Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Përmbytjet, kalon dëmshpërblimi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Përmbytjet, kalon dëmshpërblimi

Mesazh nga Ebu Beker prej Wed Mar 17, 2010 7:26 pm

Përmbytjet, kalon dëmshpërblimi

Qeveria ka miratuar fondin prej rreth 513 milionë leke për dëmshpërblimin e banorëve të zonës së Shkodrës dhe Nënshkodrës, të përmbytura nga hapja e digave të hidrocentrale 2 muaj me pare. (UPDATE)
Përllogaritja e bërë nga organet e qeverisjes vendore dhe pushtetit qëndror përvec demit brenda në shtëpi, perfshin edhe dëmin në prodhimet bujqësore. Kryeministri Berisha tha se është gati edhe lëvrimi i fondit për rindërtimin e infrastrukturës, duke përfshirë edhe rindërtimin e plotë të argjinaturave.

“Ky vendim merret ne perputhje me premtimin e qeverisë për të zhdëmtuar plotësisht çdo familje në përmasat e dëmeve, të krijuara nga përmbytja. Ato kanë përfshirë të gjitha dëmet në shtëpi, orendi dhe dëmet e tjera në bagëti. Nderkohe, janë të gatshme për t’u lëvruar gjatë këtyre ditëve, fonde të tjera të rëndësishme, për rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar të zonës, në rrugë dhe argjinatura”, u shpreh Berisha.

Një vend tjetër i rëndësishëm i qeverisë ka të bëjë me përcaktimin e rentës mbi truallin shtetëror, kur ai përdoret për qëllime private. Aktualisht, janë evidentuar mbi 13 mije objekte në të gjithë vendin, që kryejnë veprimtari, duke i paguar shtetit një shume simbolike.

Tani, kjo ndryshon, duke i dhënë të drejtën përdoruesit ta blejë token, ku ka objektin me cmimin e tregut ose t’i paguajë cdo vit shtetit 10 përqind te vlerës së truallit

“Ata që kanë tokë shtetërore, përvec atyre që e kanë me qëllime humanitare, nëse nuk dëshirojnë ta blejnë do të përgjigjen me rente. Nje pjese e rentës do t’i mbetet autoriteteve vendore. Do të rishqyrtohen të gjitha rentat dhe 20-25 perqind t’u kalojne autoriteteve vendore”, u shpreh Berisha.

_________________
E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam prej muslimanëve?” (Fussilet/33)
avatar
Ebu Beker
Anëtarë Aktiv
Anëtarë Aktiv

Numri i postimeve : 300
Points : 624
Reputation : 0
Data e Anëtarësimit : 09/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi