Feja Islame
Es Selam Alejkum
Mirë se erdhët në Forumin islam! Me sa duket ende nuk jeni regjistruar.

Rriten çmimet e naftës pas vendimit të OPEC-ut për kuotat ekzistuese

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Rriten çmimet e naftës pas vendimit të OPEC-ut për kuotat ekzistuese

Mesazh nga Peace to you prej Wed Mar 17, 2010 7:30 pm

Rriten çmimet e naftës pas vendimit të OPEC-ut për kuotat ekzistuese

Vjenë, 17 mars – Organizata e vendeve eksportuese të naftës (OPEC) është pajtuar të mbajë kuotën ekzistuese të prodhimit të naftës.
Vendimi është pritur gjerësisht, por megjithatë ka ndikuar në rritjen e çmimit të naftës në Britani të Madhe për 72 cent, në 81.25 dollarë për barelë.
Ndërsa nafta amerikane është rritur për 77 cent në 82.47 dollarë për barelë.
Karteli i prodhuesve të naftës tashmë ka tejkaluar objektivin e përcaktuar për prodhim prej 24.84 milionë barela në ditë, por kërkesa pritet të rritet.
Ministri i naftës i Arabisë Saudite Ali al-Naim tha se pret që kërkesa të rritet fuqishëm.
Al-Naim, tha për agjencinë e lajmeve Reuters vetëm disa ditë para takimit në Vjenë se është i kënaqur me ecjen e gjërave.
“Kërkesë e mirë, furnizim i besueshëm, çmime të mira – ne jemi shumë të lumtur”, tha ai.
Mbretëria, që është prodhuesi i dytë më i madh i naftës në botë, pas Rusisë, tha se kërkesa globale do të rritet për një milion barela në ditë, kryesisht nga kërkesa që vjen nga Azia.
Por presidenti i OPEC-ut, Germanico Pinto, tha se nuk mund të jenë të kënaqur me gjendjen e ekonomisë.

_________________
O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.(El-xhumuah/9)
avatar
Peace to you
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 172
Points : 475
Reputation : 4
Data e Anëtarësimit : 06/02/2010

http://www.feja-islame.webnode.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi