëmbë, por, sipas tij, kjo ishte mënyrë për të mbajtur disiplinën.

Ai mohoi të kishte dijeni për ndonjë abuzim seksual. Incidentet me korin raportohen në kohën kur Papa Benedikti XVI ishte ende duke shërbyer në Gjermani./gazetaexpress/

_________________
Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:“Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”.(Muslimi)

avatar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi