Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mediat izraelite: Lidhjet SHBA-Izrael në krizë

Shko poshtë

Mediat izraelite: Lidhjet SHBA-Izrael në krizë Empty Mediat izraelite: Lidhjet SHBA-Izrael në krizë

Mesazh nga Dhulkarnejn Tue Mar 16, 2010 11:19 pm

Mediat izraelite: Lidhjet SHBA-Izrael në krizë

Njoftimet në median izraelite thonë se ambasadori izraelit në SHBA, Michael Oren, duke folur për marrëdhëniet amerikano-izraelite ka thënë se ato ndodhen në një krizë të përmasave historike.
Ai njoftohet t'i ketë bërë këto komente në një konferencë me konsullin izraelit.
Marrëdhëniet amerikano-izraelite u përkeqësuan javën e kaluar, nga njoftimi i qeverisë izraelite gjatë vizitës së zëvendëspresidentit amerikan Xho Bajden se më shumë banesa për hebrenjtë do të ndërtohen në Jerusalemin e pushtuar lindor.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu ka shprehur keqardhjen për kohën e bërjes së njoftimit dhe tentoi ta zbuste polemikën.
Por ai i tha sot parlamentit izraelit se projekti i ndërtimeve nuk lëndonte palestinezët dhe se ai do të vazhdonte.
Shefja e re e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kethërin Eshtën, ka thënë poashtu se vendimi i Izraelit për të ndërtuar vendbanime të reja në Jerusalemin e pushtuar lindor rrezikon bisedimet në Lindjen e Mesme.
Duke ju drejtuar Ligës Arabe në Kairo në fillim të vizitës së saj të parë në rajon, zonja Ashton tha se BE-ja i konsideron vendbanimet izraelite si të jashtëligjshme dhe pengesë për paqen.
Pas Kairos, Zonja Eshtën do të udhëtojë për në Siri, Liban, Jordani, Izrael dhe në Territoret Palestineze. /bbc/
Dhulkarnejn
Dhulkarnejn
Forumist
Forumist

Numri i postimeve : 184
Points : 512
Reputation : 14
Data e Anëtarësimit : 02/02/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi