Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E vërteta mbi Aliun dhe kalifatin

Shko poshtë

E vërteta mbi Aliun dhe kalifatin Empty E vërteta mbi Aliun dhe kalifatin

Mesazh nga Ebu Amar Mon Mar 15, 2010 12:32 am

E vërteta mbi Aliun dhe kalifatin

Ali bin Ebi Talibi, Allahu qoftë i kënaqur me të, kalorësi më i shquar nga sahabët, u priu muslimanëve në shumë luftëra me guxim të rrallë, kurse rafidat (shiitët) mundohen ta paraqesin si frikacak, se sipas tyre Muhamedi salallahu alejhi ue selem ia premtoi kalifatin pas tij, por ai nuk pati guxim që ta shprehte atë e t’ua tregonte muslimanëve nga frika e sahabëve dhe nuk e çoi urdhrin e Muhamedit salallahu alejhi ue selem në vend nga frika e sahabëve. E po ashtu shpifën se sahabët hynë në shtëpinë e tij dhe e përplasën gruan e tij, Fatimen, Allahu qoftë i kënaqur me të, ia thyen eshtrat dhe abortoi fëmijën e saj nga të rrahurat e tyre dhe Aliu nuk pati guxim që të reagonte e ta mbronte gruan e tij (subhanallah, sa shpifje të mëdha).

Kjo dëshmi e Aliut, emir el-muminin (udhëheqësit të muslimanëve), kalorësit të shquar islam, që nuk diti asnjëherë të frikësohet për luftimin e së keqes, asnjëherë gjatë jetës së tij dhe dëshmia e Tij se ai do ta çonte porosinë e Muhamedit salallahu alejhi ue selem në vend, edhe nëse ishte nevoja për sakrifica të tëra e të tëra Ai nuk do të kursente dhe nuk do të ishte i pakujdesshëm ndaj porosisë së Muhamedit salallahu alejhi ue selem.

Këtë rrëfim e transmeton Imam Edheebiu, Allahu e mëshiroftë, si dhe dijetarë të tjerë brez pas brezi këtë transmetim nga Hasani, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ka thënë: “Kur erdhi Aliu në Basra, e takoi Ibën Keva dhe Vekis Ibën Abadi dhe i thanë: “A nuk po na tregon për gjendjen e umetit, që e ka goditur për shkakun tënd, kur po vazhdojnë luftëra e trazira? Të lutemi na trego a të ka premtuar Muhamedi salallahu alejhi ue selem se do të bëhesh kalif i muslimanëve pas vdekjes së tij? Për Zotin, na trego se çka ke dëgjuar, se ti je njeri i besueshëm.”

Aliu filloi t’u tregonte e tha: “E për atë që pyetët se a të ka premtuar Muhamedi salallahu alejhi ue selem të jesh kalif i muslimanëve pas tij, po ju betohem në Allahun se jo, nuk më ka premtuar asnjëherë, edhe nëse jam i pari prej atyre që i kanë besuar Muhamedit salallhau alejhi ue selem që në fëmijërinë time, nuk do të jem i pari ai që gënjej ndaj tij. E sikur do të më kishte premtuar Muhamedi salallahu alejhi ue selem kalifatin pas tij, nuk do ta lija kurrë Ebu Bekrin e as Umerin që të ngrihen në hytbe e të mbajnë fjalim pranë meje, e do t’i luftoja edhe nëse nuk do kisha pasur mundësi që t’i luftoja me diçka tjetër, do t’i luftoja qoftë edhe me këtë shkop.

Por i Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të, nuk u vra në luftë e as nuk ka vdekur me vdekje të papritur e të shpejtë, por ishte në një sëmundje që para se të vdiste, ditë e net të tëra vinte muezini e thërriste për namaz, e urdhëronte atë që t’i thoshte Ebu Bekrit që t’ua falte namazin muslimanëve si imam, duke ditur se edhe unë jam aty. E pastaj ashtu sa e sa herë e urdhëronte muezinin që të urdhëronte Ebu Bekrin që t’ua falte namazin, edhe pse unë isha aty shumë pranë e Muhamedi salalllahu alejhi ue selem e dinte për mua. E kur deshi njëra nga gratë e tij që ta largonte këtë obligim nga Ebu Bekri, Muhamedi salallahu alejhi ue selem u hidhërua dhe i tha se ju doni të bëni si shoqërueset e Jusufit alejhi selem (doni të hijeshoni të keqen) dhe tha “urdhëroni Ebu Bekrin që t’ua falë namazin”. E kur Allahu bëri që të ndërrojë jetë Muhamedi salallahu alejhi ue selem, shikuam në çështjen tonë për kalif dhe zgjodhëm atë që Muhamedi salallahu alejhi ue selem ishte i kënaqur në të për namazin tonë, duke pasur parasysh se namazi si shtyllë kryesore e fesë, çështja më e madhe në fe dhe ia dhamë betimin Ebu Bekrit, Allahu qoftë i kënaqur me të. E më shumë, e meritoi dhe nuk e kundërshtoi propozimin e tij asnjëri nga ne dhe asnjëri prej nesh nuk ishte kundër tij, shkova te Ebu Bekri dhe e pranova se është kalif me meritë dhe i premtova se do ta respektoja e ndihmoja dhe luftova së bashku me të në ushtritë e Tij kundër murtedëve (ata që u zmbrapsën nga Islami) si dhe armiqve të fesë. E kur më urdhëronte dhe e përfillja urdhrin e tij dhe zhvilloja beteja kur më urdhëronte dhe e praktikoja sheriatin e Allahut, e godisja me shkop atë që i tejkalonte kufijtë e sheriatit të Allahut të Lartësuar kur ishte nevoja me urdhrin e Ebu Bekrit, Allahu qoftë i kënaqur me të. Para se të vdiste, e emëroi Umerin si kalif të muslimanëve dhe Umeri vazhdoi të trasonte rrugën sikurse Ebu Bekri në pasimin e Muhamedit salallahu alejhi ue selem me përpikëri. Po ashtu edhe atij ia dhamë betimin dhe premtimin se do ta ndihmojmë e respektojmë dhe nuk e kundërshtoi kalifatin e tij asnjëri nga muslimanët dhe nuk pati asnjë luftë kundër nesh. Pasi e mori kalifatin, po ashtu i dhashë betimin dhe premtimin se do të jem njëri ndër përkrahësit më të mëdhenj të tij si dhe ndihmuesit më të mëdhenj të tij, çka më urdhëronte, e dëgjoja dhe e praktikoja, zhvilloja beteja kur më urdhëronte, e po ashtu godisja me shkop kur ishte nevoja kur tejkaloheshin kufijtë e Allahut të Lartësuar.

Kur iu afrua vdekja Umerit, i kujtova afërsinë time ndaj Muhamedit salallajhu alejhi ue selem dhe se unë isha prej atyre të parëve që e pranuan Islamin dhe kjo kishte një vlerë të veçantë. Mendova se do të më emëronte mua si kalif të muslimanëve, po frika e madhe e Umerit, se nuk ndodh që kalifi i muslimanëve të bëjë ndonjë mëkat përveçse ai do të ketë përgjegjësi në varr, vendosi që atë përgjegjësi ta largonte nga vetvetja dhe vendosi që për kalif të muslimanëve ta zgjidhnin vetë muslimanët. Por ai propozoi gjashtë nga sahabët më të dalluar e njëri ndër ta isha edhe unë e djalin e tij Abdullahun, që ishte njëri ndër më të dalluarit e përjashtoi nga kjo përgjegjësi duke pasur frikën nga pozita e rëndë e përgjegjësisë së kalifatit për umetin. Kur u bashkuan ata gjashtë sahabë për të zgjedhur kalifin i mulimanëve, përkujtova afërsinë time ndaj Muhamedit salallahu alejhi ue selem, pranimin tim të Islamit që isha i pari ndër sahabët, vlerën time dhe mendova se nuk do ta vendosin dikë tjetër përveç meje në postin e kalifatit. Dhe në fund, kur mbetëm vetëm unë dhe Uthmani, Allahu qoftë i kënaqur me të, si kandidat për kalif, atëherë Abdu Rrahmani mori premtimin tonë se do ta pranojmë cilindo prej nesh që e propozojnë muslimanët më shumë për kalif e ai filloi të shikonte në çështjen tonë se kë më së shumti e propozojnë sahabët që të jetë kalif dhe ai, pasi shikoi në çështjen tonë u vërtetua se shumica e muslimanëve ishte për Uthmanin dhe ia dhashë dorën atij e ia dhashë betimin për dëgjim e respektim, pastaj të gjithë besimtarët. E pasi e kori kalifatin, i dhashë betimin dhe premtimin se do të jem njëri ndër ndihmuesit dhe përkrahësit më të mëdhenj të tij.

Çfarë më urdhëronte, e dëgjoja dhe praktikoja , zhvilloja beteja kur më urdhëronte, e po ashtu godisja me shkop kur ishte nevoja kur tejkaloheshin kufijtë e Allahut të Lartësuar. E pasi e vranë Uthmanin në shtëpinë e tij, nuk pati dilemë se kalifati tani më takon mua duke pasur parasysh se unë dhe Uthmani ishim kandidatët më me meritë për kalifat. Pasi ai vdiq, nuk mbeti kush tjetër që të më bënte konkurrencë dhe pranova që të marr postin e kalifatit, e pastaj muslimanët e Haremejnit (dy haremeve Mekës dhe Medinës) si dhe banorët e vendeve të tjera, më dhanë betimin se do të më pranojnë e më respektojnë si kalif të muslimanëve.”

Koment: Është për tu çuditur me medhhebin shijit se si ata dëgjojnë të vërtetën dhe nuk e pranojnë atë, por kjo nuk është çudi kur e dimë se ata janë në gjendje për ta mbrojtur ideologjinë e tyre të gabuar e të pabaza e t’i pasojnë epshet e tyre, edhe nëse vjen puna që ata të kundërshtojnë qoftë edhe ajetet kuranore. Allahu i Madhëruar, edhe pasi ka zbritur disa ajete kuranore për ta bërë të qartë se atë se çfarë i kanë shpifur Aishes janë të pavërteta. Ja, pra, ky ajet në suren Nur: “Të këqijat (gra ose fjalë) janë për të këqijtë edhe të këqijtë janë për të këqijat, ndërsa të ndershmet janë për të ndershmit edhe të ndershmit janë për të ndershmet. Ata janë të pafajshëm nga ajo që u thonë atyre. Ata kanë falje të madhe dhe furnizim të begatshëm.” (Suretu Nur: 26)

E sa e sa ajete të tjera kuranore, por prapëseprapë nuk besojnë ngase kë Allahu e lë të humbur, nuk ka kush që e udhëzon e kë e udhëzon, nuk ka kush që e humb.

Thotë njëri nga dijetarët e selefit: “Nëse pyet ndonjërin nga çifutët se kush kanë qenë njerëzit më të mirë gjatë historisë, do të thotë se Musai alejhi selam dhe shokët e Tij. E nëse pyet të krishterët se kush kanë qenë njerëzit më të mirë gjatë historisë, do të thonë se ka qenë Isai alejhi selam dhe shokët e tij (Havarijunët). E nëse i pyet shiitët se kush janë njerëzit më të këqij gjatë historisë, do të thonë shokët e Muhamedit salallahu alejhi ue selem, por këtu qëndron problemi, se neve feja në tërësi na ka ardhur nga sahabët dhe sipas fjalës së shiitëve, se sahabët janë tradhtarë, atëherë e tërë feja sipas tyre nuk është në rregull. Kurse besimi ynë është se sahabët, Allahu qoftë i kënaqur me të, janë të gjithë të drejtë e gjenerata më e mirë që ka qenë mbi sipërfaqen e tokës. Allahu i Lartësuar na bashkoftë me Muhamedin salallahu alejhi ue selem dhe sahabët (shokët e tij) në xhenet! Amin!

Allahu na bëftë prej robërve të Tij të mirë që dëgjojnë fjalë të mira dhe i pasojnë më të mirat e më të vlefshmet prej tyre!
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi