Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Francë, e djathta e presidentit Sarkozi merr një shuplakë

Shko poshtë

Francë, e djathta e presidentit Sarkozi merr një shuplakë Empty Francë, e djathta e presidentit Sarkozi merr një shuplakë

Mesazh nga Ebu Beker Mon Mar 15, 2010 7:40 pm

E djathta e presidentit Nikolas Sarkozi ka marrë një shuplakë të rëndë në turin e parë të zgjedhjeve rajonale në Francë, duke marrë 3,3 për qind më pak se Partia Socialiste.

"Ndëshkim", "shuplakë", "mospranim", "shpartallim", ishin titujt me të cilët shtypi francez nënvizoi sot pothuaj njëzëri disfatën e qartë të së djathtës në Francë.
Raporti i forcave është dukshëm në favor të së majtës; ku sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Brendshme, blloku i majtë (53,46 për qind) mori 14 pikë më tepër se blloku i djathtë (38,93 për qind).
Në 22 rajone metropolitane (përveç atyre përtej detit), PS-ja e vetme ishte në avantazh ndaj UMP-së dhe aleatëve të saj me 3,3 pikë (29,48 për qind kundrejt 26,18 për qind, dhe doli fituese në 13 rajone.
Edhe vetë gazeta "Le Figaro" (e afërt me pushtetin) shprehej se UMP-ja e presidentit Nikolas Sarkozi ka tetë ditë kohë për të shmangur disfatën, duke u përpjekur të shfrytëzojë forca të reja tek 53,65 për qind e atyre që abstenuan në turin e parë.
Mësimi i rëndësishëm që doli nga turi i parë është rritja e ekstremit të djathtë, ku partia Fronti Kombëtar siguroi një rezultat prej 11,74 për qind të votave dhe mbetet "një forcë kombëtare", paralajmëroi lideri i saj Jean-Marie Le Pen./start/
Ebu Beker
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi