Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Selami - Vlera dhe dobitë e tij

2 posters

Shko poshtë

Selami - Vlera dhe dobitë e tij Empty Selami - Vlera dhe dobitë e tij

Mesazh nga Dhulkarnejn Fri Feb 05, 2010 11:30 pm

Selami - Vlera dhe dobitë e tij


Falënderimet i takojnë Zotit të botëve dhe paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi zotëriun e të Dërguarve, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët e pasojnë rrugën e tij deri në ditën e fundit.

Motra ime muslimane: Selam alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu. (Paqja, bekimi dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi ju).

Çdo umet prej umeteve ka traditën e cila qarkullon në mesin e tyre, ndërsa këtë umet Allahu e ka dalluar me përshëndetjen e Islamit e cila i dallon ata nga të tjerët. Islami i nxit njerëzit për përhapjen e saj ndërmjet tyre dhe i Dërguari i Allahut selamin e ka konsideruar si një të drejtë prej të drejtave që i ka muslimani ndaj vëllait të vet musliman sepse është shkak për lidhjen dhe dashurinë ndërmjet muslimanëve.
Allahu i Lartësuar thotë: "Kur përshëndeteni me ndonjë përshëndetje, ju ktheni përshëndetje edhe më të mirë, ose e ktheni ashtu. Allahu llogarit për çdo send." (En Nisa: 86)

Ibn Kethiri -Allahu e mëshiroftë - ka thënë: "Kur t'iu përshëndet një musliman kthejani atij përshëndetjen edhe më të mirë se që iu ka përshëndetur ose kthejani atij ashtu të njëjtë siç ju ka përshëndetur sepse të shtosh është e pëlqyer ndërsa t'ia kthesh përshëndetjen të njëjtë si të ka përshëndetur është e obliguar."

Allahu i Lartësuar ka urdhëruar që kur të hyhet në shtëpi të fillohet me selam. Ai thotë: "Kur të hyni në ndonjë shtëpi përshëndetni (ata që janë në to) me një përshëndetje të caktuar nga Allahu (me selamun alejkum) që është e bekuar dhe e këndshme." (En-Nur: 61)

Domethënia e përhapjes së selamit (përshëndetjes).
Përhapja e tij duke e përshëndetur atë që e njeh dhe atë që nuk e njeh.

Njerëzit më të afërt te Allahu janë ata të cilët fillojnë të parët me selam. Ebu Umame – radijall-llahu anhu – ka transmetuar se i Dërguari i Allahut - paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të - ka thënë: "Njerëzit më të afërt te Allahu janë ata të cilët fillojnë me selam." (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)

Hyn në xhennet me selam (i shpëtuar)
Ebu Jusuf Abdull-llah ibn Selami - radijall-llahu anhu – ka thënë: E kam dëgjuar të Dëguarin e Allahut - paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të - duke thënë: "O njerëz, përhapeni selamin, ushqeni të varfërit, mbani lidhjet farefisnore, faluni natën kur njerëzit flejnë, do të hyni në xhenet me selam." (Tirmidhiu)

Është prej shkaqeve të hyrjes në Xhenet
Ebu Hurejra – radijall-llahu anhu – ka transmetuar se i Dërguari i Allahut - paqja dhe shpëtimi iZotit qofshin mbi të - ka thënë: "Nuk do të hyni në Xhenet deri sa të besoni dhe nuk do të besoni deri sa të duheni; a t'iu udhëzoj për një gjë të cilën nëse e veproni do të duheni? Përhapeni selamin ndërmjet jush." (Muslimi)

Jemi urdhëruar për shtatë gjëra
Ubu Umare El Berra bin Azibi - radijall-llahu anhu - thotë: I Dërguari i Allahut - paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të - na ka urdhëruar me shtatë gjëra: "Vizitën e të sëmurit, përcjelljen e xhenazes (për meshkujt), kërkimin e shëndetit për atë që teshtin, ndihmën e të dobëtit, ndihmën e të shtypurit, përhapjen e selamit – paqes dhe pranimin e betimit të atij i cili betohet." (Mutefekun alejhi)

Përshëndetja e pjesëtarëve të familjes tënde
Enesi - radijall-llahu anhu – ka transmetuar se i Dërguari i Allahut - paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të – ka thënë: "O djalosh, kur të hysh te familja jote përshëndeti me selam që të ketë bereqet mbi ty dhe mbi familjen tënde." (Tirmidhiu)

E përmendëm këtë hadith sepse shumë prej muslimanëve - Allahu i udhëzoftë - kur hyjnë në shtëpitë e tyre nuk i përshëndesin familjet e tyre.

Përshëndetja e fëmijëve
Transmetohet se Enesi - radijall-llahu anhu - ka kaluar pranë fëmijëve dhe i ka përshëndetur me selam, dhe ka thënë: "Kështu vepronte edhe i Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të." (Mutefekun alejhi)
Nëse takohesh me motrat tua në Islam përshëndeti me selam.
Ebu Hurejra - radijall-llahu anhu - ka transmetuar se i Dërguari i Allahut - paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të - ka thënë: "Kur dikush prej jush e takon vëllain e vet ta përshëndesë me selam, nëse ata i ndan ndonjë dru, ose ndonjë mur dhe përsëri takohen, le ta përshëndesë atë." (Ebu Davudi)

Selami kur hyjmë dhe kur dalim nga mexhlisi
Transmetohet nga Ebu Hurejra - radijall-llahu anhu - se i Dërguari i Allahut ka thënë: "Kur ndonjëri prej jush vjen në ndonjë tubim të përshëndesë me selam dhe kur dëshiron të largohet, të përshëndesë me selam. Nuk është i pari më i vlefshëm se i fundit." (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu thotë se është hadith hasen)

Mënyra e dhënies së selamit.
Mustehab (e pëlqyer është që ai që fillon me selam të thotë: “Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu.” (Paqja, shpëtimi, mëshira dhe bekimi i Allahut qofshin mbi ju) Të përshëndesë në shumës e jo në njëjës edhe nëse i përshëndeturi është një person. Ndërsa, ai që ia kthen selamin duhet t'i thotë: “Ue alejkumus selam ue rahmetull-llahi ue berekatuhu”, gjithashtu në shumës por me lidhësen “ue” në fillim. (Edhe mbi ju qoftë paqja, mëshira dhe begatia e Allahut)

Transmetohet nga Imrane bin Husejni - radijall-llahu anhu - se ka thënë: Erdhi një njeri te i Dërguari i Allahut - paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të - dhe tha: "Esselamu alejkum", e i Dërguari ia ktheu selamin. Njeriu u ul e i Dërguari i Allahut - paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të - tha: “Dhjetë.” Pastaj, erdhi një njeri tjetër dhe tha: "Esselamu alejkum ue rahmetull-llah", e i Dërguari i Allahut - paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të - ia ktheu selamin. Njeriu u ul dhe Pejgamberi tha: “Njëzet.” Më vonë erdhi një njeri tjetër dhe tha: "Esselamu alejkum ue rahmetull-llahi ue berekatuhu", i Dërguari i Allahut - paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të - ia ktheu selamin. Njeriu u ul dhe i Dërguari i Allahut tha: “Tridhjetë.” (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)

Dobitë dhe frytet e selamit

Selami ka dobi dhe fryte të shumta, prej tyre:
Selami është pasim i të Dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të.
Selami është ringjallje e sunetit të Ademit alehis selam.
Selami është prej shenjave të Islamit, gjë që dëshmon Islamin e personit i cili e bart këtë.
Selami është prej të drejtave të muslimanëve që kanë ndërmjet njëri tjetrit.
Selami është shkak për arritjen e dashurisë ndërmjet muslimanëve.
Selami është shkak për hyrjen në xhenet.
Selami është prej veçorive të këtij umeti.
Njerëzit më të afërt te Allahu janë ata të cilët fillojnë të parët me selamin.
Selami është shkak për shumëfishimin e shpërblimit.
Selami është shkak për arritjen e bereqetit.
Selami është shkak për arritjen e paqes.
Selami është një nga emrat e Allahut të Lartësuar.
Selami është sadaka për njerëzit.
Selami është përshëndetje e banorëve të xhenetit.
Selami është shkak për faljen e mëkateve.
Selami është njëra prej atyre gjërave që na e kanë zili jehudët.
Përhapja e selamit është njëra prej tri shkaqeve të cilat bëhen shkak për hyrjen në xhenet me paqe.
Selami është ndër punët më të mira në Islam.


Edukata (edebet) e selamit

Selami ka edebe të shumta, prej tyre janë:
Kur ta takosh motrën tënde muslimane fillo e para me selam, se njerëzit më të afërt te Allahu janë ata të cilët fillojnë të parët me selam. Transmetohet nga Ebu Umame - radijall-llahu anhu - se i Dërguari i Allahut - paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të - ka thënë: "Njerëzit më të afërt te Allahu janë ata të cilët fillojnë me selam." (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)

Përshëndete si atë që e njeh ashtu edhe atë që nuk e njeh prej muslimanëve.
Nëse të përshëndet motra jote muslimane ktheja selamin të njëjtë ose më të mirë se ajo, me buzëqeshje dhe me përgjigje të dëgjueshme. I Dërguari i Allahut - paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të - ka thënë:
"Buzëqeshja në fytyrën e vëllait tënd është sadaka."
"Njerëzit me imanin më të kompletuar janë ata që e kanë moralin më të mirë." (Tirmidhiu)
"Mos nënçmoni diçka prej të mirës edhe nëse është ta takosh vëllain tënd me fytyrë të buzëqeshur." (Muslimi)

Nuk lejohet t'ia kthesh: “Mirë se erdhe” e të ngjashme, vetëm nëse është pas selamit nuk ka problem.

Nëse je në makinë ose në një distancë largësie me motrën tënde muslimane, bashkë me selamin ngrije dorën në mënyrë që t'ia vërtetosh se po e përshëndet.

Nëse shkon për ta vizituar një motër mos qëndro para derës në të djathtë ose të majtë të derës, por përshëndete dhe kërko leje për të hyrë, nëse të jepet leje hyn e nëse jo kthehu e mos lejo të ngelë diçka në vetvete për motrën tënde.

Nëse të thuhet: Kush je ti? Përmende emrin dhe mos thuaj vetëm: "Unë."

Nëse dikush ta përcjell nga tjetri selamin thuaj: Ue alejke ue alejhis selam ue rahmetull-llahi ue berekatuhu. (Edhe mbi ty, edhe mbi atë qoftë paqja, begatia dhe mëshira e Zotit).

Nëse dikush është duke fjetur mos e ngrej zërin shumë gjatë përshëndetjes por vetëm aq sa të dëgjojë ai që është zgjuar.
Kur të fillosh me përshëndetjen mos thuaj: “Alejkes selam” sepse është përshëndetje e të vdekurve.

Kalorësi e përshëndet atë që është në këmbë, ai që është duke ecur e përshëndet atë që është ulur, i vogli e përshëndet të madhin dhe pakica e përshëndet shumicën.

Nëse dikush fillon të të flasë pa të dhënë selam mos iu përgjigj.
Mënjanoj, mos i përdor shprehjet e huaja të cilat janë përhapur në shoqërinë tonë si shprehja: hello,… etj., krenohu me fenë tënde se kush kërkon krenari jo në fenë e Allahut, Allahu do ta nënçmojë.


Vlera e përshëndetjes me dorë

Dije – Allahu të mëshiroftë – se prej kulturës islame për të cilën Allahu i Lartësuar na ka premtuar se ka shpërblim është edhe dhënia e dorës.
Të përshëndeturit me dorë i fshin mëkatet. I Dërguari i Allahut - paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të - ka thënë: "Kur besimtari e takon një besimtar, e përshëndet dhe ia japin dorën njëri-tjetrit, iu bien mëkatet siç bien gjethet e pemëve. (Zinxhir i haditheve Sahih)
"Kur takohen dy muslimanë në mes veti dhe përshëndeten, Allahu i Lartësuar ua falë mëkatet e tyre para se të ndahen." (Ahmedi ndërsa Albani thotë se është Hasen)

Bëhu e kujdesshme, motër e dashur, për këtë synet për të cilin janë hutuar nga vlera e tij shumë prej muslimanëve. Përshëndete me dorë dhe me buzëqeshje motrën tënde muslimane.
Dije, motër e dashur – Allahu të mëshiroftë – se e ke të ndaluar t'ia japësh dorën meshkujve të huaj me të cilët ju lejohet martesa dhe meshkujt e kanë të ndaluar që t'ia japin dorën femrave të huaja me të cilat ju lejohet martesa.
I Dërguari i Allahut ka thënë : “Unë nuk ua jap dorën femrave.” (Ahmedi)
Aishja – radijall-llahu anha – ka thënë: "Pasha Allahun nuk ka prekur dora e të Dërguarit të Allahut dorë femre kur është bërë betimi, vetëm thonin me fjalë: “Ta kam dhënë besën për këtë”, (Buhariu) pa ia dhënë dorën të Dërguarit.
Dhënia e dorës meshkujve të huaj dhe anasjelltas është shkak për përhapjen e fitnes dhe feja ka vënë pengesa për atë gjë e cila të çon deri te kjo.
Allahu e din më së miri.

Përktheu: Merita Rexha
Dhulkarnejn
Dhulkarnejn
Forumist
Forumist

Numri i postimeve : 184
Points : 512
Reputation : 14
Data e Anëtarësimit : 02/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Selami - Vlera dhe dobitë e tij Empty Re: Selami - Vlera dhe dobitë e tij

Mesazh nga Ebu Amar Tue Feb 09, 2010 10:51 pm

Selam Alejkum vella All-llahu ju shperbleft per kontributin tuaj
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi