Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Hiqet bllokada në Bregun Perëndimor, në Jerusalem gjendje e tensionuar

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Hiqet bllokada në Bregun Perëndimor, në Jerusalem gjendje e tensionuar

Mesazh nga Ebu Amar prej Wed Mar 17, 2010 7:24 pm

Hiqet bllokada në Bregun Perëndimor, në Jerusalem gjendje e tensionuar

Izraeli e hoqi bllokadën në Bregun Perëndimor, por policia në Jerusalem ende është në gjendje të gatishmërisë së rritur për shkak të rrezikut nga vala e re e dhunës.
Bllokada në Bregun Perëndimor, në lumin Jordan ishte vendosur më 11 mars për 48 orë, por për shkak të rrezikut nga trazirat, ishtë vazhduar.
Kjo është hera e parë këtë vit autoritetet izraelite të ndërmarrin masa të tilla. Në mbarë Jerusalemin janë sistemuar rreth 3.000 policë dhe kufitarë.
Qasja deri te Sheshi i xhamive në Qytetin e Vjetër (Jerusalemi lindor) edhe më tej është i ndaluar për myslimanët nën 50 vjet, si dhe për vizitorët nga fetë tjera.
Autoritetet izraelite druajnë nga përleshjet e reja midis palestinezëve dhe forcave të sigurisë pas incidentit të djeshëm në Jerusalemin lindor, me ç'rast janë arrestuar shtatë palestinezë dhe një djjathtist, të cilët kanë tentuar të hyjnë në tempullin Haram al-Sharif, vend i shenjtë mysliman. /mia/

_________________
Ebu Umame r.a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë:“Lexojeni Kur’anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet”.(Muslimi)

avatar
Ebu Amar
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 320
Points : 894
Reputation : 2
Data e Anëtarësimit : 08/01/2010
Vendndodhja: : Në tokën e Allahut

http://www.feja-islame.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi