Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Gaza - 1000 ditë nën rrethim

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Gaza - 1000 ditë nën rrethim

Mesazh nga Dhulkarnejn prej Tue Mar 16, 2010 11:18 pm

Gaza - 1000 ditë nën rrethim

Me rastin e përkujtimit të 1.000 ditëve të rrethimit të Gazës, kryetari i Komitetit Popullor Palestinez kundër rrethimit të Gazës, Xhemal Hudrij, ftoi në ndihmë urgjente duke thënë:
“Për popullin palestinez në Gaza 1.000 ditë nënkupton sakrificë, dhembje dhe dëshpërim.
Synimi i caqeve izraelite është gjithçka, veçanërisht popullata palestineze e pa mbrojtur. 1.000 ditë nënkupton durim dhe rezistencë të pamposhtur. Rrethimi izraelit mbi rripin e Gazës mund të ngritet vetëm nëse ushtrohet presion mbi okupatorin izraelit”.

RRETHIM I TMERRSHËM

90% e ujit të Gazës është i papijshëm
Xhemal Hudrij pohoi se në çdo dy ditë në Gaza dëshmorë bien dhjetëra njerëz, ndërsa 65% e popullatës janë të papunë, 80% janë nën nivelin e varfërisë, si dhe 3.500 zona tregtare dhe industriale janë të mbyllura.
Mijëra njerëz në këtë rajon jetojnë nga ndihmat e pamjaftueshme.
Po ashtu, afër 90% e ujit që përdorin palestinezët është i papijshëm, ndërsa mbi 50% e fëmijëve janë të sëmure nga mungesa e barrëve dhe ushqimeve, shifra këto të cilat konsiderohen mjaftë të rrezikshme.
Tani për tani Gaza ka nevojë për çdo gjë, duke filluar që nga hapja e kufirit me Egjiptin, për liri tregtare, për qarkullim të lirë të njerëzve, për investime ekonomike, si dhe për rindërtime të qindra objekteve të cilët ishin shkatërruar nga forcat izraelite në sulmin e vitit 2008-2009.

SAMIT I LIGËS ARABE
Gjithashtu, Xhemal Hudrij kërkoi nga Shtete e Ligës Arabe që në samitin e radhës i cili do të mbahet në Libi në fund të këtij muaji (mars), çështjen e Gazës t’a vendosin në çështjen primare të këtij samiti, si dhe të formohet një delegacion zyrtar arab i cili do të mundë t’i shfrytëzojë të gjitha mundësitë për t’a hequr rrethimin ndaj popullatës palestineze dhe për t’i dhënë fund tragjedisë së 1.5 milionë palestinezëve të cilët jetojnë në rripin e Gazës.
Ai theksoi se në muajin prill pritet që në rripin e Gazës të vijë një anije nga Turqia, e cila ndër të tjerat, me vete do të sjell edhe një mesazh që do të jetë presion ndaj Izraelit me qëllim të heqjes së rrethimit të Gazës.
Ai pohoi se kësaj radhe forcat izraelite nuk do t’i dëmtojnë anijet të cilat vijnë për ndihmë, së paku Izraeli për t’a ruajtur imazhin e tij para ndërkombëtarëve. Gjithashtu mbetemi me shpresë që këto anije të cilat vijnë, të jenë një mesazh i fortë për botën, me qëllim që t’ua bëjmë me dije se ky popull është i rrethuar dhe se ka nevojë për çdo gjë, theksoi ai.

Dhulkarnejn
Forumist
Forumist

Numri i postimeve : 184
Points : 512
Reputation : 14
Data e Anëtarësimit : 02/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi