Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Frigohu nga Allahu i Madhërishëm

Shko poshtë

Frigohu nga Allahu i Madhërishëm Empty Frigohu nga Allahu i Madhërishëm

Mesazh nga Ebu Beker Mon Mar 15, 2010 6:58 pm

Motër e dashur! Gratë muslimane të ditëve tona janë bërë ashtu që, kur dëgjojnë përmendjen e varrit, vdekjes, Ditës së Fundit, nuk mendojnë, nuk dëshpërohen, nuk marrin mësim. Madje fjalët “Xhennet dhe Xhehennem” atyre as që ua tërheqin vëmendjen, dhe kjo jo për gjë tjetër, përveçse largimit të frikës nga zemrat e tyre.

Kjo botë është bërë brenga më e madhe e tyre dhe pjesa e diturisë së tyre, u mashtruan me të, u gëzuan pas saj dhe u shkatërruan, kështu që humbën këtë botë dhe botën tjetër, e kjo, pa dyshim, është një humbje e madhe.

Gratë muslimane të së kaluarës ishin të devotshme, me dituri dhe punë, të frikësuara nga All-llahu i Madhërishëm me frikë të madhe, aq sa iu pikonin lotët dhe këmbët iu dhimbnin nga qëndrimi i gjatë në namaz. E shfrytëzuan rastin që në fund të fitojnë bindshëm. Nuk u mashtruan me këtë botë, e cila me orët e saj të shkurtëra të dërgon në kohët e gjata të varrit, në qëndrimin para All-llahut të Madhërishëm, në Ditën e Gjykimit, të zbathura dhe lakuriq. E dinin se çdo gjë do të vjen, e edhe vdekja me sekretet e saj do të vjen, varri me gjendjen e tij, rizgjimi me pamjet e tij dhe Dita e Kijametit me pamjet e saj. Atëherë çdo musliman do ta dijë se ato që kaluan, kaluan me frikë nga All-llahu i Madhërishëm, dhe se ato që humbën, humbën për shkak të largimit nga këto të vërteta. U largohet perdja nga sytë e tyre dhe shohin pemët e tyre të cilat janë ushqim i mëkatarëve, atëherë kur All-llahu do ta thërrasë çdo njërin nga ne:

“Ti ishe në një huti nga kjo (dite), e ne ta hoqëm perdën tënde dhe tash ti sheh shumë mprehtë” (Kaf: 22)

Jezid Er-Rrakish duke qarë i thotë vetvetes:

Mjer për ty o Jezid, kush do të falet për ty pas vdekjes tënde?!
Kush do të agjërojë për ty pas vdekjes?!
Kush do të mbetet i kënaqur në ty pas vdekjes?!
O ju njerëz, a nuk doni të qani për shpirtrat tuaj në këtë jetë të shkurtër që ju ka mbetur?!
Vdekja e kërkon atë, varri është shtëpia e tij, dheu mbulesa e tij, krimbi shoqërues i tij, e ai në këtë gjendje e pret ngritjen e madhe. A thua si do të jetë gjendja e tij?

Motër e dashur!

Frika nga All-llahu është udhërrëfyesi më i mirë për të dërguar tek Ai, për t’u përmirësuar zemra jote. Dëgjo se ç’thotë Ubej ibn Ka’bi, All-llahu e mëshiroftë:

“Keni obligim të ecni rrugës së Kur’anit dhe Sunnetit. Asnjë rob që është në këtë rrugë, kur i përmendet i Mëshirshmi e i shpëtojnë lotët nga frika e All-llahut, nuk do ta prekë zjarri kurrë. Asnjë robi që është në këtë rrugë, kur i përmendet All-llahu i Madhërishëm dhe i rrëqethet lëkura e tij, nuk i mbetet mëkat. I shkundën ato ashtu si i shkundë era gjethet e thata të një peme”.


Motër muslimane!

Nëse edhe gjërat pa shpirt qajnë nga frika e All-llahut, a nuk të thërret kjo që edhe ti të qash e të frikohesh nga All-llahu i Madhërishëm?!!

Ibn Meliketu thotë: “E pashë Abdullah ibn Amrin duke qarë, ishte në namaz; pasi e kreu, shikova në të dhe i thashë: ‘Pse po qanë?’ Ma ktheu: ‘Po çuditesh se po qaj nga frika e All-llahut të Madhërishëm?! Kjo hënë - bëri më shënjë në të - qanë nga frika e All-llahut të Madhërishëm. Frika nga All-llahu i Madhërishëm ka shpërblime dhe sevape të mëdha”.

Mendohu pak në fjalët e Kab Ahbarit, All-llahu i Madhërishëm e mëshiroftë, kur thotë: “Të qajë nga frika e All-llahut, derisa të më përshkojnë lotët nëpër faqët e mia, për mua është më së miri se sa të jap lëmoshë prej ari sa pesha ime. Pasha Atë që shpirti i Kabit është në duart e Tij, asnjë rob musliman që qanë nga frika e All-llahut të Madhërishëm nuk do ta prekë zjarri kurrë, derisa të kthehet pika që ka rënë nga qielli në vendin e saj, e ajo nuk do të kthehet kurrë”.

Frika nga All-llahu do të thotë se zemra jote është e ndërtuar me iman, e mbushur me Islam, e zbukuruar me devotshmëri.

Vehib ibn Verdi ka thënë: “Na ka ardhur lajmi se shembull mbi frikën ndaj All-llahut të Madhërishëm është marrë shembulli i njeriut, ku thuhet:

Me të vërtetë shembulli mbi frikën ndaj All-llahut të Madhërishëm është sikurse shembulli i njeriut i cili gjendet në shtëpinë e tij dhe nuk ndalet së punuari. Derisa në të gjendet pronari i shtëpisë, shtëpia ka formën e saj, e kur pronari ikën dhe e lëshon shtëpinë, atëherë ajo prishet dhe shkatërrohet. Kështu është edhe kur frika e All-llahut të Madhërishëm gjendet në trup, nuk pushon së punuari deri sa të gjendet në të. E kur largohet frika e All-llahut nga njeriu, shkatërrohet, sa që kur kalon përskaj një grupi njerëzish, thonë: ‘Sa i keq që është filani’. E disa prej tyre thonë: ‘Çfarë keni parë në të?’ Thonë: ‘Asgjë, por ja që e urrejmë!’ Dhe kjo ndodhë sepse frika ndaj All-llahut e ka lëshuar trupin e tij.
E kur kalon aty pari njeriu që e ka frikë All-llahun thonë: ‘Për All-llahun, sa i mirë është ky njeri!’ Thonë: ‘Çfarë keni pa në të?’ Thonë: ‘Asgjë, perveçse e duam atë!”

Frika ndaj All-llahut ka shkaqe të shumta:

1. Frika e ardhjes së vdekjes befasisht, ende pa u penduar;
2. Frika nga mangësia e kryerjes së obligimeve të All-llahut, të cilat janë të shumta;
3. Frika nga largimi prej rrugës së drejtë;
4. Frika mga mosnjohja e begative të All-llahut të Madhërishëm;
5. Frika prej largimit nga All-llahu për shkak të dhënies tënde ndaj punëve tjera;
6. Frika e shpejtimit të ndëshkimit në këtë botë;
7. Frika nga turpi në çastin e vdekjes;
8. Frika që mos të gjejë All-llahu në shtratin e vdekjes të humbur nga rruga e Tij;
9. Frika që të mos firmosesh në fund me firmosje të keqe;
10. Frika nga mundimet dhe dhembjet e vdekjes;
11. Frika nga pyetjet e Munkirit dhe Nekirit;
12. Frika nga ngushtimi i varrit dhe ndëshkimit të tij;
13. Frika nga qëndrimi i vështirë para All-llahut të Madhërishëm;
14. Frika për çdo pyetje të vogël apo të madhe, të mirë apo të shëmtuar;
15. Frika nga rruga e Siratit dhe mprehtësisë së saj;
16. Frika prej zjarrit, vlimit dhe gjendjes së tij të përgjithshme;
17. Frika nga ndalimi i hyrjes në Xhennet, shtëpisë së të mirave dhe begatisë së banorëve të saj;
18. Frika nga ndalimi i shikimit në All-llahun e Madhërishëm.

Tash, a ke nevojë që pas gjithë kësaj të vijë ndokush dhe ta përkujtojë frikën nga All-llahu dhe nevojën e saj?
Afrohu tash me mua, të shohim se si ka qenë gjendja e grave të gjeneratës së pastër, se si i janë frikësuar ato All-llahut me frikë të madhe.
Na flet Urve ibn Zubejri [radijall-llahu anhu] mbi një ndodhi që e ka parë vetë:

Pasi që haja drekë, filloja vizitën time nga shtëpia e Aishes [radijall-llahu anha] - që ishte tezja e tij dhe në duart e saj u bë musliman - dhe e përshëndetja atë. Një ditë shkova dhe e gjeta atë në këmbë duke u falur. Ishte duke lexuar: “E All-llahu na dhuroi të mira dhe na ruajti prej dënimit të errës (flakës) së nxehtë të zjarrit”. (Et-Tur: 27) Lutej, qante, përsëriste fjalët, e unë qëndrova prapa saj derisa u mërzita prej qëndrimit, kështu që shkova në treg për nevojat e mia. Pasi u ktheva, e gjeta atë në këmbë ashtu siç e lash, duke lexuar dhe duke u lutur.

Shiko oj motër në frikën e saj!! A nuk nxit qetësia dhe frika e saj zemrën tënde që të të vie turp për shkak të mangësisë së ibadetit tënd? A nuk të thërret kjo që të ndihesh e zënë ngushtë për shkak të pakujdesisë sate ndaj obligimit të All-llahut? A nuk të thërret gjendja e hazreti Aishes, nënës sate dhe nënës së gjithë besimtarëve dhe besimtareve, në mirësinë e devotshmërisë për All-llahun e Madhërishëm? Shiko se çfarë frike kishte ajo, edhe pse ishte gruaja e të Dërguarit të fundit, Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në këtë dhe në botën tjetër!!! Ndalu dhe gjyko, shiko gjendjen e saj duke lexuar Kur’an. Do të gjeshë gjurmë në atë që e thotë ajo, do të gjeshë kuptim në atë që e përsëriste ajo. Ajo e përsëriste një verset kur’anor për një kohë që nuk është aspak e shkurtër.

Vështro tani në gjendjen e një të frikësuare tjëtër nga All-llahu i Madhërishëm, Axhredetu El-Amije, All-llahu e mëshiroftë.
Rixha bin Muslim El-Abdij thotë:

Axhredetu El-Amije bënte shumë namaz natën, derisa vinte mëngjesi. E kur afrohej mëngjesi, thoshte me zë të hidhërueshëm: “O All-llahu im, për të arritur te Ti, robërit prenë rrugën e natës, me sigurim në errësirë, mundohen për të arritur në mëshirën Tënde dhe mirësinë e faljes Tënde. Pra me Ty o Zoti im, jo me tjetër, të pyes që të më bësh nga grupi që mundohen për te Ti, të më ngritësh në shkallën e atyre që janë afër teje, të më bashkangjitesh me robërit e Tu të mirë. Ti je më Bujari prej të gjithëve dhe më i Mëshirshmi prej të mëshirshmëve. Ti je më i Larti prej të gjithë të lartëve, o i Nderuar”. Pastaj binte në sexhde dhe nuk pushonte së qari duke u lutur.

Ah sikur ta dish moj motër e dashur frikën e Umejete bint Muvera.

Na transmeton Rijah Abda nga Umeja Musilije - All-llahu e mëshiroftë - e cila ishte nga ato që frikësoheshin dhe kur përmendej zjarri thoshte: “Hyrën në zjarr, hëngrën nga zjarri, jetuan në zjarr”, dhe vaji i saj zgjaste edhe më tepër.

Bëhej sikurse kokrra kur përzhitet.

Kur i përmendej zjarri, qante dhe të bënte që të qashë, e asnjëherë nuk kam parë ndonjë me frikë më të madhe se ajo, dhe as me lotë më shumë se ajo.

Motër muslimane!

Merr mësim nga e devotshmja Umeje që të frikësohesh nga zjarri, sepse ajo është këshillë për atë që dëshiron këshillën, e mjafton përmendja e zjarrit si këshillë.

Ndalu tash në gjendjen e të frikësuares nga All-llahu - Buredete El-Sarimije. Ajo, All-llahu e mëshiroftë, ishte nga gratë e devotshme që jetonin në Busra të Irakut. Qante shumë nga frika e All-llahut, aq sa kishte frikë së do t’i verbohet njëri sy nga vaji. Kështu që disa nga familja e saj i thanë: “Oj Burede, edhe ndaj syrit tënd ke obligime dhe përgjegjësi”. Tha, All-llahu e mëshiroftë: “Po të jem nga banorët e Xhennetit, All-llahu do të ma zëvendësojë me një sy më të mirë se ky, e po të jem nga banorët tjerë, atëherë All-llahu do të ma largojë nga zjarri”.

Zgjohej dhe bënte namaz natën, ulej dhe e madhëronte All-llahun, qante mbi mëkatet. Keshtu vazhdoi derisa e mori vdekja - duke adhuruar All-llahun dhe e larguar nga mëkatet.

Kurse çështja e Atiketu El-Mahzumijes është interesante dhe jo e zakonshme. Ishte nga të devotshmet e beduinëve. Jetonte me fisin Benu Mahzum. Njihej me adhurimin e madh të saj ndaj All-llahut të Madhërishëm. Ishte vajtuese e madhe mbi mëkatet që mund ta kenë goditur në mosnjohjen e All-llahut të Madhërishëm, kështu që u qortua për shkak të vajit të tepërt të saj. Tha: “Ai që është i frikësuar me zjarr, nuk bën t’i thahet loti përderisa nuk sigurohet nga zjarri”.

Motër e dashur!

Shiko se çfarë ndëshkime sjellin mëkatet, kënaqësia kalon shumë shpejtë, të mbetet turpi, ke kujdes nga mëkatët, sepse janë kërkesë shumë e shëmtuar dhe veprim i pa arsyeshëm i atij që i pëlqen ato.

Pendimi i vërtetë është furnizim i yti për në botën tjetër.

Motër e nderuar!

Pendimi nga mëkatet duke u kthyer te Mbuluesi i tyre dhe Njohësi i sekreteve, është obligim që duhet të kryhet menjëherë, dhe ke kujdes të mos largohesh nga ai pendim.

Me të vërtetë pendimi i sinqertë është rrugë e kalimtarëve të cilat janë nisur tek All-llahu i Madhërishëm, furnizim i besimtarëve në botën tjetër dhe kapital i fitimtarëve në këtë dhe në botën tjetër. Ai që do të shpëtojë në Ditën e Kijametit, në ditën e humbjes dhe pendimit, nuk do të shpëtojë ndryshe, përveçse me pendim të sinqertë. Për t’u penduar me shpirt të plotë, kërkohet prej teje këmbëngulje dhe vendim për sinqeritet ndaj All-llahut të Madhërishëm, kryerje të obligimeve që Ai kërkon dhe largim nga çdo gjë që e ndalon.

Ndalu pak në ajetet e ndershme të cilët të thërrasin në pendim: “Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, sepse vërtetë, All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!” (Ez-Zumer: 53)

Dëgjo, oj motra ime muslimane, All-llahun e Madhërishëm që t’i hap dyert e pranimit dhe thotë: “Ai është që pranon pendimin e robërve të vet dhe shlyen të këqijat dhe e di çka punoni”. (Esh-Shura: 25)

Pendimi nga mëkatet, të mëdha janë apo të vogla, është traditë e punëmirëve dhe moto e besimtareve.
Ka ardhur shpallja e qartë për nxitje në këtë çështje të mrekullueshme, kështu që All-llahu i Madhërishëm tha: “Pendohuni të gjithë të All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.” (En-Nur: 31)

Drita e pendimit shkëlqen në fjalët e Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur thotë: “O ju njerëz, pendohuni të All-llahu dhe kërkoni mëshirë. Me të vërtetë unë pendohem tek Ai 100 herë në ditë”.

Mendo mirë, oj motër e dashur! Ky është Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], i mbrojtur nga mëkatet, të cilit iu falën gabimet e kaluara dhe ato të vonshmet, mëgjithatë ai përsëri kërkon mëshirë nga All-llahu i Madhërishëm dhe pendohet tek Ai 100 herë në ditë. E ti sa herë në ditë pendohesh?
Sikur të ishe penduar vetëm 10 herë në ditë dhe t’u përmbahesh pendimeve!!

Motër e dashur!

E drejta e All-llahut është edhe më e madhe nga ajo që ti ngrihesh dhe i kryen të gjitha obligimet. Si mendon të arrish në kënaqësinë e të Mëshirshmit dhe xhennetet e Tij?!

Dëgjo fjalët e tabi’init të ndershëm Tarik Habibit, All-llahu e mëshiroftë: “Të drejtat e All-llahut janë më të mëdha se sa të ngritesh e ti kryesh ato, fillo mëngjesin dhe mbrëmjen me pendim”.

Paramendo se të gjitha shpresat dhe dëshirat të janë plotësuar, ke arritur çdo gjë që don, por, në një moment, të humbi çdo gjë që kishe në duar. Patjetër se do të qash, do të lëngosh nga kjo e papritur, do të vijë keq mbi ato që i humbe.

E si mendon për jetën tënde?!!

Jeta është pamje shpirtërore, nuk krahasohet me asnjë gjë materiale, kurse kjo jetë në të vërtetë është shprehje mbi shpirtrat, shpirtra që dalin njëri pas tjetrit dhe nuk kthehen kurrë. Ky shpirt është kapitali yt i kësaj bote. Mund të blesh me të çfarë të dëshirosh nga begatitë e Xhennetit. Pasi i din të gjitha këto, si mundesh t’i kalosh këto vite pa u penduar sinqerisht.

Kur t’i paraqitet meleku i vdekjes robit, shihet keqardhja dhe pendimi i tij. Dëshiron që sikur bota të ishte në duart e tij, e të kthehet dhe të flijohet për All-llahun, por nuk mundet.

All-llahu i Madhërishëm e thotë të vërtetën kur na lajmëron: “Dhe jepni nga ajo që Ne u kemi dhënë juve, para se ndonjërit prej jush t’i vijë vdekja, e atehërë të thotë: ‘O Zoti im, përse nuk më shtyre edhe pak afatin (e vdekjes), që të jepja lëmoshë e të bëhesha prej të mirëve!’ Po, All-llahu kurrsesi askë nuk e shtynë për më vonë, kur atij t’i vijë afati i vet. All-llahu hollësisht është i njohur me atë që ju punoni”. (El-Munafikun: 10-11)
Keqardhje do të jetë për ty nëse të vjen vdekja, e ti ende nuk je penduar, mjerë për ty nëse je thirrur që të pendohesh dhe ti nuk je përgjigjur. Si do t’ia bësh nëse thirresh për largim nga kjo botë, e ti nuk je gati?!!

Motër e dashur!

Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha Aishes [radijall-llahu anha]: “Nëse heton se ke bërë ndonjë mëkat, kërko mëshirë nga All-llahu dhe pendohu tek Ai, se me të vërtetë, nëse robi e pranon gabimin e tij, e pastaj pendohet tek All-llahu, All-llahu do ta falë atë”.

Për Aishen [radijall-llahu anha], besnikja dhe vajza e besnikut, u thanë fjalë të këqija. Të këqinjtë i folën këto fjalë. Erdhi tek ajo Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe i tha asaj atë këshillë, kurse shpallja ende nuk kishte zbritur mbi arsyetimin e Aishes [radijall-llahu anha] dhe shfajësimin e saj për atë që thuhej.

I thotë asaj Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Nëse heton se ke bërë ndonjë mëkat (d.m.th. nëse ke bërë ndonjë vepër të keqe dhe kjo vepër nuk është e zakonshme dhe ky është kuptimi thelbësor i fjalës el-lemem). Kërko mëshirë nga All-llahu dhe pendohu tek Ai”, d.m.th. kthehu dhe afrohu tek All-llahu i Madhërushëm.

Motër e dashur!

Pendimi nuk është fjalë që vetëm thuhet, apo shprehje që vetëm përsëritet me anë të gjuhës, por ajo plotësohet në mënyra të ndryshme:

- të ndjehesh e penduar për gabimin që e ke punuar apo mëkatin që ka ndodhur nga ti. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Keqardhja është pendim”.

- të largohesh nga ai mëkat për të cilin u pendove dhe të largohesh nga rrugët të cilat shpiejnë në të, do të thotë ta çrrënjosish atë.
- të keshë vendosmëri e vërtetë që të mos kthehesh në të kurrë.
- të fillosh punët e mira të cilat do të jenë anulim i punëve të këqija.
- të largohesh nga përgjegjësia ndaj njerëzve duke ua kthyer atyre hakun. Nëse ke përgojuar motrën tënde apo i ke marrur asaj diçka që nuk duhej ta kishe bërë, ktheja asaj atë dhe kërko nga ajo që ta bëjë hallall nëse nuk ke mundësi që t’ia kthesh.

Motër besimtare!

Dije se kur të kthehesh tek All-llahu me pendim të sinqertë, All-llahu e pranon pendimin tënd dhe t’i fshinë të gjitha mëkatet e tua. Analizo shembujt e mëposhtëm, shembujt e atyre që kërkuan pendim të sinqertë tek All-llahu i Madhërishëm, e që fituan në këtë dhe në botën tjetër:

1. Vrasësi i 100 vetave

Transmetohet nga Ebu Said El-Hudri [radijall-llahu anhu] se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Ishte një njeri, në mesin e atyre që ishin para jush, që i kishte mbytur 99 veta. Pyeti për njeriun më të devotshëm prej banorëve të tokës. E këshilluan që të shkojë te një murg. Shkoi dhe i tha: ‘Kam mbytur 99 shpirtra, a ka pendim për mua?’ Tha: ‘Jo!’ E mbyti edhe atë dhe e plotësoi 100-shin. Pastaj pyeti prapë për më të diturin në tokë. E udhëzuan që të shkojë te një dijetar. Shkoi dhe i tha: ‘Kam mbytur 100 shpirtra, a ka falje për mua?’ Tha: ‘Po, kush mundet të ndërhyjë mes teje dhe pendimit’. Dhe udhëzoi që të shkojë në një vend ku kishte njerëz që e adhuronin All-llahun e Madhërishëm, në mënyrë që edhe ky ta adhurojë All-llahun bashkë me ata. Po ashtu e këshilloi që të mos kthehet në tokën e tij, sepse aty kishte njerëz të këqij. U nis ai për në atë tokë. Në gjysmë të rrugës i erdhi vdekja dhe u zunë melekët e mëshirës dhe ato të ndëshkimit se cilat do ta marrin.
Melekët e mëshirës thanë: ‘Ka ardhur i penduar, i drejtuar me zemër për tek All-llahu’. Kurse të tjerat thanë: ‘Ky njeri kurrë nuk ka punuar mirë’. Erdhi aty një melek tjetër me pamje të njeriut që të gjykojë mes tyre dhe tha: ‘Mbajeni distancën mes dy vendeve, më afër cilës do të jetë, i takon asaj’. Kështu që e mbatën dhe gjetën se ishte më afër vendit për tek i cili ishte nisur, kështu që e morën melekët e mëshirës”.

Kurse në një transmetim tjetër qëndron: “All-llahu urdhëroi dy tokat që të largohen. Ishte më afër vendit të të mirëve për një pëllëmbë, dhe u bë nga banorët e saj”.

Mendo oj motër muslimane, me këtë mëkat të madh dhe me këtë krim të shëmtuar e mëshiroi atë më i Mëshirshmi i të gjithë të mëshirshmëve, e bëri atë nga të lumturit, sepse keqardhja e tij ishte e sinqertë dhe sinqeriteti në pendim ishte i vërtetë. Pra, për ty çfarë mbetet tjetër përveçse të jetë pendimi yt i sinqertë, për All-llahun, ashtu që Ai të të mëshirojë.

2. Pendimi i gruas zinaqare

Transmetohet nga Imran bin Husejni [radijall-llahu anhu] se Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i kishte ardhur një grua nga fisi Xhehijne, që kishte mbetur shtatzënë nga zinaja. Iu drejtua Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe i tha: “O i Dërguar i All-llahut, më ndëshko se e kam tejkaluar kufirin”. Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e thirri përgjegjësin e saj dhe i tha: “Sillu mirë me këtë grua dhe kur të lirohet nga barra eja me të tek unë”. Përgjegjësi e kreu urdhërin dhe Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] urdhëroi që të zbatohet ndëshkimi. Pasi që u ekzekutua, ia fali namazin e xhenazes. Omeri [radijall-llahu anhu] i habitur tha: “Ia fale namazin asaj që ka bërë zina?” Kurse Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] iu përgjigj: “Është penduar me një pendim që po të krahasohet me pendimin e 70 vetave nga banorët e qytetit, do t’i mundte ata. A mos ke gjetur pendim më të mirë se ai që sakrifikon jetën e tij për hirë të All-llahut të Madhërishëm?”

A po e sheh oj motër muslimane se çfarë do të thotë pendim i sinqertë. Ai e bën njeriun në gjendje të plotë gatishmërie që të pastrohet nga mëkatet dhe gjynahet.

Pendimi oj motër besimtare është ndër ibadetet më të dashura tek All-llahu, ka vend shumë të lartë, vend që ibadetet tjera nuk e kanë. Në të gjenë përulësi, thjeshtësi, dëgjueshmëri ndaj All-llahut të Madhëri-shëm, kurse ndër dobitë më të mrekullueshme të cilat kthehen te muslimanja pas pendimit të sinqertë janë zëvendësimi i punëve të këqija me të mirat. Dëgjoi fjalët e All-llahut të Madhërishëm: “Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve All-llahu të këqijat ua shndërron në të mira. All-llahu është mëshirues ndaj ai falë shumë”. (El-Furkan: 70) Ky ajet është ndër ajetet më sihariques për të penduarat.

Tabi’iu i ndershëm Said ibn El-Musejibi, All-llahu e mëshiroftë, thotë: “Ai është zëvendësimi i veprave të këqija me të mirat në Ditën e Kijametit, kështu që iu jep atyre në vend të çdo vepre të keqe, një të mirë”.

Motër e dashur!

Të shumta janë ato që nuk kthehen tek All-llahu me pendim të sinqertë, përveçse pas kalimit të viteve të shumta, dhe kur i afrohesh një muslimaneje e cila nuk falet apo nuk agjëron, ajo arsyetohet se ende është e re dhe se vitet janë para saj. Ajo nuk zgjohet që të mendojë se ndoshta nuk do të mund të mbërrijë në qëllimet të cilat shpreson. Koha për t’u penduar është derisa nuk të arrinë vdekja në fyt.

Shiko në këtë shembull: pendimi në shëndet të mirë dhe jetë i përngjan lëmoshës së dhënë në shëndet dhe shpresë për qëndrim në këtë botë. Kurse pendimi kur të afrohet vdekja i përngjan lëmoshës në prag të vdekjes. Sikurse ai që nuk pendohet, përveç se kur sëmuret, i harxhohet fuqia në argëtimin e vet dhe në shijimin e kësaj bote, i ka humbur shëndeti dhe derisa është mërzitur prej kësaj bote, pendohet. Si mund të krahasohet ky pendim me pendimin e asaj që është penduar në kohën e krenarisë rinore, atëherë kur ka mundur të bëjë të gjitha mëkatet, por frika nga All-llahu dhe lakmia ndaj shpërblimeve që do t’i marrë, e kanë ndaluar nga kjo gjë.

Dëgjo oj motër e dashur mbi disa se çfarë thanë në agoni të vdekjes:

- njëri nga ata e gërvishte fytyrën dhe tha: “O i mjeri unë që kam lënë mangut respektimin ndaj All-llahut”;
- tjetri tha duke qarë: “Është tallur me mua bota derisa më ikën ditët”;
- kurse i treti, duke i dalur shpirti nga fyti, tha: “Mjerë për ju o vëllezërit e mi, mos t’ju mashtrojë rinia e juaj dhe mos t’ju mashtrojë kjo botë ashtu si më mashtroi mua”.

All-llahu flet të vërtetën kur thotë: “Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe përuljuni Atij para se t’u vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush t’ju ndihmojë. Dhe përmbajuni asaj më të mirës që u është shpallur nga Zoti juaj, para se t’ju vijë dënimi befas e ju të mos dini. Dhe të mos thotë ndokush: ‘O i mjeri unë që kam lënë mangu respektimin ndaj All-llahut dhe që kam qenë prej atyre që talleshin!’ Ose të mos thotë: ‘Ah, sikur të më kishte udhëzuar All-llahu (në rrugë të drejtë) e të kisha qenë prej atyre që janë të ruajtur!’ Apo, kur ta shohë dënimin të thotë: ‘Sikur të isha kthyer edhe një herë e të isha bërë prej atyre bamirësve!” (Ez-Zumer: 54-58)

Per vajzat para se te pendohen dhe te humbin
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi