Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Join the forum, it's quick and easy

Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.
Feja Islame
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Islami, dhurata më e çmuar

Shko poshtë

Islami, dhurata më e çmuar Empty Islami, dhurata më e çmuar

Mesazh nga Ebu Amar Wed Mar 17, 2010 1:06 am

Falendërimi i plotë i takon Allahut i Cili krijoi njeriun në formën më të bukur, e nderoi dhe dukshëm e mbivlerësoi atë ndaj shumë krijesave. E falendëroj Allahun për begatitë e Tij të vazhdueshme mbi njerëzit. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar të denjë përveç Allahut i cili është një, pa rival.
Ai [subhanehu ve teala] urdhëroi ruajtjen e begative me falendërim dhe ndaloi përbuzjen e tyre. Dëshmoj dhe deklaroj se Muhammedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] është rob dhe i dërguar i Allahut që e dërgoi Allahu [subhanehu ve teala] për t’i përsosur vlerat e moralit, t’i udhëzojë njerëzit kah rruga më e drejtë. Dërgimi i tij ishte mëshirë për botat, argument i të gjithë krijesave, salavatet dhe selamet e Allahut qofshin mbi të aq herë sa ndërrohet dita me natën, mbi familjen dhe shokët e tij mirëbërës dhe të pastër.
Njerëz! Keni frikë Allahun dhe falendëroni Atë për begatinë e Islamit. Para jush keni nje fe madhështore që e zgjodhi Allahu [subhanehu ve teala] për ju dhe më këtë ju nderoi me fenë e babait tuaj Ibrahimit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] Kjo fe përmban gjithë atë që përmbanin fetë e pejgamberëve para Muhamedit a.s., është pra rezyme dhe fund i tyre, Allahu [subhanehu ve teala] thotë: " Ai u përcaktoi juve fe atë që i pat përcaktuar Nuhut dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka e patëm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain. (I porositëm) Ta praktikoni fenë e drejtë e mos u përçani në të. Për idhujtarët është rëndë kjo në çka ju i thirrni ata. All-llahu veçon për të (për besim të drejtë) atë që do dhe e udhëzon atë që i drejtohet Atij.„(Shura – 13)
Pejgamberi juaj është më i miri që e njohi e tërë njerëzia, ai është më i epërti i pejgamberëve dhe vula e të dërguarve. Nëpërmjet tij Allahu [subhanehu ve teala] e plotësoi begatinë e tij, i largoi errësirrat e injorancës, politeizmit, padrejtësisë dhe armiqësisë, Allahu [subhanehu ve teala] thotë: "Eshtë e vërtetë se All-llahu u dha dhuratë të madhe besimtarëve, kur ndër ta nga mesi i tyre dërgoi të dërguar që atyre t'u lexojë shpalljen e Tij, t'i pastrojë ata, t'ua mësojë Kur'anin dhe sheriatin, edhe pse, më parë ata ishin krejtësisht të humbur.„ (Ali imran – 164)
Zoti juaj ju porositi që të kapeni për këtë fe dhe të pasoni këtë pejgamber, Allahu [subhanehu ve teala] thotë: "Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t'ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni.„ (En’am – 153)
Muslimanë! Para nesh kemi rrugën e lumturisë të hapur, e pse pra të mos e ndjekim? Para nesh kemi rrugën e fitores dhe shpëtimit të qartë, e përse largohemi nga ajo dhe e lëmë pas dore dhe pasojmë rrugën e prapambeturisë, jolumturisë dhe humbjes. A nuk e vëreni se feja juaj tenton që t’iu udhëzojë në rrugën ë drejtë e ju largoheni prej saj. A mos vallë keni lexuar në mësimet e kësaj feje diçka që ju largon nga punët e mira dhe virtytet e larta dhe i keni lënë pas dore?
Jo, assesi, feja e Allahut e cila do të mbetet rruga e lumturisë deri në ditën e kiametit, nuk ka vyrtyt që nuk nxitë në përfitimin e tij, e as që ka ves e që nuk tërhoqi vërejtjen nga shëmtimi i tij dhe sqaroi përfundimin e keq. E ç’po ngjan me ne që ecim jo në rrugën e udhëzimit dhe imitojmë jobesimtarët në gjëra që i ndaloi Islami? Shumica e kanë nënvlerësuar çështjen e fesë dhe të drejtat e saj.
Obligimet i lanë pas dore, vetes së tyre i dhanë guxim që t’i shkelin urdhërat e Allahut. Fenë e zëvendësuan me etikën e jobesimtarëve, zakonet e tyre e.." Sa këmbim i shëmtuar është ai i jobesimtarëve!„ (Kehf – 50)
Muslimanë! Besimtari i vërtetë nuk pajtohet që fenë e tij ta zëvendësojë më diçka tjetër sado që mundohen jobesimtarët dhe sado që mashtrojnë ata, apo e mundojnë atë. Ai mbetet i palëkundshëm para çdo sprovimi, i kapur fortë për besimin e tij. Ky është Bilali, muedhini i Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dënimi ndaj tij aq shumë vështirësohet saqë e hudhin të shtrirë në shpinë në nxehtësinë e tokës së Mekkes e mbi gjoksin e tij vëndojnë një gurrë të madh duke kërkuar prej tij që të braktisë fenë e tij, mirëpo më gjithë këtë ai mbetet i palëkundshëm duke thënë: një dhe vetëm një. Hubjeb ibën Rebië, i thotë atij Museleme el Kedhdhabi (kedhab d.m.th. gënjeshtarë, u quajt kështu sepse ai pretendonte pejgamberinë pas Muhamedit a.s., sh.p.) : thuaj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut – e ai e thoshtë këtë, pastaj vazhdonte: thuaj: dëshmoj së Muselemeja është pejgamber i Allahut, e ai thoshte: nuk të rrespektoj në këtë.
Muselemeja ia coptonte trupin dalngadalë e ai refuzoi të dëshmojë pejgamberinë e tij derisa ndëroi jetë duke shpresuar tek Allahu shërpblim. Abdullah ibën Hudhafe esSehmijin e robëron mbreti krishter dhe i thotë atij: më paso mua të bëj ortak në pasurinë time, ai refuzonte duke thënë: nuk dua zëvendësim për fenë e Muhamedit. Mbreti urdhëroi që të sjellin një kazan në të cilin vlonte hekuri për të gjuajtur Abdullahin. Abdullahi kur u gjend para këtij kazani filloi të qajë e mbreti mendoi se ai do të ndëronte mendimin dhe e pyeti: do të lëshë fenë e Muhamedit apo do të dënohesh?
Ai ia ktheu: nuk qajë për vetveten, por dëshirova që të kisha jeta aq sa kam qime në flokë dhe t’i shpenzoja të gjitha në rrugë të Allahut dhe të hy në xhennet pa dhënë llogari. Ammar ibën Jasiri babai dhe nëna e tij Sumeja u torturuan që të lënë fenë islame, mirëpo duruan mundimet, u kapën për fenë islame e Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] kur kalonte pranë tyre u thoshte: durim oj familja e Jasirit se vendtakimin e keni në xhennet. Habbab ibën Erti u dënua për shkak besimit të tij. Politeistët e gjuajtën në zjarr të cilin e fiku shpina e tij, e ai me durim të plotë nuk u lëkund nga ideali islam.
Muslimanë! Këto janë vetëm disa shembuj që shfaqin qëndrueshmërinë e plotë të muslimanëve me gjithë torturat që i përjetuan, përveç kësaj shtoe edhe faktin që ata kuntribuan për të mirën e kësaj feje dhe përhapjen e saj duke dhënë shpirtat dhe pasurtië e tyre. Qindra prej tyre ranë dëshmorë nëpër beteja të ndryshme, e për ta kjo ishte lakmi dhe mburje. Ata lanë për këtë ideal shtëpitë dhe pasuritë e tyre, ata me këtë kërkonin kënaqësinë e Allahut dhe pajtimin e tij, ata ndihmuan Allahun dhe të Dërguarin. Tërë këtë për shkak se ata kuptuan mirësinë e kësaj feje dhe lumturinë e vërtetë.
Dashuria ndaj kësaj feje u skalit në zemrat e tyre aq sa feja për ta bëhet më e mirë se sa shpirtat e tyre, fëmijët e tyre, pasuritë dhe vendbanimet e tyre, dersia njëri prej tyre ka thënë: nëse të paraqitet ndonjë sprovë, jepe pasurinë tënde para shpirtit, e nëse sprova kërkon më tepër jepe shpirtin përpara fesë tënde.
Robër të Allahut! C’mund të themi për shumë njerëz të cilët emërtohen me emrin e Islamit që mësimet e kësaj feje i konsiderojnë të pavlefshme deri në pikë të fundit dhe që për zëvedësim i marrin mësimet e kufrit(mosbesimit)?!
C’është me ta që po refuzojnë gjykimin e islamit dhe për ligj të tyre zgjedhin sistemet dhe kanunet e kufrit? C’po ndodh me shumë muslimanë të cilët përngjasohen me jobesimtarët në pamjen, veshjen, fjalët e tyre, madje edhe ne mënyrën e të ushqyerit?! Rruajnë mjekrat e tyre, lëshojnë tepër mustaqet, lëshojnë flokë të gjata, zgjasin thonjtë, vëndojnë unaza të arit, ushqehen me dorë të majtë? C’është me këtë musliman dhe atë që është rritur në ambient të teuhidit (besimit të pastër në Allahun s.v.) dhe nën flamurin la ilahe il-lallah e që shkon në vendet e jobesimtarëve, i shoqëron ata në pierjen e alkoolit, ngrënien e mishit të derit dhe veprimin e gjërave tjera të flliqura e pastaj kthehet te ne duke e injoruar fenë dhe vlerat tona, mundohet qe vendet tona t’i shndëroj në pjesë të vendeve të jobesimtarëve?!
Njeriu i këtillë është dëm i madh për popullin e tij. Ai ka shkuar në vendet e jobesimtarëve për të studiuar lëmi të ndryshme për të cilat ka nevojë vendi i tij, mirëpo kthehet pa fe dhe pa moral madje as që mëson diçka të dobishme. Shumë prej perendimorëve kur shohin këta njerëz ndalen dhe ngurojnë në pranimin e Islamit sepse mendojnë se mu këta janë ata që përfaqësojnë Islamin kështu që bëhen prej atyre që pengojnë nga rruga islame.
Musliman! Feja juaj është madhështore, ajo përmban mirëqenien e njerëzimit.
Nëse për ju është e lirë, ajo nuk është e tillë për ata që shohin me sy të realtë dhe që kërkojnë shkaqet e lumturisë: " Po nëse ju i ktheni shpinën, Ai do t'ju zëvendësojë me një popull tjetër, që nuk do të jetë si ju.„ (Muhamed-38)
Feja juaj kërkon që të jeni të sinqertë, durimtarë, që ndihmoni këtë rrugë dhe pengoni armiqësinë ndaj saj, e nëse jo atëherë do t’ju ikë nga dora dhe do të shkoj te tjerët kështu që do të humbni këtë botë dhe tjetrën: " Po nëse ju i ktheni shpinën, Ai do t'ju zëvendësojë me një popull tjetër, që nuk do të jetë si ju.„ (Muhamed-38)
Kërkoj mbrotje tek Allahu nga shejtani i mallkuar: "O ju që besuat! Kush largohet prej nga feja e vet (i bën dëm vetes) s'ka dyshim se All-llahu do të sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin), (një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve, që lufton në rrugën e All-llahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Kjo (cilësi e atij populli) është dhuratë e All-llahut që i jep atij që do. All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm.„ (Maide – 54)
Ebu Amar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi